Itali- Karabinierët në Peruxhia arrestuan dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave. Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij. Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë,…
Author: almakos
Policia greke ka vendosur në pranga dy shqiptarë të moshës 41 dhe 52 vjeç, për posedim dhe trafikim droge mbrëmjen e së hënës. Gjatë operacionit policor në Kretë u gjetën dhe u sekuestruan: – 1.92 kg kokainë – 910 euro para të gatshme, të fituara nga trafikimi i drogës. – 3 telefona celularë
Gjykimi për lëndën “Aditiv” për keqpërdorim në kompaninë shtetëore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurove, vazhdon sot në sallën gjyqësore të INP Idrizovë. Gjykimi, fillimisht, duhet të vazhdonte më 21 gusht, por është shtyrë për sot. Shkak për shtyrjen, siç kumtoi Gjykta themelore penale Shkup, ishte miratimi i aktakuzës kundër B.N., si vazhdim i hetimit, si dhe propozimi për bashkim të aktakuzave. “Duke pasur parasysh aktakuzën me KOK OOA 47/25, që paraqet vazhdim të hetimit për lëndën konkrete, ishte miratuar dhe dërguar në këshillin gjyqësor gjatë ditës së sotme, siç edhe informuam në kumtesën e kaluar, ndërkaq…
Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk guxon të jetë peng i kontesteve bilaterale apo çështjeve të identitetit. Nëse kjo lejohet, rrezikon jo vetëm stagnim të një vendi, por edhe humbje të kredibilitetit të tërë procesit, potencoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në mëngjesin e punës me shefat e diplomacive të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe të dërguarit e posaçëm e BE-së për zgjerim, mbajtur në kuadër të Forumit strategjik të Bledit. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane dhe punon në mënyrë aktive në reformat dhe implementimin e Planit të…
Seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës është shtyrë, duke lënë në pritje një çështje të rëndësishme ligjore që përfshin disa ish-deputetë të njohur. Çfarë do të ndodhë tani me këtë rast dhe si do të ndikojë kjo në procesin gjyqësor? Shtyrja e seancës së sotme është konfirmuar nga avokati i Pal Lekaj, Musa Damati. Ai njoftoi se palët janë informuar përmes telefonit se seanca nuk do të mbahet siç ishte planifikuar. Kjo situatë ngre pyetje mbi arsyet e vërteta të kësaj shtyrjeje dhe pasojat që mund të ketë për të akuzuarit. Damati theksoi…
Itali– Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë gjatë një aksioni, pasi akuzohet për ngacmimin seksual të dy vajzave, njëra prej të cilave është minorene. Ngjarjet kanë ndodhur në Peruxhia, ndërsa i dyshuari ishte një emër i njohur për autoritetet, për shkak të precedentëve të mëparshëm. Gjithashtu ai po hetohet edhe për furnizim me lëndë narkotike, hetim që është nën proces. Denoncueset janë të moshës 16 dhe 29 vjeçe, teksa rastet e ngacmimeve seksuale ishin kthyer në shqetësim për komunitetin e zonës. Prej këtu nisën hetimet, ndërsa dy denoncueset kanë rrëfyer edhe detajet e sulmeve. Ato konfirmuan se ishin sulmuar…
Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit mbahen homazhet e lamtumirës për Dhimitër Anagnostin, ikonën e kinematografisë shqiptare, i cili u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Aktorë, regjisorë, kolegë të afërt, figura të njohura të artit dhe politikës, por edhe qytetarë të thjeshtë, po i japin sot lamtumirën mjeshtrit të madh, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në kulturën shqiptare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 13:00. Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit, ashtu siç kishte lënë amanet në Vuno të Himarës, vendlindjen…
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas Prokurorisë, shtetasi me iniciale A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’. Nga hetimet, në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., zhvilloheshin lojëra fati, të ngjashme me ato të…
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat. Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.
Në korrik të vitit 2025 në krahasim me të njëjtin muaj të kaluar, shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregtia me pakicë me ushqime, pije dhe duhan, nominalisht është rritur për 7,2 për qind, ndërsa në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind, kumtoi Enti shtetëror i Statistikës. Në tregtinë me pakicë në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet: Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 7,2 për qind, dhe në terma realisht ka rënie për 0,4 për qind. Tregtia me pakicë e produkteve…
Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, përcolli dje një mesazh të fortë nga Forumi i Bledit në Slloveni, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Komisionerja e BE-së theksoi se procesi i integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka rrugë të shkurtër dhe se prioritet mbetet zbatimi i reformave, forcimi i shtetit të së drejtës dhe garantimi i lirisë së medias. “Që të jemi në gjendje të pranojmë këto vende, ato duhet të zbatojnë reformat. Sundimi i ligjit dhe media e lirë janë të panegociueshme”, deklaroi Kos. Ajo përmendi se procesi nuk ka të bëjë vetëm me vendimmarrjen…
Një ngjarje e trishtueshme ka ndodhur në një qytet luksoz, ku një ish-menaxher i Yahoo, Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, vrau nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Kjo tragjedi e tmerrshme është e lidhur me ndërveprimin e tij me një chatbot të inteligjencës artificiale, i njohur si ChatGPT, që ai e quajti ‘Bobby’. Soelberg, i cili kishte një histori të gjatë me probleme mendore, duket se kishte zhvilluar një marrëdhënie të çuditshme me këtë chatbot. Ai e besonte se bisedat me të ishin një burim të vërtetë të informacionit dhe udhëzimeve, duke e çuar atë në një rrugë të…

