Mesditën e sotme në rrugën “Afrim Vitija“ ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i plagosur
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zyra për informim e policisë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka konfirmuar policia.
Express ka siguruar video nga vendi i ngjarjes pas plagosjes në Prishtinë:




