Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është i ftuar sonte në emisionin Pressing zgjedhor në T7.
Gjini në këtë emision ndër të tjera foli edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me datën 6 tetor në vend. AAK cilësohet se përkrahjen më të madhe merr nga Rrafshi i Dukagjinit, ndonëse ka fituar komuna të shumta në rajone tjera në zgjedhjet lokale. Gjini rreth këtyre emërtimeve thotë kështu:
“Nuk e përfaqësojmë vetëm rajonin e Dukagjinit. Por mos të harrojmë se ky rajon përfaqëson një të tretën e gjthë vendit. Andaj nuk po flasim për ndonjë pjesë të vogël të Kosovës”, ka thënë Gjini.
Tutje ai përmend punën e qeverisjes së drejtuar nga Ramush Haradianj i cili ka punuar njejtë në të gjithë vednin pa bërë dallime rajonale. Gjithashtu ai thotë se në listë të kandidatëve për deputetë janë banorë të shumë pjesëve të Kosovës, por që normalisht më shumë deputetë ka nga ato pjesë ku subjekti ka përkrahje më të madhe.
“Ne kemi votues nga e gjithë Kosova”, shtoi kryetari i Gjakovës.
Ai gjithashtu ka përmendur kandidatët nga partitë tjera. Për LDK’në ka thënë se nuk janë parti që veprojnë, duke përmendur kështu rastin e mbetjes pa çymyr të vendit si pasojë e dështimit të shpronësimeve në rajonin e Obiliqit. Ndërsa për Albin Kurtin ka thënë se është mashtrues. Sa i përket Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt ai ka thënë se ata nuk kanë gjasa të fitojnë zgjedhjet./Gazeta Express/




