Author: almakos

Antonina Mikhailovna, një grua 62-vjeçare në Rusi, kishte raportuar në polici zhdukjen e të birit 43-vjeçar, Konstantinit, një javë pasi nuk kishte dëgjuar më asgjë prej tij dhe askush nuk e dinte ku ndodhej.Policia e mori në telefon pas pak ditësh dhe i thanë se kishin gjetur trupin e një burri që mendonin se ishte djali i saj. Nëna e kishte identifikuar kufomën si Konstantinin, dhe gruaja e djalit, e cila jetonte veç prej kohësh, pasi ishin ndarë, organizoi funeralin dhe procesin e djegies së trupit. Por katër muaj më vonë, Antonina dëgjoi një trokitje në derë. Ajo e hapi…

Lexo më Shumë

Katedralja e famshme e Notrë Damës në Paris është ende në rrezik për shkak të brishtësisë dhe kolapsit të një skele të ndërtuar rreth harkut të parë pas zjarrit të 15 prillit.Kështu deklaroi arkitekti i cili udhëheq rindërtimin të katedrales, Philippe Villeneuve. “Monumenti është në rrezik nga dy pjesë, në atë të harqeve që gjithmonë mund të bien  dhe të skelës që mund të shembet’’, shtoi ai. ”Nuk ka ‘gjymtyrë’. Aty janë rreth 200-300 tonë hekurishte”, tha eksperti.

Lexo më Shumë

Kryeministri britanik, Boris Johnson të hënën në Luksemburg do të bisedojë me kryetarin e KE-së, Jean-Claude Juncker.Ky do të jetë takimi i parë i dy përfaqësuesve zyrtarë prej se Johnson u bë kryeministër nga fundi i korrikut. Johnson po tenton të arrijë kompromis me BE-në para datës së paraparë për Brexitin, 31 tetor. Kryeministri britanik, gjithashtu, do të realizojë takim edhe me kolegun nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Ka shenja të vogla për përparim në negociatat për Brexitin siç po afrohet 31 tetori dhe afati për dalje të Britanisë nga BE-ja.

Lexo më Shumë

Për më shumë se dy dekada William Moldt nga Florida ishte raportuar i zhdukur, e një kërkim i rastësisht në Google Earth ka rezultat në gjetjen e eshtrave të tij.William Moldt ishte shpallur i zhdukur në vitin 1997, në moshën 40 vjeçare, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë gjatë natës në Lantana të Floridas në SHBA. Kërkimi për të kishte nisur, por ishte shuar – deri në muajin e kaluar kur një banor i mëparshëm i Grand Isles në Wellington, rreth 30 kilometra në perëndim të Lantanas, ishte duke e shikuar zonën përmes Google Earth kur e…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radojiçiq, i dyshuar për lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, e ka paditur në Gjykatën e Lartë në Beograd, politikanen serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq.Lajmin e ka bërë publik vetë Trajkoviq, në një postim në profilin saj në Tëitter. Sipas saj padia është për dëmtim të nderit dhe reputacionit të Radojiçiqit. Tutje ajo ka ironizuar me faktin që padia është bërë në Beograd, nga personi që, siç ka thënë, deri vonë ka pretenduar se është subjekt i sistemit të dajretësisë në Kosovë. Radojiçiqin e ka quajtur qytetar të ndershëm. Më poshtë mund ta lexoni…

Lexo më Shumë

Në fundjavë në Kosovë pritet mot i kthjellët. Në fillim të javës së ardhshme më ngrohtë dhe me diell, e në pjesën e dytë të javës, më ftohtë, mundësi edhe për shi, bën të ditur Prishtina Weather.Sipas shërbimit të meteorologjisë, “ditëve në vijim mbi vendin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të kthjellët dhe me diell. Në fillim të javës rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të depërtojnë mbi rajon që do të kthejnë sërish temperaturat verore”. Ndërkaq, në pjesën e dytë të javës, masa më të ftohta…

