Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se LDK’ja ka hy në koalicion me PDK’në në vitin 2007 për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës, sepse sipas tij, PDK’ja po e sabotonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.“Ne kemi hy në koalicion me PDK’në për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Gashi. Ai tha se PDK’ja e ka sabotuar pavarësinë e Kosovës duke e nxitur protesta të dhunshme, duke deklaruar para ndërkombëtarëve se nëse PDK’ja nuk bashkëqeverisë, atëherë nuk mund të garantohet siguria në Kosovë, dhe nuk do të implementohej…
Author: almakos
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se në rast të ndonjë bllokade, si opsion e shohim AAK’në, por asnjëherë PDK’në. Ndërsa me Vetëvendosjen, Gashi tha nuk ka ndonjë marrëveshje të shkruar por vetëm një mirëkuptim për qeverinë e ardhshme.“Unë mendoj se është edhe frymë e përgjithshme e LDK’së, se nëse ndodh ndonjë bllokadë, ne do ta mendojmë si opsion AAK’në, por asnjëherë PDK’në”, është shprehur Arben Gashi. Megjithatë ai nuk harroi t’ia përmend AAK’ë disa skandale sipas tij. “Qëllimi i LDK’së nuk është bashkëpunimi me PDK’në. Partitë që…
Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se mesazhet që po i marrin nga mërgata janë të panumërta.“Janë të panumërta mesazhet që po i marrim nga mërgata jonë për procedurat e regjistrimit për votim jashtë vendit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. ‘’Ky entuziazëm i mërgatës tonë është pasqyra e qartë që fitorja do të jetë pashmangshme. Vetëm edhe 24 orë kanë mbetur për regjistrimin e mërgatës. Deri tani janë me mijëra regjistrime, deri nesër do bëhen mijëra tjera “/Gazeta Express/
Partitë shqiptare në Medvegjë, nga 8 këshilltarë komunalë, sa kishin, tash nga zgjedhjet e fundit do të kenë vetëm tre.Kjo për shkak se shumë shqiptarë që kishin të drejtë vote, nuk ishin në listat për të votuar në zgjedhjet e djeshme lokale në Serbi. Nga Shoqëria civile thonë se ky është rezultat i spastrimit etnik që po bënë Serbia, ndërsa për këtë fajet i ka Kosova dhe Shqipëria. Isa Beqiri nga Medvegja, edhe pse jeton në Kosovë, nuk votoi në zgjedhjet e rregullta lokale, pasi që nuk ishte në lista. “Nuk kam shkuar sepse na kanë shlyer nga lista e…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Haziri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj figurës së Agim Veliut, që ata e konsiderojnë si njeri të PDK’së brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe madje edhe e kanë akuzuar si njërin prej personave të cilët kanë penguar koalicionin parazgjedhor mes VV’së dhe LDk’së. “Agim Veliu është pjesë e LDK’së për 20 vite. Ai nuk guxon të sulmohet për arsye manipulative të publikut të gjerë. Ai është i plagosur nga njerëz të dyshimtë që nde…
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing Zgjedhor në Televizionin 7, ka thënë se kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk ka asnjë shef dhe se e konsideron më të përgatiturën nga të gjithë të nominuarit e partive për pozitën e kryeministrit.Në Pressing, sot Blerim Latifi i PDK’së dhe Ardian Gjini i AAK’së thanë se Osmani do të dirigjohet nga ‘tre shefa’ dhe nuk do të jetë kryeministre e vërtetë. Haziri thotë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë se dhe se në LDK’së nuk vendos individi. “Kjo është spekulative. Nuk do ta ketë asnjë shef.…
Kryeminsitri në Detyrë, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kundërkandidatët e tij, gjatë paraqitjes së tij në emisionin Rubikon.Së pari ka folur për Veselin. Ka thënë se ai nuk mund të flas për korrupsionin. “Kur po thotë ai e luftoj korrupsionin, m’fal o burrë, dil niher kërko falje. Thuj më falni që u bo korrupsioni, se partia jem ka bo korrupsion. Po ndahemi prej korrupsionit, nuk bojna mo, edhe vazhdo ma tutje. Por thu që s’ka ndodh kurgjo edhe e Lufton korrupsionin sot…”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa, Vjosa Osmanin e ka kritikuar se partia e saj e ka bërë Thaçin President. “Zonja…
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth raportit të presidentit Thaçi dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit pas zgjedhjeve. Ai gjithashtu tregoi edhe qëndrimet e PDK’së rreth dialogut. “Raporti në mes presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit do të jetë raport krejtësisht institucional”, është shprehur Latifi. Latifi tregoi se Kadri Veseli në PDK është autoritet absolut. “PDK’ja ka vetëm një adresë, kryetarin e saj, autoriteti i tij është absolut” Ai tha se shteti i Kosovës do t’i mbroj kufijtë e saj dhe sovranitetin territorial nuk do ta cenojë askush.…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar në emisionin Rubikon në KTV ku ka folur për tema të shumta politike.Por ajo që mori vëmendjen ishte përmbyllja e këtij emisioni. Haradinaj vendosi të ia thotë këngës tërësisht i relaksuar dhe pa komplekse. [embedded content]
Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Latifi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për sistemin gjqyësor në vendin tonë. Latifi thotë se kur PDK të marrë postin e kryeministrit ligji do të funksionojë. “Secili që ka bërë një krim do përgjigjet para ligjit”, ka thënë Latifi. “Ne nuk jetojmë në komunizëm ku për veprat e një individi akuzohet i gjithë subjekti” Tutje Latifi ka thënë se PDK e ka larguar një fenomen shumë të përhapur dhe të zakonshëm në skenën politike të Kosovës, atë të riciklimit…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, në emisionin Pressing të T7, ka analizuar kandidatët për kryeministër të partive të tjera.Gjini thotë se Kadri Veseli duhet t’i vuaj pasojat e atyre që i ka bërë PDK’ja në 12 vjet qeverisje në Kosovë. Ndërkaq fjalë të mira nuk ka as për partnerin tjetër të qeverisë së kaluar, Fatmir Limajn e Nismës, i cili garon me listë të përbashkët me AKR’në e Behgjet Pacollit. Gjini thotë se Limaj nuk ka shanca t’i fitojë zgjedhjet, ndërsa ka mëdyshje nëse koalicioni Nisma-AKR mund ta kalojë pragun zgjedhor. “Zoti Limaj nuk ka shanca me e fitu garën.…
Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.Gjini në këtë emision ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me datën 6 tetor në vend. AAK cilësohet se përkrahjen më të madhe merr nga Rrafshi i Dukagjinit, ndonëse ka fituar komuna të shumta në rajone tjera në zgjedhjet lokale. Gjini rreth këtyre emërtimeve thotë kështu: “Nuk e përfaqësojmë vetëm rajonin e Dukagjinit. Por mos të harrojmë se ky rajon përfaqëson një të tretën e gjthë vendit. Andaj nuk po flasim për ndonjë pjesë të vogël të…

