Alsat 2019-09-10T14:34:29+02:00 Nga epilogu i takimit të liderëve varet edhe caktimi i seancës plenare për shkarkimin e Katica Janevës nga Prokuroria Speciale Publike. Grupet parlamentare konfirmojnë se janë marr vesh që pas takimit të liderëve t’i propozojnë kreut të Kuvendit thirrjen e seancës edhe pse javën e kaluar si ditë e mundshme për shkarkimin e saj u fol dita e martë. Javën e kaluar, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, mbi bazën e kërkesës së Këshillit të Prokurorëve Publik, konkludoi shkarkimin e Janevës nga Specialja me akuzat për punë jo profesionale, jo ligjore dhe të pandërgjegjshme. Pas shkarkimit nga…
Author: almakos
Alsat 2019-09-10T14:23:46+02:00 Lëndët e Prokurorisë Speciale Publike të hapura pas qershorit të 2017 mbeten pengesa e kompromisit mes pushtetit dhe opozitës. Kjo e fundit kërkon që çdo akuzë e shtruar pas qershorit 2017 të shkatërrohet, duke pretenduar në këtë rast hedhjen poshtë të lëndës “Talir” me akuzë për financim jo ligjore të partisë e që rrezikon seriozisht ngrirjen e subjektit të Hristijan Mickoskit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se veprat penale nuk mund të fshihen. Sipas tij, kushdo që tenton shfuqizimin e akuzave humbet politikisht. Kush do që tentojë t’i shfrytëzoje, zhduk ose shkatërroj lëndët do të humb shumë politikisht. Unë…
D.L ka qenë dje duke u kthyer nga shkolla së bashku me motrën dhe shoqet e tij.Por, rruga për në shtëpi ka mundur të jetë fatale pasi që një veturë e ka goditur atë në këmbë. Rasti ka ndodhur në Mat 1. Shoferi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes, gjë që e ka lënë të prekur emocionalisht edhe djaloshin 11 vjeçar. “Më e dhimbshme ishte ikja e drejtuesit të automjetit që ma shkeli këmbën me veturën e tij, se sa dhimbja e këmbës dhe gipsit në këmbë” shkruan Dreni në Facebook. Prindi ka thënë se djalit i…
Alsat 2019-09-10T14:15:14+02:00 Në fillim të tetorit do të definohet saktë çështja e rritjes së kuotave të specialistëve familjarë të cilët ordinancat do t’i transformojnë nga të përgjithshme në specialistike familjare. Për momentin nuk dihet se sa specialistë familjare deri më tash kanë aplikuar për trasnformim të ordinancës. Për të gjithë mundësia është e hapur, sigurisht do të merr kohë derisa ajo e drejtë formale do të përfundojë në kuadër të ministrisë. Për herë të parë pranohen edhe specializimet e tyre dhe në bazë të tyre edhe lista e shërbimeve të cilën ne për herë të parë e sollëm, sepse ato…
Mesazhi që pretendon se ky shkëmb i mrekullueshëm, që ndodhet në një fshat në Arabinë Saudite e qëndron mbi tokë një herë çdo vit gjatë muajit Prill, kontestohet gjithnjë e më shumë nga mediat perëndimore, pasi me anë të ekspertëve shpjegojnë arsyen dhe thonë se është i pabesueshëm.Sipas tyre, imazhi është ndryshuar në mënyrë dixhitale për të bërë të duket se shkëmbi qëndron në ajër. Shkëmbi i madh mbështetet në të vërtetë nga disa “këmbë” të tjerë më të vegjël të shkëmbit që e mbajnë atë të ngritur mbi tokë. Këto mbështetës janë hequr në mënyrë dixhitale duke përdorur një…
Alsat-M 2019-09-10T13:57:27+02:00 Këshilli i gjykatësve në seancën e sotme ka shkarkuar Jovo Vangellovskin nga funksioni kryetar për shkak të punës së tij joprofesionale. Seanca ku ishin parashikuar më shumë pika të rendit të ditës, filloi në ora 10.30 dhe mbaroi në 13.30. Komisioni tre anëtarësh për raportin e Vangelovskit ishte i përbërë nga Lidija Kanaçkoviq, Vlado Bogdanovski, dhe Sasho Gjorgjevski. Vangellovski ishte ftuar në Prokurorinë e Shkupit nën dyshimin se ka manipuluar sistemin e ndarjes së lëndëve AKMIS si dhe orarin e punës së gjykatësve,por që nuk u hetua nga Porkuroria./Alsat Loading…
