Uragani Dorian që ka goditur Ishujt Bahama që po konsiderohet si më i fuqishmi dhe i përket kategorisë së pestë, ka bërë që ky vend të pëson dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.Erërat e fuqishme që fryjnë me shpejtësi prej mbi 300 kilometra në orë, ka bërë që mijëra shtëpi të shkatërrohen dhe rrugët e qyteteve të shndërrohen në lumenj Megjithatë dallimi mes një uragani të shkallës së parë dhe atij të pestë është dukshëm i madh, e për ta dokumentuar këtë videoja e publikuar më poshtë tregon se për çfarë dallimesh bëhet fjalë. Uragani i kategorisë së parë…
Author: almakos
Seanca gjyqësore për lëndën “Trajektorja” të PSP-së që ka të bëj me ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe kërcove-Ohër, do të vazhdoj më 16 shtator. The post Seanca gjyqësore për lëndën “Trajektorja”, vazhdon më 16 shtator appeared first on ALSAT-M.
Më 18 shtator, Time Kadrijaj e AAK-së do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares nga Gjykata Speciale në Hagë.Bashkëpartiaku i saj, Shkumbin Demaliaj ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku tha se padrejtësitë po i përcjellin vazhdimisht ushtarët e UÇK-së. Sipas Demaliajt, kjo gjykatë “po sulmon vlerat sublime të UÇK-së, duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare”. “Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së. Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë”, ka shkruar ai.
Alsat 2019-09-03T12:45:42+02:00 Qyteti i Shkupit njoftoi se më 5 shtator (e enjte) dhe më 6 shtator (e premte) në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet faza e pestë e dezinfektimit ajror kundër mushkonjave, në zonën e qytetit. Faza e pestë e dezinfektimit kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfundojë deri më 14 shtator, në periudhën prej orës 23 e deri në orën 4, ditën e ardhshme. Nëse kushte kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet ditën e parë të ardhshme, kur kushte kohore do të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku mund të mësoni vendvotimin tuaj.Kjo, është më e rëndësishme, sidomos për të rinjtë që këtë vit, në zgjedhjet e 6 tetorit votojnë për herë të parë. Më poshtë e gjeni linkun ku nëpërmjet numrit personal të letërnjoftimit tuaj, mësoni informatat e tjera. KLIKO
Sipas një deputeti iranian, Franca ia ka ofruar këtij shteti një linjë kreditore prej 15 miliardë dollarësh për blerje paraprake të naftës në këmbim të respektimit të marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore.Sipas ligjvënësit konservator iranian, Ali Motahari, ky plan ka qenë pjesë e bisedave telefonike mes presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe presidentit iranian, Hassan Rouhani dhe në takimin mes presidentit francez dhe ministrit të jashtëm të Iranit, Javad Zarif. Franca ka propozuar që ta transferojë shifrën prej 15 miliardë dollarësh në tri pjesë, nëse Irani i kthehet zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe t’i tërheqë kërcënimet e muajve të kaluar për…
Alsat-M 2019-09-03T12:18:23+02:00 Ish-deputeti Lubomir Josifovski mbrëmë është arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policor BEKO për tu intervistuar. Me urdhër të Prokurorisë publike ish –deputeti është arrestuar mirëpo deri më tani nuk janë shpalosur më shumë detaje mbi këtë rast. Siç mëson Alsat nga burime jozyrtare ai akuzohet për veprën penale “kyqje të pa autoritzuar në sisteme kompjuterike”. Sipas burimeve të Alsat ish-deputeti po hetohet për hyrje të paautorizuar në sistemin e Regjistrit Qëndror. Më shumë detaje priten të shpalosen gjatë ditës. Kujtojmë se Lubomir Josifovski ka qenë deputet nga radhat e PRSD-së. Loading…
Alsat 2019-09-03T12:14:11+02:00 Gjykatësi Goran Bashevski pas një pauze në seancën e sotme për rastin “Trajektorja” hodhi poshtë kërkesat për përjashtim të Katica Janevës dhe Lile Stefanovës. Ai tha që të dya janë përfaqësues legjitim të PSP-së dhe se Janeva ende nuk është shkarkuar. Në seancën e radhës duhet të dëgjohet eksperti i propozuar nga PSP. Përfaqësuesit ligjorë të të akuzuarve në lëndën e PSP “Trajektorja” gjatë seancës gjyqësore sot kërkuan ndërprerjen e këtij procesi deri sa të përfundoj procedura e shkarkimit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva si dhe përjashtimin e Lile Stefaovas nga ky proces. Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë…
Nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka uruar edhe Zëvëndës Presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, shkruan Gazeta Express.Wieland ka thënë se fakti që LDK’ja e ka nominuar Osmanin tregon që partia e Isa Mustafës ka besim në të. Njoftimi për letrën është lëshuar nga zyra për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Wieland madje ka paralajmëruar edhe një vizitë në fillim të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Sipas tij një vendim për nominimin e një gruaje për kandidate për kryeministre është një ngjarje historike për Kosovën. Njoftimi i plotë…
Alsat-M 2019-09-03T11:58:39+02:00 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të ofrojnë vaksinim në terren sipas nevojës. Deri në fund të këtij muaji do të dihet saktë numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë. Loading…
Avdyl Ibishi nga Gjilani për çdo mëngjes kujdeset që rrugët e qytetit të Gjilanit të duken të pastra. Ndonëse ka nevoja të veçanta, Avdylit nuk i pengon karroca në të cilën gjendet tash e disa vite që ta bëjë Gjilanin të duket bukur. Por kushtet e punës ai nuk i ka të mira. I dëshpëruar me klasën politike thotë të jetë Avdyli. Kësisoj ai ka përçuar mesazh që asnjëri nga politikanët të mos e kërkojë votën e tij.Me disa gërshërë në dorë ai bën kilometra të tëra duke i larguar barishtet e panevojshme nga trotuaret e qytetit. Ai është punëtor…
Foto: Katemerini Alsat 2019-09-03T11:42:22+02:00 Mbi 1.400 refugjatë dhe emigrantë që kishin arritur në ishullin grek të Lezbos janë transferuar në Selanik, prej këtu rreth 1.000 prej tyre do të strehohen në Nea Kavalla afër Kukush-it, 15 km nga kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa personat e tjerë do të shpërndahen në qendrat tjera në Greqinë veriore. “Akomodimi i refugjatëve dhe migrantëve në Nea Kavalla është i përkohshëm ndërsa ata do të zhvendoset në një qendër të re para fundit të muajit ku ndërtimet janë duke përfunduar” thonë autoritetet greke. Transferimi po kryhet në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin dhe…

