Alsat-M 2019-09-03T14:36:46+02:00 Në fillim të seancës “Trajektorja”, avokatet kërkuan ndërprerjen e procesit deri sa të përfundoj procedura e shkarkimit të krye-prokurores speciale Katica Janeva. Kërkesa e palës mbrojtëse në këtë lëndë ishte që të pezullohet ky proces, në të kundërtën çdo hap i mëtejmë në lëndët e PSP-së, sipas tyre, do të jetë i jashtëligjshëm. Pas një konsultimi me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi kërkesat e palës mbrojtëse për përjashtimin e prokurores speciale Katica Janeva dhe prokurores së lëndës Lile Stefanova dhe seanca vazhdoi me dhënien e dëshmive. Sipas kërkesave të përfaqësuesve ligjorë, Këshilli Gjyqësor nuk është kompetentë të merr…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka marrë vendim për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin e shtetasve të huaj, shkruan Gazeta Express.MPB njofton se Ministri në detyrë Ekrem Mustafa ka nënshkruar udhëzimin administriativ lidhur me këtë vendim. “Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për Procedurën dhe Kriteret e Lëshimit të Lejes së Qëndrimit për të Huajt. Ky vendim do të lehtësojë procedurat për marrjen e lejes së qëndrimit në Republikën e Kosovës për shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë. Me anë të këtij vendimi, këta…
Alsat-M 2019-09-03T14:33:40+02:00 Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski kërkon që raporti i Këshillit të Prokurorëve në të cilin kërkohet shkarkimi i kryeprokurores speciale Katica Janve, të deklasifikohet. Kërkesën e tij Dimovski do ta adresojë në Këshillin e Prokurorëve, si organ i autorizuar në këtë rast për deklasifikim. Nëse mbledhja do të jetë e hapur ose e mbyllur, këtë do ta vendos komisioni me 2/3 e votave nga numri i anëtarëve. Ky dokument në Kuvend nuk është dërguar si i klasifikuar, por është klasifikuar një dit më pas. Shpresoj që Këshilli i Prokurorëve do ta shqyrtoj këtë…
Alsat 2019-09-03T14:29:15+02:00 Deputetja Frosina Remenski gjatë ditës së nesërme në Prokurori do të dëshmoj për rastin “Reket”. Remenski është kryetare nderi e “Lidhjes Ndërkombëtare” të Boki 13. Remenski kohë më parë u shkarkua nga funksioni partiak, nënkryetare e LSDM-së. Loading…
Alsat 2019-09-03T14:23:54+02:00 Derisa Resul Loga dhe Ardijan Azmoski nga firma “Drim Bilding”, paradite dëshmonin për rastin “reket”, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) kontrolloi firmat e tyre në Strugë. Inspektorët e DAP-it po kontrollojnë dokumentacionin dhe marrëveshjet që firma në fjalë ka nënshkruar me “Lidhjen Ndërkombëtare”, të Boki 13. Nga kompania “Drim Billding”, kohë më parë njoftuan se kanë paguar rreth 260 mijë euro “Lidhjes Ndërkombëtare” për partneritet strategjik dhe bashkëpunim, dhe pasi Shoqata e Boki 13 dhe koordinatorja e projektit Jasna Mandiq nuk kanë përmbushur obligimet e marrëveshjes “Drim Bilding” ka ngritur padi në Gjykatën Themelore Shkupi 2. Raportohet…
Tre persona kanë vdekur pas rrëzimit të një platforme për mirëmbajtje nga 50 metra lartësi në majë të një transmetuesi valësh në pjesën qendrore të Gjermanisë.Ata ishin duke punuar në një antenë radioje në kodrat Hoher Meissner kur ndodhi aksidenti. Ky vend ndodhet rreth 30 kilometra në juglindje të qytetit Kassel. Antena është në pronësi të transmetuesit publik rajonal “Hessischer Rundfunk”, zyrtarët e të cilit thanë se janë të pikëlluar nga lajmi për tragjedinë e punëtorëve. Ky transmetues i ka tri antena për radio, të cilat janë të gjata deri 220 metra. Sipas raporteve fillestare, aksidenti ndodhi kur punëtorët ishin…