Lexo më Shumë

Në mes të trotuarit në fshatin Petrovë të Shtimes ndodhet një varr. Aty mendohet se është i varrosur trupi i Halil Rashitit, sic thonë në Komunë diku para rreth 200 vitesh. Pasardhësit e tij nuk po pranojnë që eshtrat e tij të zhvarrosen. Gazeta Express ka kontaktuar me zyrtarë të Komunës së Shtimes, të cilët kanë thënë se janë në pritje të një marrëveshje me familjen për ta larguar prej aty.Gazeta Express Kushdo që ia mësynë rrugës që dërgon për në shkollën e fshatit Petrovë të Shtimes do të hasë në diçka të jashtëzakonshme. Në mes të trotuarit përgjatë rrugës,…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Listës Serbe, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit nga Prokuroria e Kosovës, Milan Radoiçiq, ka ngritur padi në Gjykatën e Lartë të Beogradit kundër Rada Trajkoviq, politikanes serbe nga Kosova, për shkelje të “reputacionit dhe nderit”.Trajkoviq, përmes një shkrimi në profilin e saj në Twitter, ka thënë se ajo do të mbrohejt me një “poligraf”. Radojiçiq dyshohet se është duke u fshehur në Serbi, ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar “letërrreshtimin vendor kundër të pandehurit Radojiçiq” disa javë më parë. Akuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj Radojiçiq bën fjalë për vrasjen e politikanit…

Lexo më Shumë

Senatori republikan, Warren Davidson, është përshirë në një debat në ‘twitter’, rreth punës që bënë ushtria amerikane dhe rreth ruajtjes së kufijve të shtetit.Ai ka reaguar ndaj një deklarate në të cilën kundërshtohej ndërtimi i mureve në kufijtë e SHBA’së, saktësisht bëhet fjalë për murin kufitar me Meksikën. “Ndoshta ushtarët tanë do të ishin më të aftë për t’i kryer misionet e tyre, nëse resurset, nuk do të shfrytëzoheshin për të ndërtuar një mur”, ka qenë fjalia që ka nxitur reagimin e kongresmenit Davidson, raporton Gazeta Express. Warren Davidson më pas ka thënë që pse duhet kundërshtuar ruajtja e sovranitetit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T18:03:27+02:00 Deputeti socialdemokrat gjerman, Christian Petry, ka thënë për Deutsche Welles, se partia e tij është duke finalizuar kompromisin me kristiandemokratët dhe kristiansocialët për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas Petryt “po shtohen gjasat që në datat 26 ose 27 shtator të votojmë për një “Po, me kushte”. Nga qarqet e CDU/CSU-së gjithashtu mësohet se dëshira e kancelares Angela Merkel, e cila e thekson vazhdimisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë së bashku në procesin çeljes së negociatave. Shanset duken të mira që kancelarja…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-09-13T17:50:50+02:00 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë pati takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren. “Suedinë jo vetëm që gjithmonë e kemi konsideruar si mbështetës dhe mik në arritjen e qëllimeve tona strategjike si që është integrimi evropian, por edhe si vend që është model, një lloj inspirimi në drejtim të marrjes së reformave të përshtatshme në frymën e vlerave evropiane” – theksoi Osmani, duke potencuar mbështetjen të cilën vendi e pret nga Mbretëria e Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, në prag të vendimit të…

Lexo më Shumë

Kompania ‘KOTO’ që është duke u marrë me restaurimin e Kalasë së Artanës kanë lëshuar një komunikat për media duke treguar  se kanë gjetur disa mbetje të një pallati dhe një kishe.“Ky është thesar kulturor i paçmuar i cili është fshehur nën tokë dhe shtatë metra shkëmb me shekuj.”, thuhej në komunikatë, shkruan Indeksonline. Kjo kala ishte pjesë e disa debateve politike gjatë verës, për shkak se serbët pretendonin se kjo kala ju takon atyre. Po ashtu disa mediume serbe pretendonin se ishte hequr flamur i Kosovës nga aty por ky lajm doli të jetë i vërtet.

Lexo më Shumë