Author: almakos

Një gjykatë franceze e shpalli vajzën e mbretit saudit, Princeshën Hassa Bint Salman, fajtore për pjesëmarrje në dhunën me armë dhe e dënoi me 10 muaj me kusht.Princesha Hassa akuzohet se ka urdhëruar një truprojë të rrahë një punëtor në apartamentin e saj luksoz në Paris. Sipas aktakuzës, punëtori Ashraf Aid i tha policisë se truproja ia kishte lidhur duart, e grushtoi dhe e detyroi të puthte këmbët e princeshës pasi ajo e akuzoi se kishte xhiruar me telefon mobil. Ai tha se princesha e trajtonte si qen dhe ndërsa truproja po e rrihte, ajo i tha: “Do ta shihni…

Lexo më Shumë

Nga Fakulteti Filozofik kanë kundërshtuar një vendim të tillë, thonë se dëmtohen studentëtShumë shpejt do të hapet afati për aplikim në universitet. Por jo të gjithë do të kenë mundësinë të testohen, për të vazhduar studimet e nivelit Master dhe Doktoraturë. Sipas një udhëzimi administrativ të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2018, secili aplikant duhet të dorëzojë një certifikatë e cila dëshmon që ka njohuri të një gjuhe të huaj, raporton T7. Për dikë është e arsyeshme që të vendoset si kriter njohja e një gjuhe të huaj. Mirëpo sipas dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, një proces…

Lexo më Shumë

Universiteti i Oksfordit është renditur i pari në listën ndërkombëtare të universiteteve më të mira për të katërtin vit me radhë.Vlerësimet vjetore të realizuara nga revista “Times Higher Education” kanë renditur universitetin amerikan, Instituti i Kalifornisë për Teknologji në vendin e dytë si dhe Universitetin Kembrixh në të tretin. Mirëpo kësaj here është paralajmëruar se universitetet në Britani janë “duke pasur vështirësi për të ruajtur vendin e tyre” kundrejt rivalëve globalë. Sipas përpiluesve të listës, Gjermania ka mundësi që të tejkalojë Mbretërinë e Bashkuar, sa u përket universiteteve më të mira në Evropë. Universitetet amerikane vazhdojnë të dominojnë në renditje…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni mes Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, Fatmir Limaj, ka thënë se askush nuk e beson se vetëm një njeri i vetëm mund ta mbrojë Kosovën sepse atë e mbrojnë qytetarët. Ai ndër tjera shtoi se Kosova humb nëse ia kthen shpinën dialogun dhe se vendi ynë do të ishte i mjerë vetëm nëse mbështetet në guximin e një njeriu.“Kush e beson tani se një njeri mund ta mbrojë Kosovën? Kosovën e mbrojnë të gjithë qytetarët e saj” tha Limaj në tubimin ku u zyrtarizua si kandidat për kryeministër. Ai gjithashtu…

Lexo më Shumë

“Gare du Midi” është një nga stacionet më të mëdha të trenave në Bruksel, kryeqytetin Belgjikës.Pos për këtë, ky stacion njihet edhe për papastërti e mungesë mirëmbajtje. Duke përdorur reputacionin e keq publik të këtij stacioni, drejtori i aeroportit të Antëerp-it, Marcel Buelens, e ka krahasuar, këtë rival në fushën e transportit, me Kosovën. Në komentet e tij ofenduese, Buelens tha se “Gare du Midi duket më shumë si Kosova sesa pjesë e kryeqytetit të Belgjikës”. Ndaj këtyre krahasimeve reagoi diaspora shqiptare e Kosovës, e cila në një ankesë zyrtare, e vlerëson si “raciste dhe ksenofobike” gjuhën e përdorur nga…

Lexo më Shumë

Në konvetën e Koalicionit NISMA-AKR-PD, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo kohë nuk është e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.Pacolli ka vlerësuar se pas këtyre proceseve Kosova do të mbetet mbrapa në zhvillim. “Për arsyeje se Kosova ishte në mes të zhvillimeve shumë të rënëdëisshme, kishte përpara prioritete dhe sfida të mëdha, por nëse shikojmë interesin e qytetarëve është dashtur të vazhdohen punët, Kosova ka mbetur shumë mbrapa”, ka thënë Pacolli. I pari i AKR-së ka shtuar se brengosëse është koha që do të shpenzohet për fomimin e qeverisë së re pas 6 tetorit. “Partitë pas zgjedhjeve nuk janë marrë…

Lexo më Shumë

Çmimet e naftës kanë shënuar rritje pasi ministri i ri i energjisë i Arabisë Saudite u zotua se do të vazhdojë politikën e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) për shkurtimin e prodhimit për të mbështetur çmimet.Çmimi i naftës Brent është rritur për 1.52 për qind duke u mbyllur në 62.67 dollarë për fuçi. Ky çmim shënoi rritje edhe të martën në mëngjes duke arritur në 62.84 dollarë për fuqi. Princi Abdulaziz bin Salman të dielën u emërua ministër i ri i Energjisë në Arabinë Saudite, duke zëvendësuar ish-ministrin Khalid al-Falih, i cili kryesoi me marrëveshjen për shkurtimin e…

Lexo më Shumë

Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka vdekur.Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë  për Gazetën Express se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend. “Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar…

Lexo më Shumë

Në një tubim elektoral me mërgatën në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërkaq Vjosa Osmani e LDK’së do të bëhet kryeparlamebntareI pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK’në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet. Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti. Ndërkaq Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit nuk…

Lexo më Shumë

Në repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, lajmërohen për çdo vit rreth 55 raste të reja të fëmijëve me sëmundje malinje.Shefja e repartit Dr. Violeta Grajqevci-Uka thotë se rreth 60 për qind e fëmijëve trajtohen në Kosovë, ndërsa disa raste të tjera më specifike dërgohen jashtë vendit. “Fëmijët që janë për radioterapi apo për transplant të palcës kurrizore i dërgojmë jashtë. Poashtu fëmijët që janë me rikthim të sëmundjes”, deklaron doktoresha për RTK-në. Doktoresha thotë se të gjitha rastet urgjente që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, brenda një kohe të shkurtë 24 ose 48 orë plotësohen…

Lexo më Shumë

Inspektorati Policor i Kosovës kishte suspenduar nga detyra gjashtë zyrtarë të policisë në Gjakovë e në mesin e tyre edhe komandantin e policisë së kësaj komune, Kristë Gjokaj. Mirëpo, sot është ndërprerë suspendimi i përkohshëm i tyre dhe ata do të kthehen në vendet e tyre të punës, shkruan ExpressLajmin e ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili ka shkruar në Facebook se vendimin për kthimin në punë të zyrtarëve policorë e ka marrë drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. “Heronjtë e Policisë së Gjakovës në krye me komandantin e tyre Major Kristë Gjikaj kthehen në punë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-12T17:57:52+02:00 Zinepe Iseini, e lindur në vitin 1988 nga Gostivari, është një vajzë 29 vjeçare, e vetmuar, e pa punësuar, jeton me ndihmë sociale dhe ndihmave të bamirësve, që nuk i mjaftojnë për jetë normale, sepse ajo që nga mosha e sajë 16 vjeçare, pra plot 14 vite, vuan nga sëmundja e veshkave dhe trajtohet në Spitalin e qytetit të Gostivarit, në repartin e hemodializës. [embedded content] Ajo, bën dializë 3 herë në javë, nga 4 orë dhe shpëtim i vetëm është dializa, pra gjendja shëndetësore dhe jeta e saj momentalisht varen nga aparati për dializë, dhe ka nevojë…

Lexo më Shumë