Policia rajonale e Pejës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili me datë 2 shtator ishte i përfshirë në rastin “Vrasje në tentativë”
Policia e Kosovës, gjegjësisht Hetuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë pas një pune intenzive operativo-hetimore kanë arrestuar të dyshuarin A.Gj viti i lindjes 1982 mashkull K/Shqiptar.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar Arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2- fishet 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast, pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve. /GazetaExpress/




