Alsat 2019-09-03T12:14:11+02:00
Gjykatësi Goran Bashevski pas një pauze në seancën e sotme për rastin “Trajektorja” hodhi poshtë kërkesat për përjashtim të Katica Janevës dhe Lile Stefanovës. Ai tha që të dya janë përfaqësues legjitim të PSP-së dhe se Janeva ende nuk është shkarkuar. Në seancën e radhës duhet të dëgjohet eksperti i propozuar nga PSP.
Përfaqësuesit ligjorë të të akuzuarve në lëndën e PSP “Trajektorja” gjatë seancës gjyqësore sot kërkuan ndërprerjen e këtij procesi deri sa të përfundoj procedura e shkarkimit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva si dhe përjashtimin e Lile Stefaovas nga ky proces.
Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, sepse është në arrati, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.
Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë, sipas PSP-së, atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milion euro.
Loading…



