Derisa ishte i ftuar në Forumin e Bled-it, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, tha se takimi me të dërguarin e ShBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Mattheu Palmer, ishte pozitiv dhe se shpreson që ky i fundit të ketë një rol pozitiv në epilogun e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Daçiq po ashtu u tha gazetarëve se për rifillimin e dialogut duhet të pritet kalimi i postit të shefit të politikës së jashtme të BE’së prej Federika Mogherinit tek Joseph Borell. Ai po ashtu nuk e la pa e përmendur largimin e taksës nga qeveria e Kosovës.
“Nuk është një detyrë e lehtë. Serbia do të jetë konstruktive. Egziston gjithashtu një situatë në lidhje me Bosnje dhe Hercegovinën, nëse BE’ja do të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, cila është perspektiva e situatës në rajon?”
Ai shtoi Ai shtoi se ndonjëherë mund të mendojmë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës janë prioritet mirëpo ka shumë tema të tjera, shkruan Kurir.
Në këtë Forum po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli. /Gazeta Express/