Sot kur kemi hyrë në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, nxënëit e Shkollës Finlandeze kanë filluar të vjelin perimet e mbjellura në pranverë të këtij viti, në kopshtin e shkollës të quajtuar “Garden of Earthly Delights”.Shkolla Finlandeze ka qasje krejtësisht ndryshe të të mësuarit. Në këtë shkollë, fëmijët zhvillojnë shkathtësitë e shekullit të 21 përmes ngërthurjës së teknologjisë më të avansuar dhe punës praktike. Për të kuptuar më mirë funksionimin e ekosistemit tonë, shkolla ka krijuar kopshtin e pemëve dhe perimeve ku secila klasë ka hapësirën e vet. Nxënësit vendosin vet se cfarë do të mbjellin dhe…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë me shtëpi të re në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.Ata kanë ndërtuar një prej ambasadave më të mëdha në Prishtinë, që është edhe më e madhja në rajon. E ngritjes së flamurit të SHBA’së në këtë ambasadë i është gëzuar jashtëzakonisht shumë ambasadori, Philip Kosnett, i cili thotë se ndjehet krenar për një gjë të tillë. “Moment krenarie në Ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara, derisa ngritëm Yjet dhe Vizat për herë të parë në shtëpinë tonë të re”, ka shkruar Kosnett në profilin e tij zyrtar në Twitter. Proud moment…
Alsat 2019-09-03T13:39:22+02:00 Kreu i Komisionit për zgjedhje dhe emërim, lija Dimovski, tha se raporti i dërguar nga Këshilli i Prokurorëve Publikë në Kuvend duhet të deklasifikohet dhe se publiku duhet të merr pjesë në seancën e Komisionit për shkarkimin e prokurores Speciale Katica Janeva. “Mendimi im personal është se Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të deklasifikojë raportin mbi prokuroren speciale. Komisioni duhet të mbahet nën praninë e publikut. Kjo do të rrisë besimin e qytetarëve në Kuvend dhe në sistemin gjyqësor”, tha Dimovski. Ai shtoi se fillimisht raporti nuk kishte qenë i klasifikuar kur kishte mbërritur në Kuvend, më 30…
Për nderë të 20-të vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan nesër i mirëpret të gjithë qytetarët e interesuar në vizitë të stacioneve dhe njësiteve të policisë.Sipas njoftimit për media, vizitat do të fillojnë nga ora 09:30 -15:00 h. “Të gjithë qytetarët e rajonit janë të mirëpritur për vizitat që do ti realizoni në Policinë e Kosovës, duke ju falënderuar për interesimin e juaj, ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.
Alsat 2019-09-03T13:29:01+02:00 Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot zhvilloi një takim emocional me mësuesin e tij të parë, Bokja Palifrovska. Ai i uroi asaj edhe shumë vite jetë në mënyrë që pas disa vitesh ata të takoheshin përsëri. “Një takim emocional me mësuesen time të parë, Bojka Palifrovska. Kujtuam mësimet e para dhe nxënësit, ndërsa 86-vjeçarja Bojka na mban mend të gjithëve, me emër dhe mbiemër. Një surprizë edhe më e madhe për mua ishin fotot bardh e zi që ajo ende i ruan pas më shumë se 40 viteve. Më tregoi që tashmë për 25 vjet është…
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër M.Sh., në cilësi të ofiqarit në Komunën e Mamushës, dhe A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 434 paragrafi 1, dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Sipas aktakuzës, i akuzuari M.Sh., në cilësi të personit zyrtar, si ofiqar në zyrën e Komunës në Mamushë, në dokumentin zyrtar nuk i shënon të dhënat e duhura, në atë mënyrë që me datë 02.02.2016, e përpilon “Aktvdekjen”…

