Zgjedhjet e tetorit mund të sjellin ndryshime tektonike në skenën politike në Kosovë, jo vetëm sa i takon subjekteve shqiptare por edhe serbe. Tri parti politike kanë krijur një koalicion, i cili mund të cënojë dominimin e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e plotë të Beogradit. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq i quan këto parti madje si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit mendon se “përfaqësusi monolit” i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.Të gjithë të tjerët – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia…
Author: almakos
Agjencia Kombëtare e Zbulimit (CIA) ruante si burim të dhënash një person me qasje në nivelet e larta të Kremlinit, njoftuan gazeta The Neë York Times dhe rrjeti televiziv CNN. Informatori luajti një rol kryesor në vlerësimin se Presidenti rus Vladimir Putin udhëroi një fushatë ndikimi tek zgjedhjet amerikane të vitit 2016.Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se personi i emërtuar në njoftimet e mediave ruse ka punuar vërtet për zyrën e presidentit rus, por nuk ka qenë në pozicion të lartë dhe nuk kishte kontakte direkte me Putinin. Të dyja organizatat amerikane të lajmeve…
Që nga pas lufta 1 138 persona kanë bërë vetëvrasje në Kosovë, kurse 3 734 kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë. Kurse për nëntë muaj të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 19 vetëvrasje kurse 98 persona kanë tentuar të bëjnë një akt të tillë, kjo bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.Në vitin 2014 është shënuar numri më i madh i vetëvrasjeve, ku numri ka arritur ne 80, përderisa në vitin 2013, 236 persona kanë tentuat të vetëvriten. Numri i vetëvrasjeve ka shënuar rënie nga ky vit ku vitin e kaluar kanë qenë 38 vetëvrasje dhe…
Alsat 2019-09-10T15:57:44+02:00 Këshilli gjyqësor e shkarkoi nga detyra Jovo Vangellovskin. Ai tashmë nuk është kryetar i Gjykatës Supreme e as gjykatës. Përveç tij, është shkarkuar edhe Rahillka Stojkovska. Sipas Këshillit, ata kanë vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Të dytë para dy viteve ishin pjesë e Këshillit penal që ia anuloi paraburgimin biznesmenit Sead Koçan pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga Prokuroria e rregullt për rastin e PSP-së “Trust”. Kryetari i Këshillit gjyqësor ishte i përmbajtur lidhur me shkarkimin. Unë vetëm mundem t’ju them se një kryetar është shkarkuar nga detyra dhe dy gjykatës janë shkarkuar…
Dikur udhëheqës i protestave të studentëve, tash kandidat serioz për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti po është i bindur në fitore në zgjedhjet e ardhshme.Mirëpo, shumë rrallë kemi mundur ta shohim Albin Kurtin se si është dukur kur ka qenë fëmijë. Në foton më poshtë mund ta shihni Albin Kurtin kur ka qenë fëmijë, ku shihet së bashku me mësuesen e tij, Nafije Deva. Ndryshe, Albin Kurti sot është një ndër politikanët më të njohur.
Alsat 2019-09-10T15:41:18+02:00 VMRO-DPMNE do të insistoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe në takimin e sontëm të kryeministrit Zoran Zaev me Hristijan Mickoskin. Nga opozita maqedonase thonë se për të çdo datë është e pranueshme ndërsa shprehen të bindur për fitore dhe ndërrimin e pushtetit. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev thotë se opozita ka legjitimitet të kërkojë zgjedhje në çdo kohë, por me rëndësi është data për hapjen e negociatave me BE-në. Për ne është e pranueshme çdo datë dhe atë që prej nesër të shpallen zgjedhjet. Sot, Zoran Zaev do të ketë kohë të mendohet dhe prej nesër ti thotë…
Që nga shpallja e datës së zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, efikasiteti i punës në institucionet qendrore dhe lokale ka rënë dukshëm, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, ndikimi i zgjedhjeve në punën dhe efikasitetin e institucioneve është rritur dukshëm, pasi që zyrtarët, si ata komunalë ashtu edhe ata të qeverisë në largim, janë vënë në garë për të siguruar vota për partitë që përfaqësojnë.Sipas shoqërisë civile, si në nivelin qendrore ashtu edhe atë lokal, është evidente edhe mosparaqitja e zyrtarëve në vendet e tyre të punës, fakt ky që besohet se “e dëshmon politizimin e institucioneve në Kosovë”.…
Alsat 2019-09-10T15:13:45+02:00 Policia e Tetovës akoma nuk ka kompletuar lëndën për incidentin e një dite më parë në Spitalin e këtij qyteti ku u raportua për një zënkë mes mjekut dhe një pacienti. Lënda nesër pritet të dërgohet në prokurori, thonë për Alsat burime nga policia e Tetovës. Shefi i repartit të Kirurgjisë në Spitalin e Tetovës Ylber Besimi thotë se pacienti ka bërë denoncim të rrejshëm në polici pasi sipas tij, pacienti ka filluar të bartëse dhe fyejë ndaj mjekëve kujdestarë edhe pse i njëjti është pranuar dhe trajtuar pa pasur termin. Besimi kërkon që organet e rendit të…
Alsat 2019-09-10T15:05:19+02:00 10 javë nga aksioni policor në Luboten për sekuestrimin e duhanit, akoma nuk është ngritur asnjë kallëzim penal. Nga Policia Financiare thonë se procedura para hetimore ende vazhdon për veprën penale: “Kontrabandë, mashtrim doganor dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimeve”. Nga drejtoria e Arafat Muharremit, përmes një përgjigje me shkrim thanë për Alsat se akoma nuk kanë marrë raportet nga ekspertiza e forenzikës digjitale për të dhënat nga pajisjet e konfiskuara kompjuterike të firmave të bastisura dhe nga celularët e banorëve. Kallëzime penale nuk janë ngritur pasi që ende vazhdon procedura para hetimore. Pas përfundimit të procedurës…
Në imazhin e një oborri mbretëror të mesjetës, spikaste veç padronit dhe gaztori, që i veshur me rroba shumëngjyrëshe, do të argëtonte mysafirët e lordëve përmes talljeve apo imitimeve. Gjithsesi, roli i gaztorit, është më i vjetër se periudha mesjetare. Faraonët egjiptianë, argëtoheshin me gjestet e gaztorëve, po aq sa homologët e tyre të mëvonshëm në Evropë. Edhe romakët e kishin qejf një gaztor, sidomos në festat e mëdha.Nëse tradita e gaztorit ishte e lashtë, ajo është gjithashtu shumë më e ndryshme sesa mund ta imagjinonim ne. Roli i gaztorit, ishte shumë më tepër se sa të bërit shaka, apo…
Një tifoze iraniane e futbollit ka vdekur një javë pasi ia vuri flakën vetes pranë një gjykate pasi kishte kuptuar se mund të dënohet me gjashtë muaj burgim për shkak të përpjekjes për të hyrë në stadium.Vdekja e tifozes Sahar Khodayari nxiti reagime të shumta në Iran, ku gratë nuk kanë të drejtë të futen në stadiume të futbollit, ndonëse kanë mundësi të përcjellin sporte të tjera, siç është volejbolli. Khodayari, 30 vjeçe, vdiq në një spital në Tehran. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve “Shafaghna”. Tifozja njihej edhe me nofkën “Vajza e kaltër” në rrjetet sociale për…
Mesditën e sotme në rrugën “Afrim Vitija“ ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosurRastin për Express e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë në Prishtinë. “Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për…

