Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Haziri ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj figurës së Agim Veliut, që ata e konsiderojnë si njeri të PDK’së brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe madje edhe e kanë akuzuar si njërin prej personave të cilët kanë penguar koalicionin parazgjedhor mes VV’së dhe LDk’së.
“Agim Veliu është pjesë e LDK’së për 20 vite. Ai nuk guxon të sulmohet për arsye manipulative të publikut të gjerë. Ai është i plagosur nga njerëz të dyshimtë që nde nuk janë gjetur. Ai si edhe shumë tjerë po presin që 20 vite që të vihet drejtësia në vend. Si guxon Kurti të bëjë këso akuza se ai ka lidhje me PDK’në ”, ka thënë Lutfi Haziri.
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë se po të pyetëshin Haziri dhe Veliu në LDK, me shumë gjasë ata do shkonin në koalicion paszgjedhor me PDK’në.
Por Haziri e ka mohuar këtë duke thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si të vetmin partner të mundshëm për të krijuar koalicion pas zgjedhjeve.
“Në të gjitha politikat sektoriale kemi arritur një pajtim. Jemi harmonizuar në planet tona dhe ne e shohim vetëm VV’në si subjekt me të cilin do të bashkëpunojmë”
Tutje, Haziri ka shtuar se kurrë në jetë nuk ka bërë koalicion me PDK’në duke cituar edhe fitorën në komunën e Gjilanit ku evitoi një koalicion me këtë subjekt. /Gazeta Express/