Kryetarja e Hong Kongut, Carrie Lam, i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kundër ndërhyrjes në çështjet e brendshme të qytetit. Deklarata e saj erdhi vetëm dy ditë pas tubimit të mijëra protestuesve para konsullatës amerikane në Hong Kong, ku kërkuan nga presidenti Trump që ta “çlirojë” qytetin nga kontrolli kinez.Lam tha të martën se do të ishte tërësisht e papranueshme që Uashingtoni apo ndonjë shtet tjetër të ndërhynte në rajonin gjysmë-autonom kinez. “Qeveria e Hong Kongut nuk pajtohet aspak dhe shpreh keqardhje të thellë që parlamentet e huaja po ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme përmes…
Alsat-M 2019-09-10T13:49:00+02:00 Në lidhje me vaksinimin rezultatet janë si asnjëherë më parë. Përafërsisht 99% është numri i të vaksinuarve në Qytetin e Shkupit, ndërsa mbi 95% e territorit të Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së tij në poliklinikën në Çair. Filipçe gjithashtu ka njoftuar se gjatë javës së kaluar nga fruthi janë prekur gjithsej 5 fëmijë, mirëpo asnjëri nga ata nuk ka qenë i vaksinuar. Katër nga fëmijët janë nga Shkupi dhe një nga Kumanova./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-09-10T13:37:09+02:00 Çmimet e benzinës 95 do të zvogëlohen për gjysmë denari, derisa ai 98 do të ngelet i pandryshuar. Dizeli për tre javë rresht vazhdon të rritet dhe do të shitet për gjysmë denari më shtrenjtë që do të prek çmimin e 61,5 denarë për litër. Me këtë Eurosuper 95 nga mesnata do të shitet për 66,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 69 denarë aq sa ka qenë, derisa Eurodizeli do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 61,5 denarë për litër. Loading…
Alsat-M 2019-09-10T13:30:28+02:00 Gjatë javës së kaluar me karrotrec janë larguar gjithsej 221 makina nga hapësirat publike. Siç kanë njoftuar nga Qyteti i Shkupit, nga numri i përgjithshëm i makinave të larguara 45 janë larguar për parkim të parregullt dhe parkim zonal, ndërsa 176 të tjera janë larguar me urdhër të policisë së komunikacionit për shkak se kishin shkelur ligjin: parkim në korsinë për vozitje, në korsinë për çikleta, në trotuar, në hapësirat e gjelbra, që do të thotë në kundërshtim me të gjitha rregullat e komunikacionit, por edhe me thirrje nga njerëzit që i kishin penguar për lëvizje./Alsat Loading…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar anëtarësimin e ri në partinë e tij.Përmes Facebook-ut, Kurti ka njoftuar se këngëtarja Enkelejda Arifi i është bashkuar Vetëvendosjes. “Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010”, ka shkruar Kurti. Kurti ka shkruar se me këngë në zemër Vetëvendosje do të fitojë me 6 tetor. “Me këngën…
Alsat-M 2019-09-10T12:59:48+02:00 Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen sot në Bruksel ka shpallur detyrat të cilat ajo i ka caktuar ekipit të saj prej 27 komesarëve, midis të cilëve edhe ish-ministri i drejtësisë hungarez, Laslo Troshanji, i cili është emëruar komesar i ri për fqinjësi dhe zgjerim. Ai vjen pas Johanes Hanit, i cili tashmë do të ushtron detyrë të re atë të buxhetit dhe administratës. Për zëvendës të saj Fon der Lajen i ka emrëuar Vildis Domborovki, Frans Timermans, Margaret Feshtager dhe Vera Jurova. Fonr der Lajen ka njoftuar se Komisioni i saj do të…

