Alsat 2019-09-13T12:54:31+02:00
Tanimë është e qartë se lëndët e PSP-së do të vazhdojnë para gjykatave, tha sot në fjalimin e saj ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, me rastin e fillimit të projektit tuining për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe sigurimit të procedurave të shpejta, transparente dhe efikase parahetimore dhe hetimore në luftën me krimin.
“Sistemi i drejtësisë dëshmoi se funksionon, se ekzistojnë mekanizma që pamundësojnë bllokimin e proceseve”, tha Deskoska, e cila njëherit apeloi që në prag të vendimit për datë për fillim të negociatave interesat e ngushta partiake të lihen anësh dhe në rend të parë të vihen interesat shtetërore.
Loading…




