Alsat 2019-09-10T14:34:29+02:00
Nga epilogu i takimit të liderëve varet edhe caktimi i seancës plenare për shkarkimin e Katica Janevës nga Prokuroria Speciale Publike. Grupet parlamentare konfirmojnë se janë marr vesh që pas takimit të liderëve t’i propozojnë kreut të Kuvendit thirrjen e seancës edhe pse javën e kaluar si ditë e mundshme për shkarkimin e saj u fol dita e martë. Javën e kaluar, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, mbi bazën e kërkesës së Këshillit të Prokurorëve Publik, konkludoi shkarkimin e Janevës nga Specialja me akuzat për punë jo profesionale, jo ligjore dhe të pandërgjegjshme. Pas shkarkimit nga Kuvendi me 2/3 e votave dhe me Badenter, Këshilli i Prokurorëve Publik duhet të miratojë vullnetin e Kuvendit dhe të shkarkojë Janevën ndërsa jo zyrtarisht pritet që të pares së Speciales, mbi dyshimet për përfshirje në rastin “Reket” t’i merret edhe mandati si prokurore publike.
Alsat
Loading…




