Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale shpërlarje e parave.Kjo është komunikata zyrtare e Prokurorisë Speciale: Prishtinë, 12 shtator 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.G., gjatë vitit 2012-2014, në vazhdimësi, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë se pasurisë se përfituar…
Author: almakos
Konfliktet dhe katastrofat detyruan afro 11 milionë njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në gjysmën e parë të këtij viti, tha Qendra për Monitorimin e Zhvendosjeve, duke paralajmëruar se zhvendosja masive po bëhet “normë”.Fatkeqësitë natyrore, siç janë stuhitë dhe përmbytjet, shkaktuan largimin e rreth 7 milionë njerëzve nga shtëpitë e tyre, ndërsa 3.8 milionë të tjerë u larguan nga konflikti dhe dhuna. Siria, Republika Demokratike e Kongos, Etiopia dhe Jemeni kanë nivelet më të larta të shpërnguljes për shkak të konflikteve. “Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të zhvendosjes po rritet, ndërsa më shumë njerëz jetojnë në varfëri…
Pas përfundimit të vizitës në Serbi, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka folur edhe një herë për temën e pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shpjeguar se pse po e mbanë një qëndrim të tillë, shkruan Gazeta Express.Zeman ka thënë se në rast se Kosova do të udhëhiqej nga parti demokratike, nuk do të kërkonte asnjëherë tërheqjen e njohjes së pavarësisë. “Fatkeqësisht partitë demokratike në Kosovë kanë një përfaqësim shumë të dobët”, ka thënë Zeman në një konferencë para gazetarëve teksa ka folur për vizitën e tij në Beograd. Para gazetarëve cek Zeman ka thënë se ka dy argumente se…
Autoritetet turke po përgatiten të përmbytin qytetin 12.000 vjeçar, Hasankeyf, në juglindje të vendit, për të ndërtuar një digë.Hasankeyf mendohet të jetë një prej vendbanimeve më të vjetra që vazhdojnë të jenë të banueshme në Tokë; ai ka me mijëra shpella, kisha e varre të hershme. Por ky margaritar i historisë njerëzore shumë shpejt mund të zhduket. Pjesa dërrmuese e tij do të mbulohet nga uji me nisjen e projektit të shumë diskutuar Ilisu. Banorët kanë protestuar me forcë duke e quajtur këtë vendim “një barbari”, por thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Hasankeyf ka qenë vërtet…
Vetëm edhe pesë ditë kohë u kanë mbetur kosovarëve për t’i legalizuar armët. E ndonëse numri i armëve ilegale në vend shkon në mbi 250 mijë, kërkesë për legalizim deri tani kanë bërë vetëm 1 mijë e 700 qytetarë, shumica e të cilëve janë nga Prishtina e Prizreni. Por, ky numër mund të rritet deri më 17 shtator, që është edhe afati i fundit për të aplikuar për legalizim. Ndryshe, kostoja totale për legalizim arrin vlerën e rreth 300 eurove.Arjeta Shabani Shtëpitë e kosovarëve po del të jenë të mbushura me armë ilegale. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të…
Alsat 2019-09-12T16:32:28+02:00 Është lokalizuar tërësisht zjarri që mbrëmë shpërtheu mbi fshatin Sinican në atarin e komunës së Bogovinës. Zjarri sipas informative të zjarrfikësve, është shkaktuar nga dora e njeriut. Zjarri fillimisht është shkaktuar në mbeturnat e hedhura rreth rrugës që shpie për në Malësi të Sharrit, ndërsa më vonë, zjarri ka filluar të përhapet edhe nëpër pyeje. Falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri që ishte aktivizuar rreth orës 19 të mbrëmjes, diku rreth orës 22 u arrit të lokalizohet dhe të mbrohen pyjet nga përhapja e mëtejmë e zjarrit. Nga zjarri që supozohet të jetë shkaktuar nga dora e…
