Alsat 2019-09-12T16:32:28+02:00
Është lokalizuar tërësisht zjarri që mbrëmë shpërtheu mbi fshatin Sinican në atarin e komunës së Bogovinës. Zjarri sipas informative të zjarrfikësve, është shkaktuar nga dora e njeriut. Zjarri fillimisht është shkaktuar në mbeturnat e hedhura rreth rrugës që shpie për në Malësi të Sharrit, ndërsa më vonë, zjarri ka filluar të përhapet edhe nëpër pyeje.
Falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri që ishte aktivizuar rreth orës 19 të mbrëmjes, diku rreth orës 22 u arrit të lokalizohet dhe të mbrohen pyjet nga përhapja e mëtejmë e zjarrit. Nga zjarri që supozohet të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, në rrezik potencial kanë qenë edhe disa shtëpi të lagjes së epërme të fshatit Sinican.
Loading…




