Një stuhi tropikale me reshje të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme po u afrohet Ishujve Bahamas, të cilët u goditën rëndë nga uragani “Dorian”. Kjo stuhi pritet t’i vështirësojë përpjekjet e rindërtimit të objekteve të shkatërruara nga uragani i kaluar.Stuhia e re, e emëruar si stuhia tropikale “Humberto”, pritet të sjellë deri 15 centimetra shi gjatë kësaj fundjave në zonat e ishujve të goditur nga uragani “Dorian”. Këtë parashikim e bëri Qendra Kombëtare e Uraganeve me seli në Miami të Shteteve të Bashkuara. Uragani “Dorian” i goditi ishujt Bahamas më 1 shtator si stuhi e kategorisë së pestë dhe…
Author: almakos
Më 25 shtator fillon fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Partitë politike kanë planifikuar që të shpenzojnë miliona euro, por për të cilat nuk po tregohen transparente, duke fshehur burimin, por në raste edhe shumën e shpenzuar.Ato thonë se financohen nga donatorët të cilët përkrahin subjektin e tyre, si dhe nga pagesat e anëtarësimeve të aktivisteve. Nënkryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për deputet, Rexhep Kadriu, ka thënë, se kjo fushatë do t’i kushtojë më lirë se herëve tjera AAK-së, pasi siç tha ai, janë duke punuar në një strategji ku shpenzimet nuk do të bëhen me…
Një 49-vjeçar rumun u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ” Eleftherios Venizelos” pas një kontrolli policor, me akuzën për posedim të paligjshëm të dokumenteve të udhëtimit të palëve të treta dhe pranimin e produkteve të krimit.Të arrestuarit iu gjetën plot 401 dokumente udhëtimi (pasaporta, letërnjoftime) nga vende të ndryshme, të cilat u sekuestruan. Një hetim nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve zbuloi se shumica e këtyre dokumenteve ishin vjedhur, përvetësuar ose u kishin humbur personave të cilët i dispononin. Hetimi policor po vazhdon për përcaktimin e masës së veprimtarisë së saj të paligjshme, si dhe…
Institucionet e shtetit nuk kanë qenë në gjendje, të premten, që të sqarojnë saktë rrethanat se si të enjten mbrëma ka humbur jetën një punëtor nga Mitrovica, në vendin e tij të punës, në rrugën “Robert Dole”, në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.Të dhënat e disa institucioneve për rastin nuk janë në përputhje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi “ka rënë nga kati i 6-të i ndërtesës ku ka qenë duke punuar”, ndërkohë që në Inspektoratin e Punës kanë thënë se sipas raportit preliminar që e ka bërë inspektori, ai “nuk ka rënë nga lartësia duke…
Për gati 70 vjet, ditari i fshehtë i një adoleshenteje hebraike polake Renia Spiegel, u mbyll në një kasafortë banke në New York.Tani ditari i Renias, “A Young Girl’s Life in the Shadow of the Holocaust” më në fund do të botohet nga familja e saj. Ditari u përshkrua nga botuesi, Penguin Books, si: “Një testament i jashtëzakonshëm për tmerret e luftës dhe për jetën që mund të ekzistojë edhe në kohërat më të errëta”. Ditari do të dalë në treg më 19 shtator. Vajza jetonte në Przemysl, në jug-lindje të Polonisë , që ishte nën pushtimin Sovjetik derisa nazistët pushtuan Bashkimin Sovjetik…
Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për deputetë . (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)Hapet Agrofesta 2019. (Ora 11:15) Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e organizuar nga Shoqata e Alpinistëve. (Livadhi i Pajtimit të Gjaqeve, Shtupeq – Rugovë, ora 15:00) Mbahet gara tradicionale e peshkimit. (Drini i Bardhë te Krusha e Madhe, ora 16:00) Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pret në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. (Shtëpia e Bardhë, ora 17:45) Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës 2019”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 18:00) Nesër…
Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merret me PDK as me të tjerët pasi që sipas tij, LDK mbetet partneri i parë për ndërtimin e Qeverisë.Ai tutje ka shtuar se LDK-ja e dinte që Vetëvendosje do ta merrte postin e kryeministrit, prandaj nuk e pranoi ofertën e tyre. Ai thotë se deklaratat e LDK-së se VV është partneri i parë për bashkëqeverisje, po bëhen vetëm për slogan politik. “Për neve LDK-ja mbetet partia e parë, por ne nuk jemi partia e tyre e parë. Deklaratat që ne jemi partner për ta, janë vetëm…
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në spitalin Badim të Rio De Janeiros. Nga zjarri gjetën vdekjen 11 persona.Të shumtë janë pacientët e transferuar në qendra të tjera spitalore, disa prej të cilëve kanë edhe dëmtime serioze. Zjarri ra në një nga dy zonat e spitalit Badim, një strukturë private në lagjen e Tijuca, në zonën veriore të Rio, ku ishin shtruar rreth një qind pacient. Një deklaratë për shtyp të bërë nga spitali, deklarohet se zjarri ra për shkak të një qarku të shkurtër në një gjenerator elektrik në godinën e vjetër, e ndërtuar 19 vjet më parë dhe tymi me…
Pak pas nisjes për në Cyrih, ku e kishte destinacionin, një aeroplan i Kompanisë Austrian Airlines u kthye në Aeroportin e Vjenës. Arsyeja: një kundërmim i çuditshëm në pjesën e prapme të kabinës.Këtë konstatim e konfirmon edhe një zëdhënës i kompoanisë në fjalë, shrkuan 20minuten.ch. “Kur makina kisht nisur fluturimin, një kundërmim i pazakonsëm ka tërhequr vëmendjen e stafit të aeroplanit. Pas informimit të pilotëve, ata vendosën që të bëhej kthimi në vendin e nisjes. “Siguria është në vend të parë për ne”, ka thënë më tutje zëdhënësi. Ai ka bërë me dije se në asnjë moment nuk ka pasur…
Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se taksa duhet të hiqet sepse nuk ndikon në raport me Serbinë, përveç se i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.“Taksa duhet të hiqet patjetër. Madje unë jam i vetmi politikan që them publikisht se taksa duhet të hiqet”, është shprehur Zeka. Ai ka thënë gjithashtu se taksa me Serbinë vetëm na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare. “Taksa nuk ndikon absolutisht asgjë në raport me Serbinë, përveç se na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi Zeka.
Të hënën, më 16 shtator 2019, nën moton “Pjesëmarrja”, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se, duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë. Agjenda: 09:30 Dyert e hapura të Kuvendit 10:00 Hapja – mirëseardhjeKadri Veseli, kryetar i Kuvendit(holli i Kuvendit) 10:10 Prezantimi i ueb-faqes…
Në sondazhin përmes votimit me telefon në emisionin Pressing të Televizionit T7, 68% e qytetarëve që kanë votuar e kanë cilësuar si të mirë punën e Qeverisë Haradinaj, ndërsa 32% prej tyre nuk e kanë konsideruar të mirë.Këtë të premte, në pjesën e parë të emisionit ka qenë i ftuar kandidati për deputet nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, Daut Haradinaj. Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë e ftuar ish-kryetarja e Gjakovës dhe tani kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, por që përfaqëson partinë e saj, Alternativën. /GazetaExpress/