Kandidati i AAK-PSD’së Dardan Molliqaj e ka bërë postimin e dytë pas debatit të mbrëmshëm pas të cilit është përfshirë në një incident me Haki Abazin, i cili ka thënë se është sulmuar nga ish –sekretari i VV’së. Edhe pse i akuzuar për sulm, Molliqaj ka thënë se nga mbrëmë ka marrë mbështetje nga shumë njerëz ndërkohë që e ka prerë debatin nga emisioni Pressing për ta treguar “triumfin” ndaj Haki Abazit. Të dy protagonistët janë marrë në pyetje nga prokuroria ndërkohë që policia rastin e ka kualifikuar si sulm.Më poshtë mund ta shihni të plotë postimin e Molliqajt ku…
Gjykata Themelore në Pejë kë bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj të pandehurve V.K dhe A.U.I pandehuri V.K me datë 10.09.2019, rreth orës 12:50, në Pejë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta këtu të dëmtuarin A.UMe këtë rast, të dyshuarit kanë vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit tjetër dhe të kalimtarëve të tjerë që ishin në rrugë, në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme që kanë pasur, ditën kritike i pandehuri së bashku me të dyshuarin L.K,…
Në ambientet e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në këto momente po intervistohet ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i PSD’së, Dardan Molliqaj. Pak minuta më para deklaratë ka dhënë edhe deputeti i VV’së, Haki Abazi. E prania e tyre para hetuesve lidhet me atë që ndodhi mbrëmë pas përfundimit të emisionit ‘Pressing’, me Leonard Kërqukin. Deputeti i VV’së, Haki Abazi pas përfundimit të emisionit deklaroi se u sulmua fizikisht nga Molliqaj i PSD’së.Lajmin për intervistim e ka konfirmuar për Express edhe kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi. “Mund të ju konfirmojë se Prokuroria e shtetit tashmë ka…
Alsat 2019-09-12T15:47:50+02:00 Nga 1 tetori për të shkruar një ilaç tek mjeku amë dhe të njëjtën ta merrni në farmaci, paraprakisht do të duhet ta tregoni letërnjoftimin ose pasaportën. Nga Fondi shëndetësor thonë se ndryshimet vijnë me qëllim evitimin e keqpërdorimeve të ilaçeve nga ana e pacientëve dhe furnizimin e papenguar të personave të siguruar me ilaçe. Për fëmijët, ilaçet do të mund ti tërheqin prindërit e tyre duke treguar letërnjoftimin. Ilaçet mund të tërhiqen edhe për personin tjetër por, gjithmonë duke treguar letërnjoftimin e personit që tërheq ilaçet”-tha Den Donçev, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor. Drejtori i Fodnit…
Alsat-M 2019-09-12T15:37:18+02:00 Për takimin e fundit të liderëve mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit që zgjati deri në orën 3 pas mesnatës, analisti Arsovski thotë se bëhet fjalë për mospasje të konsideratës për orarin e punës së mediave. Në këto raste, Arsovski thotë se duhet të ketë konferencë për rrjedhën e takimit. Njëjtë sikur edhe deri më tani, në kushte krize, mediat ngecin deri në orët e vona për shkak të mungesës së kurtuazisë profesionale të politikanëve. Politikanët shpesh mendojnë se puna e tyre është më e rëndësishmja në botë dhe se bisedimet e tyre do ta lëvizin shtetin. Për…
Alsat-M 2019-09-12T15:32:04+02:00 Policia ka arrestuar një person i cili në orët e para të mëngjesit sulmoi personelin mjekësor. Sulmuesi ka goditur edhe pjesëtarët e policisë të cilët kishin ardhur për ti mbrojtur punonjësit e spitalit “Shën Naumi i Ohirt”. Motivet e sulmit nuk dihen ende. Drejtori i spitalit Ivan Spirovski tha se sulmi ndaj personelit mjekësor ka qenë i ashpër duke shtuar se rastet e tilla nuk janë të rralla në spitalin që ai e drejton. Ka ndodhur një rrahje masive, u sulmua personeli, sigurimi, e më pas edhe policja e cila është thirrur për ndihmë. Grupi sulmues ishte i…

