Alsat-M 2019-09-10T09:44:01+02:00 Pas takimeve të mbrëmshme dhe aktiviteteve të shumta në Paris, ministri për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov sot vazhdon me turneun evropian, fillimisht për vizitë punë në Bruksel, për të arritur më pastaj në Berlin. Në fokus të këtyre takimeve, në periudhën vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë, do të diskutohen hapat e mëtejshëm që do të jenë vendimtarë nga Këshilli i BE-së në tetor./Alsat Loading…
Author: almakos
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente, ku 1 nga këto aksidente ka përfunduar me fatalitet, 20 me të lënduar kurse 22 të tjerë pa të lënduar.Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjithsej 1333 për mosrespektimin e rregullave të trafikut. Kurse për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona.
Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili me datë 2 shtator ishte i përfshirë në rastin “Vrasje në tentativë”Policia e Kosovës, gjegjësisht Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj viti i lindjes 1982 mashkull K/Shqiptar. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” Me…
Pas debateve të nxehta dhe grevave të shumta nga ana e sindikatave, deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro. Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Japoni në një vizitë zyrtare. Ai ka zhvilluar takime në Osaka dhe Kyoto.Për të shtyrë përpara agjendën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ekonomik ndërmjet dy shteteve, Presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të Parlamentit japonez që vijnë nga ky rajon. Në këtë takim të përbashkët, Thaçi ka theksuar se tani është koha që të krijojmë disa shembuj konkret të investimeve japoneze në Kosovë. Ai ka thënë se ambienti i të bërit biznes në Republikën e Kosovës është më konkurrenti në rajon. “Ne…
Tre kryetarë të Komunave, ia kanë mësyrë garës për deputetë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Shtimes, Naim Ismajli dhe Xhafer Gashi i Obiliqit, po kërkojnë vota nga qytetarët për t’u bërë deputetë.Të gjitha këto zhvillime sipas Arton Demhasajt nga Organizata “Çohu” po bëhen të qëllimishme nga partia që potemncialisht këta kryetarë të sjellin sa më shumë vota. “Ligjerisht ju lejohet, pra edhe kryetarët e komunave që janë për të garuar për zgjedhjet parlamentare, sepse ligji nuk ju ndalon këtë gjë, kështu që kryetarët e komunave kanë hyrë në lilsta zgjedhore qëllimisht që të mbledhin më shumë vota për…
Kompania energjetike “Tokyo Electric Power” do të jetë e detyruar ta derdhë një sasi të madhe të ujit radioaktiv nga centrali i shkatërruar bërthamor i Fukushimës drejtpërdrejt në Oqeanin Paqësor. Lajmin e ka bërë të ditur ministri japonez i mjedisit.Pasi centrali ishte goditur nga një tërmet dhe cunami në vitin 2011, kjo kompani i kishte mbledhur më shumë se një milion ton ujë të kontaminuar nga tubat e ftohura, të cilat shfrytëzoheshin për parandalimin e shkrirjes së masave të ngurta. Zyrtarët e saj kanë thënë se në vitin 2022 do t’iu harxhohet hapësira për mbajtjen e ujit në hapësirë të…
Partisë Demokratike të Kosovës ia ka vdekur një aktivist nga Fushë Kosova.Me këtë rast kreu i kësaj partie, Kadri Veeli, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, ndërsa e ka quajtur të përkushtuar aktivistin. “Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Isa Breznicës, atdhetarit të dalluar, aktivistit të përkushtuar dhe anëtarit të Kryesisë në Degën e PDK-së në Fushë Kosovë. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin Isën!”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Një mama e re kineze ka shitur të sapolindurit e saj binjakë për vetëm 7400 paund, sepse donte të paguante detyrimet.Djemtë e vegjël, ende pa bërë dy javësh, iu shitën dy familjeve të huaja që jetojnë më shumë se 700 km larg nga shtëpia e tyre në Kinën lindore. Mamaja e tyre, 20 vjeçe, gjithashtu bleu një telefon të ri me lekët e përfituara. Gruaja kineze dhe partneri i saj janë arrestuar nga policia. Foshnjat janë shpëtuar dhe janë dërguar te gjyshërit e tyre që të kujdesen për to.
Katër subjekte politike serbe pritet të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për 10 ulëset e garantuara për këtë komunitet në Kuvendin e Kosovës. E në rast se dalja e votuesve të komunitetit serb në zgjedhje do të jetë më e lartë, ata mund të marrin edhe më shumë mandate.Sipas Kushtetutës, “në rast se numri i vendeve të fituara është më i vogël se dhjetë”, ata marrin vetëm vendet e garantuara. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrjen në garë e kanë konfirmuar: Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës, koalicioni “Liria” , si dhe Lista Serbe. Lideri i Partisë…
Në mungesë të vizës, ish-mjekja e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Time Kadrijaj, dëshminë e saj mund ta japë në Prishtinë.Ajo ka thënë se ftesa nga Specialja ka qenë e befasishme për të, por se është krenare me gjithçka ka bërë në kohën e luftës në Kosovë. “Fillimisht më kanë ftuar në telefon, në gusht dikur, nuk po e mbaj mend datën e saktë. Para një jave, më kanë dërguar edhe personalisht ftesën. Më kanë thënë se do të intervistohem më 18 shtator. Ma kanë marrë pasaportën për të më pajisur me vizë, sepse nuk kam pasur. Por procedura…
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.Gashi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për dështimin e koalicionit parazgjedhor mes LDK’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai për këtë e bën fajtor liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Kurti i kishte bërë një ofertë LDK’së pak para kalimit të afatit për lidhje të koalicioneve ku i ofroi numrin një në listë kandidatës së LDK’së për kryeministre. Por ajo ofertë u refuzua dhe Gashi thotë se Kurti nuk ishte i sinqertë në ofertën e tij dhe kishte përdorur…

