Author: almakos

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka marrë vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblim familjes së të ndjerës, Diana Kastrati, e vrarë para disa vjetësh nga ish-bashkëshorti i saj.Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur këtë vendim, derisa, u ka bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë vrasësin e Dianës dhe ta ekstradojnë atë në Kosovë. Gjykata Themelore e Prizrenit paska korrigjuar gabimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me vendimin që shteti t’i paguajë dëmshpërblimin familjes të së ndjerës, Diana Kastrati, për shkak të neglizhimit të rastit të saj. Mirëpres këtë vendim dhe u bëjë thirrje autoriteteve përgjegjëse që, në bashkëpunim me mekanizmat…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë kërkesën e parashtruar nga Lista Serbe, me të cilën kundërshtohej udhëzimi i lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit, votim i vlefshëm në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit, konsiderohet vetëm ai që realizohet përmes dokumenteve identifikuese të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.Vendimi është marrë në mbledhjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku tha për Radion Evropa e Lirë se apeli i Listës Serbe është refuzuar. “PZAP ka vendosur që ta refuzoj apelin…

Lexo më Shumë

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot  edhe një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Hetimet lidhur me këtë rast,  kanë vazhduar sot gjatë ditës në koordinim me prokurorin kompetent ku pasdite është arrestuar edhe një zyrtar policor i Stacionit Policor në Shtime (Drejtoria Rajonale e Ferizajt). Zyrtarit të arrestuar me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka njoftuar dorëheqjen e tij nga AK Partia në pushtet e Turqisë dhe thotë se ai do të nisë një lëvizje të re politike, në sfidën e fundit për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan nga ish-aleatët e tij.“Stabiliteti është përgjegjësia dhe detyra jonë historike ndaj kombit … të krijojmë një lëvizje të re politike,” u tha Davutoglu gazetarëve në Ankara të Premten. Ai shërbeu si Ministër i Jashtëm midis 2009 dhe 2014 dhe më vonë si Kryeministër deri në vitin 2016 kur u shkarkua nga Erdogan dhe u zëvendësua nga Binali Yildrim. Në muajt e fundit, Davutoglu…

Lexo më Shumë

Koalicioni i disa partive që përfaqësojnë serbët e Republikës së Kosovës i emëruar si “Slloboda” (Liria), e kanë nominuar për kryeministër të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit, Nenad Rashiqin.Ky konfirmim është bërë i ditur përmes një komunikate për media, në të cilën përshkruhet edhe e kaluara e Rashiq si politikan dhe aktiviteti i tij politik në Kosovë. Komunikata e plotë: Koalicioni – Sloboda ( Liria) përbëhet nga përfaqësuesit e serbëve autentikë kosovarë , të cilët kanë për qellim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare, për të siguruar demokracinë e plotë në bashkëjetesë me të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T15:52:45+02:00 Armata e Maqedonisë së Veriut së shpejti mund të ballafaqohet me mungesë të numrit të pilotëve ushtarak, për shkak se numri i të interesuarve për këtë profesion ulet dhe nuk mund të zëvendësohen me ato që dalin në pension. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së Qendrës për trajnimin e pilotëve të rinj. Ajo shtoi se me kapacitetin aktual  Armata nuk mund të kontribuojë me pilot në NATO. Ne kemi numër që i plotëson nevojat tona, por nuk është e mjaftueshme që ato nevoja t’i bartim ose tua rekomandojmë NATO-s. Ne edhe në…

Lexo më Shumë

Nenad Rashiq do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni “Sloboda” që në gjuhën shqipe do të thotë liria.Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga ky koalicion. Në komunikatë thuhet se Nenad Rashiq është kandidati më i duhur për t’u nominuar për kryeministër. “Nenad Rashiq është shembulli i drejtë i një përfaqësuesi të vërtetë të serbëve të Kosovës, ai është një intelektual serb, inteligjent dhe i përkushtuar i cili që nga fillimi i marrjes me politikë, ka mënjanuar dallimet si dhe ka rrënuar barrierat e mosmarrëveshjeve në mes te popujve të Kosovës”, thuhet në komunikatë. Koalicioni…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T15:46:38+02:00 Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, pas një seri përpjekjesh të pasuksesshme të partive për tu dakorduar dhe miratuar ligjin e prokurorisë, theksoi se miratimi i një zgjidhje ligjore që zgjidh statusin e PSP-së edhe nuk është aq i nevojshëm. Kalimi i lëndëve të PSP-së, në Prokurorinë e rregullt, sipas ministres, rikthen shpresën se lëndët do të kenë një epilog. Për më tepër, anulohet mendimi juridik i Gjykatës Supreme që PSP-ja është një paditës i paautorizuar pas 30 qershorit 2017. Takime joformale dhe konsultime ekzistojnë edhe këto ditë, jo vetëm sot, por kanë ekzistuar edhe ditët e kaluar. Të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T15:39:31+02:00 Është caktuar për nesër seanca parlamentare për shkarkimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin “Reket”. Seanca vjen vetëm një ditë përpara skadimit të mandatit të saj të paraparë me ligjin e Prokurorisë Speciale. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev deklaron se negociatat për Ligjin e prokurorisë do të vazhdojnë në tentim për të siguruar 80 vota. Propozimet e pushtetit janë shkruar dhe do të inkuadrohen në propozim ligj. Fillojmë me propozime të shkruara të cilët do t’i prezantojë edhe ministrja Deskoska. Mbrëmë kemi punuar deri vonë që gjithçka ta vendosim në letër. Sot…

Lexo më Shumë

Për 7 ditët e ardhshme, IPKO dhe DigitAlb po sjellin ofertën më të mirë promocionale për klientët e rinj të cilët nuk kanë përjetuar ende përmbajtjen më të mirë dhe cilësinë superiore të shërbimeve të kombinuara (TV + internet). Klientët e rinj tani mund të marrin pakon LIGHT për vetëm 15 euro në muaj dhe ULTRA për vetëm 18 euro në muaj.Përveç ofrimit të filmave, dokumentarëve dhe emisioneve më të mira dhe aktuale, ajo që e dallon pakon ULTRA është përmbajtja më e pasur sportive, duke përfshirë ligat më të shikuara të futbollit që transmetohen me të drejta ekskluzive në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T15:33:11+02:00 Prokurori republikan Lubomir Joveski ka marrë përsipër lëndët e Speciales duke realizuar kompetencë ndaj të gjitha rasteve aktive gjyqësore, hetimeve, para- hetimeve, shkresave si dhe materialeve të përgjuara. Fizikisht lëndët nuk do të barten nga selia e Prokurorisë Speciale. Joveski premton që në afat sa më të shkurtë do të caktoj cili prokuror në gjykatë do t’i përfaqësojë akuzat e Speciales, a do të jenë prokurorë nga Prokuroria e rregullt apo nga Specialja, e cila është para shuarjes. Do të caktojmë për çdo lëndë në veçanti se cila prokurori është kompetente që të veproj mbi atë lëndë dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T15:21:51+02:00 Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in. Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë. Dyshohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja. Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrëmbyer kuletën nga karroca e fëmijut të saj…

Lexo më Shumë