Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Latifi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për sistemin gjqyësor në vendin tonë. Latifi thotë se kur PDK të marrë postin e kryeministrit ligji do të funksionojë.
“Secili që ka bërë një krim do përgjigjet para ligjit”, ka thënë Latifi.
“Ne nuk jetojmë në komunizëm ku për veprat e një individi akuzohet i gjithë subjekti”
Tutje Latifi ka thënë se PDK e ka larguar një fenomen shumë të përhapur dhe të zakonshëm në skenën politike të Kosovës, atë të riciklimit të kandidatëve për deputetë në lista të votimit./Gazeta Express/




