Alsat 2019-09-13T09:34:28+02:00 Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapje të negociatave për anëtarësim në BE, thotë në një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti” eurokomisari Johanes Han, i cili së shpejti e braktis dikasterin e zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë së mirë në KE. Maqedonia e Veriut, konsideron Han, ka bërë avancim të konsiderueshëm, ndërsa më i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe zgjidhja e kontestit me Greqinë. “Marrëveshja e Prespës me të cilën iu dha fund kontestit shumë vjeçar për emrin është diçka që duhet të përfshihet në librat e historisë. Kur e mora funksionin, shteti ishte në…
Author: almakos
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me anë të një shkrimi në Facebook ka përshëndetur vendimin e qeverisë serbe për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Nish-Merdare.“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri te kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Pacolli. “Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq më këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla. Vetëm Paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është pritur në takim nga guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike.Thaçi fillimisht e ka falënderuar atë për mbështetjen që ajo, deputetë të Parlamentit dhe Qeveria japoneze i ka dhënë popullit të Kosovës në vitet më të vështira të luftës. “Jemi shumë mirënjohës që gjatë dhe menjëherë pas luftës ju personalisht keni ndihmuar refugjatët e Kosovës”, tha ai. Guvernatorja Koike ka kujtuar si ka organizuar dorëzimin e shtëpive që janë përdorur nga popullata japoneze pas tërmetit në Kobe në vitin 1995. Ajo ka thënë se ende mban në mend pamjet e luftës dhe të refugjatëve të Kosovës.…
Organet e hetuesisë në Kosovë thonë se ende janë duke i vazhduar hetimet për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.Sipas tyre, hetimet nuk po përfundojnë me sukses, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse të Beogradit. Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në asnjë moment nuk kanë pushuar angazhimet për të sjellë para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviq. “Jemi duke i zhvilluar hetimet. Jemi duke grumbulluar prova me dëshmitarë të ndryshëm të mundshëm dhe në asnjë moment…
Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në PrishtinëViktima e moshës 60 vjeçare është nga fshati Vërbnicë i komunës së Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali. Dëshmitarët kanë deklaruar se ai ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash. Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 tek ndërtesa në rrugën ‘Robert Doll’, menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe ekipet mjekësore ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dëshmitarët që në këtë rast janë punëtorët që e kanë pasur koleg viktimën nga Mitrovica, kanë…
Alsat 2019-09-13T08:24:25+02:00 Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot do ta vizitojë Qendrën për trajim të pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec. Shkas për vizitën e punës është fillimi i trajnimit të gjeneratës së re të nëntë të kandidatëve për pilotë. Ministrja do të ketë mundësi ta shikojë edhe trajnimin e pilotëve ushtarakë polakë të cilët trajnohen në simulatorin MI24 në këtë Qendër. Loading…
Një nënë e re në Bjellorusi ndërroi jetë menjëherë pas ditëlindjes së 21-të nga mbytja e shkaktuar nga një dritare lëvizëse në një makinë në pronësi të familjes së saj.Julia Sharko po tërhiqte vajzën e saj 2-vjeçare nga dritarja para makinës kur vajza shtypi aksidentalisht një buton për të mbyllur dritaren. Ai automatikisht filloi të mbyllte dhe të shtypë qafën e nënës së tij, pas së cilës ajo filloi të mbytej. Bashkëshorti i Julia, Arthur e gjeti atë pa ndjenja menjëherë pas incidentit të pamëshirshëm. Menjëherë, ai theu dritaren, e nxori jashtë dhe e çoi në spital, por ajo ndërroi…
Alsat 2019-09-13T08:11:33+02:00 Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot para afaristëve të Odës rajonale në Shtip do t’i prezantojë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve dhe Propozim ligjin për subvencionimin e kontributeve për sigurim të obligueshëm social. Prezantimi i masave është në pajtim me politikat aktive të Qeverisë për shfrytëzimin e mjeteve për financimin e investimeve për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social për rritjen e pagave të të punësuarve deri në 6.000 denarë. Angjushev sot do ta vizitojë edhe zonën industriale Koçan ku…
Në Maqedoni sot do të mbajë mot me diell dhe me erë të fortë në drejtimin verior. Shpejtësia e erës pritet të arrijë 70 kilometra në orë. Në Shkup dhe në rrethinë temperatura do të arrijë deri në 28 gradë Celsius. The post Moti sot, me diell dhe erë të përforcuar appeared first on ALSAT-M.
Melania Trump ka rënë pre e lajmeve dhe kritikave për një pallto që ajo kishte veshur në një përkujtim të 11 shtatorit, e cila ka një vizatim në pjesën e pasme që duket si një aeroplan që fluturon në një kullë.Në 18 vjetorin e sulmeve terroriste, Presidenti Donald Trump ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të vetes dhe zonjës së parë në Memorialin Kombëtar të Fluturimit 93 në Qarkun Somerset, Pensilvani, me titullin “Ne kurrë nuk do ta harrojmë 9.11.01.”, shkruan DailyMail. Imazhi është realizuar kur çifti vizitoi memorialin më 11 Shtator 2018, dhe ajo që tërheq vëmendjen…
Nenad Rashiq nga koalicioni “Sloboda” ka treguar se pse është krijuar ky koalicion që tash përfaqëson serbët e Kosovës – përpos Listës Serbe.Ai në Analiza Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se kjo ide ka ekzistuar edhe më herët, por nuk është realizuar për shkak të monopolit agresiv që e ka pasë Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi dhe Prishtina zyrtare. “Nuk është një revolucion që e kemi bërë tani. Kjo ide ka ekzistuar edhe në zgjedhjet e mëparshme në vitin 2017 kur e kemi parë për fat të keq që Lista Serbe si opsion më i fuqishëm politik thjesht…
Autostrada Prishtinë – Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e saj, por tregon edhe dëshirën që të gjitha zgjidhjet t’i arrijë përmes kompromisit dhe punës së përbashkët, ka thënë ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviq, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime për ndërtimin e pjesës së autostradës prej Nishit deri në Merdare.Një pjesë e opozitës në Serbi, e kritikon këtë projekt duke akuzuar qeverinë, që autostrada që çon në Kosovë dhe Shqipëri, nuk është në interesin kombëtar të Serbisë. Autostrada që mund të bashkojë në…

