Kryeqyteti i Francës, Parisi, u bllokua pothuajse tërësisht pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën kundër reformave të planifikuara në pensione.Dhjetë nga 16 linjat e metrosë u mbyllën, ashtu si edhe disa shërbime të trenave. Greva – më e madhja nga viti 2007 – është veprimi i parë i madh kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për pensione universale. Ky plan parasheh të hiqen pensionet më të favorshme, që i marrin detarët, notuesit, punonjësit e operës në Paris e të tjerë. Ata që dalin në pension para moshës 64 vjeç, me këtë plan, po ashtu do të marrin pension…
Author: almakos
Të enjten në Mitrovicë një i mitur i komunitetit shqiptar i moshës së mitur ka treguar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të komunitetit serbRasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën Kolasinska në Mitrovicë. Policia bën të ditur se edhe personat që dyshohet se e kanë sulmuar të miturin shqiptar janë po ashtu të mitur dhe se ende nuk janë identifikuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin. “Rr. Kolasinska, Mitrovicë 12.09.2019 – 16:30. Viktima mashkull K-Shqiptar i moshës së mitur ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar…
Alsat 2019-09-13T13:17:55+02:00 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë kritikoi të premten futjen në lista zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin në Kosovë. “Si mund ta marrin seriozisht qytetarët përkushtimin e shprehur të partive politike për sundim të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive ka individë me aktakuza në fuqi, me dënime për shkelje, si: krimet e luftës dhe sulme, si dhe me sanksione ndërkombëtare për krime të luftës dhe korrupsion”, thuhet në një postim në Facebook të Ambasadës amerikane. Kosova mban zgjedhjet e përkohshme parlamentare më 6 tetor. Përkundër zotimeve të disa partive politike…
Blogerja britaniko – australiane, Jolie King, ishte arrestuar në fillim të korrikut në Iran me të dashurin e saj, pasiqë u dyshuan se qëndronin prapa fluturimit të një droni në kryeqytetin iranian, Teheran.Ajo u dërgua në një burg iranian bashkë me britaniko – iranianen Nazanin Zaghari – Ratcliffe e cila ishte burgosur që nga viti 2016. (Foto: Nazanin Zaghari – Ratcliffe ) Ato u dërguan në burgun Evin, që ndodhet në malet Albert në Tehranin perëndimor. I ndërtuar në vitin 1972, ky burg përshkruhet si një nga burgjet më brutale në Iran gjithsesi, por edhe në botë. Blogerja britanike, e ka…
Alsat 2019-09-13T12:54:31+02:00 Tanimë është e qartë se lëndët e PSP-së do të vazhdojnë para gjykatave, tha sot në fjalimin e saj ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, me rastin e fillimit të projektit tuining për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe sigurimit të procedurave të shpejta, transparente dhe efikase parahetimore dhe hetimore në luftën me krimin. “Sistemi i drejtësisë dëshmoi se funksionon, se ekzistojnë mekanizma që pamundësojnë bllokimin e proceseve”, tha Deskoska, e cila njëherit apeloi që në prag të vendimit për datë për fillim të negociatave interesat e ngushta partiake të lihen anësh dhe në rend të parë të…
Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë vendim që shteti kosovar t’ia paguajë 95 mijë euro familjes së Diana Kastratit, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte neglizhuar rastin e vajzës së tyre.Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka shkruar në Twitter rreth këtij rasti, duke e lavdëruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren. “Gjykata Themelore në Prizren e bëri një hap të madh drejt forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë duke e shpallur shtetin përgjegjës lidhur me dështimin për ta mbrojtur një qytetar nga dhuna familjare. A mundet Kuvendi të shkojë edhe më tutje duke e miratuar një…
Alsat 2019-09-13T12:48:20+02:00 Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se negociatat për ligjin e prokurorisë do të vazhdojnë në tentim për të siguruar 80 vota. Propozimet e pushtetit janë shkruar dhe do të inkuadrohen në propozim ligj. Fillojmë me propozime të shkruara të cilët do t’i prezantojë edhe ministrja Deskoska. Mbrëmë kemi punuar deri vonë që gjithçka të vendosim në letër. Sot shërbimet e shikojnë dhe nëse gjithçka është në rregull ngadalë do ta lëshojmë në procedurë, në bisedime edhe me partitë politike duke u përpjekur të gjejmë zgjidhje ku të paktën me shumicë prej 2/3 ose me konsensus, siç shpresojmë,…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me anë të një shkrimi në rrjetin social Tuitter ka thënë se qytetarët nuk mund të marrin seriozisht partitë politike që kanë vendosur persona me të kaluar kriminale në listat për deputetë.“Si ka mundësi që qytetarët të marrin seriozisht përkushtimin e partive për sundim të ligjit kur ato kanë futur në listat për kandidatë individë me aktakuza aktive, dënime pwr krime lufte dhe sulmet, dhe të sanksionuar ndërkombëtarisht për krime të luftës dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett. How can citizens take seriously political parties’ stated commitment to #KosovoRuleOfLaw when…
Deklaratat e Drejtorit të Aeroportit të Antwerp, Marcel Buelens, se ‘ Jugu i Brukselit i ngjanë më shumë Kosovës se sa kryeqytet i Brukselit”, ka nxitur reagime të ashpëra të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Belgjikë.Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Europian kanë dërguar ankesë edhe në UNIA, organ shtetëror ky që merret me diskriminimet, shpifjet edhe akuzat që kanë karakter racist. Ankesë gjithashtu i është dërguar edhe “Shërbimit të Komunikimit” të Aeroportit të Antwerp. Këto deklarata Buelens i kishte bërë gjatë ditës së hënë kur ishte realizuar fluturimi i parë i ‘Air Antwerp’ për në Londër. Ramdan Gjanaj përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Europian,…
Alsat 2019-09-13T12:18:19+02:00 “Edhe përkundër që grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së mbrëmë në pajtim me Rregulloren për punën e Kuvendit ka kërkuar seancë urgjente me të vetmen pikë të rendit të ditës, shkarkimin e të dyshuarës Katica Janeva, një seancë e tillë nuk është caktuar akoma”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së nga ku nënvizojnë se Zaev dhe LSDM me vetë faktin që mbrojnë Janevën nga shkarkimi, ata tentojnë të mbrojnë vetveten. “Në pajtim me raportin e Këshillit të Prokurorëve dhe Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Katica Janeva deri tani duhej të ishte shkarkuar. Kuvendi është i obliguar që të veproj…
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar kompaninë e produkteve të qumështit dhe akulloreve “Magic Ice”.Aty Hoxha u takua me pronaren e kësaj kompanie, Suzana Kadriu-Aliu, e cila udhëheqë me këtë kompani tash e disa vjet. Hoxha u shpreh se gratë kanë një rol shumë të fuqishëm në biznes dhe se duhet një përkushtim i madh për fuqizimin e këtyre grave në biznes.“Suzana është një nga menaxheret më të suksesshme gra dhe me të vërtetë është një motivim për ne gratë që kemi detyra publike apo funksione publike që ti vizitojmë këto kompani për shkak të motivimit…
Alsat 2019-09-13T11:57:58+02:00 Vendimi për hapjen ose jo të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian merret në muajin tetor. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov qëndroi të enjten (12.09) në Berlin ku diskutoi me parlamentarë gjermanë dhe ekspertë të ministrive gjermane dhe Fondacioni Körber, për Marrëveshjen e Prespës dhe reformat që po kryen rajoni. Vizita e tij në Berlin u zhvillua pak javë para se BE të marrë vendimin për fillimin ose jo të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në fund të vizitës së tij, Deutsche Welle zhvilloi…

