Katërdhjetë e nëntë ditë pasi vdiq në Serbi, trupi i Imer Kerelajt është kthyer dhe varrosur në vendlindjen e tij në Gjakovë.Shtetasi kosovar nga komuniteti egjiptian kishte vdekur më 17 korrik në spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novi Sad, ku ishte duke u shëruar për disa ditë. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi kishte thënë javën e kaluar së në pamundësi për të gjetur familjarë të afërm të Kerelajt, trupi i tij është varrosur në varrezat e personave të panjohur në Novi Sad. Por, personat që e kanë njohur Kerelajn dhe që janë angazhuar për kthimin e tij, kanë thënë…
Author: almakos
Derisa ishte i ftuar në Forumin e Bled-it, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, tha se takimi me të dërguarin e ShBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Mattheu Palmer, ishte pozitiv dhe se shpreson që ky i fundit të ketë një rol pozitiv në epilogun e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.Daçiq po ashtu u tha gazetarëve se për rifillimin e dialogut duhet të pritet kalimi i postit të shefit të politikës së jashtme të BE’së prej Federika Mogherinit tek Joseph Borell. Ai po ashtu nuk e la pa e përmendur largimin e taksës nga qeveria e Kosovës. “Nuk është një detyrë…
Përmes një njoftimi drejtuar medieve është bërë e ditur se banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë nesër do të protesojnë lidhur me zhurmën e krijuar nga disa kafiteri.Në njoftimin e tyre thuhet se nga ora 10:00 deri në orën 11:00, banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Rexhep Luci”, do të kërkojnë “të drejtat e tyre elementare”. Në kryeqytetit ekziston një numër i madh i kafiterive të cilat gjatë gjithë kohës janë të mbushura. Shpesh këto kafiteri nuk respektojnë rregullat e mbajtjes nën nivelet e lejuara të zhurmës që vie nga muzika. Madje ato shpesh herë edhe e…
Forca kryesore opozitare polake e paraqiti sot ish-presidenten e Parlamentit, Malgorzata Kidawa Blonska, si kandidate për postin e kryeministrit, në një përpjekje për të fituar përballë konservatorëve nacionalistë në legjislativet e 13 tetorit.Ky njoftim surprizë u bë në media nga Grzegorz Schetyna, shefi i partisë së qendrës Platforma Qytetare (PO), që është një prej koalicioneve elektorale (KO) që mbledh shumë lëvizje që i kundërvihen partisë konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) të Jaroslaw Kaczynski, në pushtet në Poloni. Megjithatë, sipas sondazheve, PiS është favoritja kryesore, kryesisht me rreth 40% të votave, duke dalë para KO-së që pritet të marrë 25%…
Partitë politike kanë filluar përgatitjet e tyre për përpilimin e listave të kandidatëve për deputetë. Dita e premte është data e fundit kur partitë politike, duhet t’i dorëzojnë listat përfundimtare në KQZ.Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e ka kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre të vendit, tashmë ka filluar përgatitjet për listën përfundimtare. E dega e saj në Prizren tashmë e ka vendosur se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në listë. Në krye të kësaj liste, është kryetari i degës së partisë në këtë komunë, Anton Quni. Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së Prizrenit, degë e…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u ka bërë thirrje të gjithë liderëve partiakë që të nënshkruajnë paktin kundër korrupsionit, kundër të cilit është shprehur Lidhja Demokratike e Kosovës.Ai në një postim në Facebook shkruan se kjo nuk është luftë e një njeriu, por duhet të jetë e të gjithëve Në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas tij duhet të garohet me lista të kandidatëve pa aktakuza, për çka tha se qytetarët presin vepra e jo fjalë. Postimi i plotë: Të gjithë ne duhet të pajtohemi për gjërat më themelore, siç është hyrja në këto zgjedhje me lista të…
Nënkryetari i parë i PDK’së, Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin Frontal Live ka folur për listën zgjedhore të PDK’së për deputet që ky subjekt politik është duke e hartuar.Hoxhaj është shprehur se partia po e haron një listë brenda së lisës nuk do të kenë vend personat që kanë problem me ligjin. I pyetur se a do jetë në këtë listë Adem Graboci, Zenun Pajaziti që kanë të ngritur aktakuzë në rastin ‘Pronto’, nënkryetari i PDK’së ka konfirmuar se ata të cilët kanë të ngritur aktakuzë nuk do të përfshihen në listat për deputetë.
