Author: almakos

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se synim i tij është që t’i kthejë Prishtinën dhe Beogradin sa më shpejt në tryezën e bisedimeve dhe të sigurojë një marrëveshje midis tyre.Në një intervistë për mediat serbe, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Palmer tha se mendon se mund të arrihet marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, e cila, sipas tij, do ta transformonte gjithë Ballkanin, do t’i hapte rrugën evropiane Serbisë dhe Kosovës dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA”. Kthimi i…

Lexo më Shumë

FOTO: MIA Alsat 2019-09-03T09:37:41+02:00 Një zjarr sot në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Budapesti nr.31” në lagjen Taftalixhe të Shkupit. Nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit për MIA deklaruan se janë duke intervenuar me pesë automjete dhe 10 zjarrfikës. Për zjarrin tek ta është denoncuar në orën tetë. Tani për tani nuk dihet shkaku për zjarrin. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme të nënshkruajë memorandumin e bashkëpunimit me zyrën e BE-së në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.Nënshkrimi i këtij Memorandumi është paralajmëruar në mbledhjen e KQZ-së, një ditë më parë, por akoma nuk është bërë e ditur ora se kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit. Me këtë rast pritet të bëhet e ditur se sa do të jetë numri i vëzhguesve që do të vijnë nga Bashkimi Evropian për të monitoruar procesin zgjedhor në vendin tonë. Edhe në zgjedhjet e vitit 2017 (Parlamentare dhe Lokale) BE-ja kishte…

Lexo më Shumë

Një zjarr në një anije në ujërat e Kalifornisë ua ka marrë jetën 25 personave, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Anija është djegur plotësisht dhe më pas është fundosur në orët e para të mëngjesit të së hënës.Roja bregdetare amerikane njoftoi se pesë anëtarët e ekuipazhit arritën të largohen nga anija, por 33 pasagjerë dhe një anëtar tjetër i ekuipazhit janë gjetur të vdekur ose janë ende të zhdukur. Pas operacionit të kërkimit nga ekipet e shpëtimit, 25 trupa të pajetë u gjetën, ndërsa nëntë personat tjerë gjithashtu besohet se kanë vdekur. Zyrtari i rojes bregdetare, Matthew…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-03T08:37:33+02:00 Më 03,04 dhe 05.09.2019 (e martë, mërkurë dhe e enjte) nga ora 09:00 deri në orën 11:30, do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në bulevardin “Ilinden”, me ç’rast komunikacioni do të orientohet nëpër rrugët përreth për shkak të mbajtjes së manifestimit ndërkombëtar sportiv “FIS roler ski kup”. Sektori për siguri në komunikacionin rrugor sot informoi se në organizimin e Federatës së skiatorëve të RMV, Klubi për biatlon dhe disiplina nordike “Olimpik Ski”, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Karposhit, rruga në lëvizje për “FIS roler ski kup” është nga Qendra sportive “Boris Trajkovski” deri tek udhëkryqi…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Aida Dërguti ka njoftuar se nuk do të jetë në listën zgjedhore të asnjë partie.Dërguti përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të kandidojë për deputete por vota e saj do të jetë për kandidatët e PSD-së. “Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnje liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së”, ka shkruar Dërguti. Ajo ka thënë se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-03T08:34:06+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë e re për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike. Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili gjykohet në mungesë, sepse është në arrati, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski. Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovc-Shtip…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-03T08:24:28+02:00 Paradite në lindje me diell, ndërsa nga perëndimi me vranësira të vogla mesatare. Pasdite vranësira do të rritet, ndërsa në perëndim do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër me bubullima të rralla. Pasdite në veri shkurt do të ketë erë të përforcuar veriore. Indeksi UV do të arrijë 7. Temperatura e mëngjesit do të ulet midis tetë dhe 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 25 deri në 33 gradë Celsius. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura…

Lexo më Shumë

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer.Gjatë ditës së djeshme, kishte qëndruar për vizitë zyrtare deputeti gjerman i koalicionit CDU-CSU që drejtohet nga kancelarja Angela Merkel, Peter Bayer. Ndërkaq sot, deputeti gjerman Beyer, do të qëndrojë në Kosovë. Sipas njoftimit, Beyer në ora 15:00 do të takohet me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ndërkaq në ora 16:30, Beyer do të takohet me kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj. Sipas njoftimeve, pas këtyre takimeve do të ketë edhe konferencë për medie. Theksojmë se gjatë vizitës së tij në Beograd, temë diskutimi…

Lexo më Shumë

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, është ballafaquar me anëtarin e PSD’së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing Zgjedhor mbrëmë  në T7.Molliqaj ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje janë antarësuar vetëm persona që kanë qenë më parë në PDK dhe aty nuk kanë mundur të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse. Ai madje i ka akuzuar ata për korrupsion. Dardan Molliqaj që përfaqëson koalicionin AAK-PSD, ka thënë se nuk mund të flasë me Taulant Kryeziun i cili përfaqëson VV-në. Sipas Molliqajt, Lëvizja Vetëvendosje nuk ekziston në këtë debat. “Për mua VV nuk ekziston në këtë debat. Në kohën e…

Lexo më Shumë

Liderët e partive, në kuadër të premtimeve parazgjedhore, kanë filluar premtimet e tyre për heqjen e vizave derisa shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos jetë unike për këtë proces.Ekspertët e integrimeve vlerësojnë se zgjedhjet nacionale në Kosovë nuk e pengojnë heqjen e vizave, por që ky proces nuk pritet të jetë në agjendë të BE-së së paku deri në vitin 2020, shkruan gazeta “Zëri”. Po bëhen tashmë 10 vjet qëkur liderët shtetërorë të Kosovës i kanë filluar premtimet e tyre për liberalizim të vizave, derisa ky proces vazhdon të mbetet i bllokuar te Këshilli i Ministrave i BE-së, i…

Lexo më Shumë