Author: almakos

Alsat-M 2019-09-10T11:07:40+02:00 Më 09. Shtator.2019 rreth orës 15.00 autoritetet e SPB-së së Shkupi, në rajonin e Bit Pazarit, kanë privuar nga liria personat me iniciale E.A(30) dhe T.A(22), që të dy nga Shkupi, pasi është kryer kontroll tek të njëjtët është gjetur lëndë narkotike e llojit marijuanë. Ata janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritët kallëzim adekuat./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

 Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-10T10:57:06+02:00 Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme sërish do ta shqyrtoj raportin për shkarkimin e kreut të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Anëtarët e Këshillit gjysmë ore para fillimit të seancës kanë mbajtur kolegjium. Kryetari i Këshillit Kiro Zdravev ka konfirmuar se në rend dite është edhe shkarkimi i një kryetari të një gjykate, por pa mos saktësuar se për kë bëhet fjalë./a1on/ Loading…

Lexo më Shumë

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor Stevan Veselinoviq e ka braktisur mbledhjen e këtij komisioni për shkak të marrjes së vendimit që dokumentet e identifikimit të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.“Është shkelur neni 90 i Ligjit për Zgjedhje dhe neni 16 i Rregullit për Zgjedhje nr. 09/2013 ku thuhet qartë se për votim si mënyrë e identifikimit të votuesve përdoren të gjitha dokumentet e vlefshme me përjashtim të patent shoferit i cili duhet të jetë lëshuar në Kosovë”, ka thënë Veselinoviq në kumtesë. Veselinoviq ka thënë se kjo Urdhëresë Administrative i shkelë…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  në nëntor do të marr detyrën që të kompletojë ekipin e saj.Në listën e saj deri tani është bërë balansi që nuk kishte ekzistuar asnjëherë ndërmjet meshkujve dhe femrave në Komisionin Evropian. Kështu nga 27 kandidatë për eurokomesarë, 14 janë burra, ndërsa 13 janë femra. Në listë është edhe ish-kryeministri italian Paolo Xhantiloni. Austria e ka deleguar eurokomesarin e tanishëm për zgjerim, Johanes Han, i cili është në listën e shefes së re të Komisionit Evropian, mirëpo për momentin dihet vetëm se kush çfarë do të zëvendësojë shefen e tanishme të diplomacisë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-10T10:26:58+02:00 Ministria e Jashtme gjermane ka bërë publike qëndrimin më të fundit në lidhje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të ministrit të shtetit Heiko Maas me rastin e një konference të mbajtur në Berlin me homologun e tij kroat. Duke iu referuar vendosjes së axhendës për Evropën me çështjet e  zgjerimi, kuadrit financiar shumëvjeçar dhe Brexit, ministri gjerman është deklaruar publikisht se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, kanë bërë përparim real drejt BE. Por kanë qenë të dy ministrat që kanë sqaruar të njëjtin qëndrim për faktin se këto dy vende kanë nevojë për një perspektivë të besueshme të…

Lexo më Shumë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe SerbisëPalmer po thotë se bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. “Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-10T10:16:45+02:00 Zgjidhje për Ligjin e Prokurorisë Publike, përmes të cilit do të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike do të tentojnë të gjejnë kryeministri dhe njëherit kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri opozitare, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotëm të caktuar për në ora 20:00. Në fokus të takimit do të jetë Ligji për Prokurorinë Publike, por lideri opozitarë kohë më parë paralajmëroi se do të hap edhe temën e zgjedhjeve të parakohshme. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-10T10:07:44+02:00 Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Loading…

Lexo më Shumë

Zhytësi dhe aventurieri amerikan, Victor Vescovo, është bërë personi i parë në botë që është future në pikat më të thella të të gjitha oqeaneve të planetit.Zhytja e tij e pestë dhe e fundit u bë në pikën më të thellë të Oqeanit të Ngrirë të Veriut, të quajtur “Vrima e Molloy-t”, e cila ndodhet rreth 5.5 kilometra në thellësi të detit. Ky sukses i tij erdhi pas zhytjes në pikat më të thella të Oqeanit Atlantik, Oqeanit Indian, Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Jugor. Ekipi i milionerit amerikan gjithashtu e vizitoi anijen e fundosur të Titanikut. Pikat më të thella…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-09-10T10:03:49+02:00 Në lagjen Butel të Shkupit, mbrëmë një shtëpi është kapluar nga zjarri, me çka është shkaktuar dëm i madh material. Sipas dëshmitarëve njofton “Makfaks”, shtëpia nuk ka qenë e banuar dhe nga zjarri nuk ka pësuar lëndime asnjë person. Mbrëmë nga kompania energjetike EVN, kishin shkyçur rrymën elektrike në të gjithë lagjen deri në shuarjen e plotë të zjarrit. Ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar me katër makina dhe 11 zjarrfikës, ndërsa zjarri kishte arritur të shuhet në orët e hershme të mëngjesit. Loading…

Lexo më Shumë

“Golden Ray”, një anije që transportonte automjete, është përmbysur në det, ndërsa 4 anëtarë të ekuipazhit janë të zhdukur.Ngjarja ka ndodhur këtë të diel pranë portit Brunswick në Georgia, ndërsa Roja Bregdetare amerikane është duke zhvilluar një operacion kërkimi për 4 anëtarët e ekuipazhit, fati i të cilëve ende nuk dihet. Roja Bregdetare ka bërë të ditur se është njoftuar rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës në lidhje me rastin dhe ka arritur të shpëtojë 19 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa kërkimet vazhdojnë për katër të tjerët. Ryan Dickinson, një zyrtar i portit, ka thënë se shkaqet e aksidentit…

Lexo më Shumë