Qendrat e masazhit në Kosovë ndonëse mund të jenë shumë fitimprurëse, kreativiteti i drejtuesëve të këtyre qendrave për të tërhequr klientët jo vetëm që lë shumë për të dëshiruar por përbënë edhe shkelje ligjore.Për të joshur sa më shumë klientë, këto qendra masazhi në mënyrë të paligjshme po përdorin fotografi të modeleve të famshme botërore. Nga ajo çfarë përçojnë imazhet në reklama, është e vështirë të bëhet dallimi nëse bëhet fjalë për qendër masazhi apo për shtëpi publike.Sinjali ka zhvilluar një bisedë telefonike me njërën nga këto qendra të masazhit në Prishtinë, pikërishtë për këtë çështje. Personi që iu përgjigj…
Fillimisht u fol për disa të zhdukur, por përmasat e fatkeqësisë së një anijeje të shkatërruar nga zjarri pranë brigjeve Kaliforniane, janë më të mëdha se aq: 25 trupa të pajetë janë gjetur deri tani. Rojet bregdetare amerikane thonë se 9 persona të tjerë ende nuk dihet ku janë, ndërsa 5 anëtarë ekuipazhi kanë mbijetuar.“Im vëlla ka shpëtuar, ka arritur të hidhet nga anija, por nuk di asgjë më shumë. Po pres ta takoj që të mësoj diçka prej tij”, ka thënë vëllai i njërit prej të mbijetuarve. Zjarri nisi në kohën kur anija ishte ankoruar në afërsi të ishullit…
Me dhjetëra plumba gjatë muajit që e lam pas u vra Armend Aliu nga bashkëshorti i saj Bajram Velijaj në njëren nga lagjet e Prizrenit. Në një mujorin e vdekjes së nënës, vajza e Armendës , Diellëza ka postuar një mesazh emocionues.“Një muaj pa ty dhe akoma ndjehet joreale. Një muaj pa telefonata, asnjë tekst, pa përqafime. Si mund te jete? Ka netë që nuk fle. Ka netë që zgjohem në djersë, lotët më bien poshtë fytyrës dhe zemrës sime. Ka ditë kur e detyroj veten të ngrihem nga shtrati … E ka ditë që përpiqem të kujtoj se je…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur qëndrimin e saj në lidhje me paktin me dhjetë pika për luftën kundër korrupsionit, të prezantuar sot nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes së cilit sipas tij, mund të kthehet besimi i qytetarëve ndaj politikanëve në luftimin e kësaj dukurie negative.Pas takimit me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit, pasi partia që ai drejton ‘nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals”. “Ne nuk nënshkruajmë as pakt, as dokument. Ne e luftojmë vetë korrupsionin dhe e…
As pas një jave, zjarrfikësit nuk ia kanë dalë që t’i shuajnë zjarret që kanë përfshirë Bjeshkët e Rekës së Keqe, që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri. Zjarrfikësit në këtë komunë deklarojnë se krahasuar me ditët e kaluara, gjendja është përmirësuar. Por, thonë se Ponoshefci dhe Qafa e Morinës vazhdojnë të jenë në flakë. Për gjendjen e krijuar atje, dje ka reaguar edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.Ka shtatë ditë që malet në kufirin Kosovë-Shqipëri janë në flakë. Por, pavarësisht përpjekjeve, zjarrfikësit nuk po arrijnë që t’i shuajnë. Terreni i papërshtatshëm dhe era e fortë po i pengon ata…

