Author: almakos

Indi- Një gjykatë indiane ka dënuar me vdekje burrin që akuzohet se dogji të gjallë gruan e tij, Lakshmi, sepse ajo kishte lëkurë të errët. Sulmi ndaj gruas së re ndodhi natën e 24 qershorit 2017, kur autori i krimit, i quajtur Kisantash, u kthye në shtëpi dhe i dha gruas së tij një shishe plastike me lëng ngjyrë kafe, të cilin ai e pretendoi se ishte ilaç për të zbardhur lëkurën e saj. Sipas deklaratave, ai e lyeu lëngun në trupin e saj dhe kur ajo u ankua se mbante erë acidi, ai i vuri flakën me një shkop…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili lëvizte në kryeqytet me pistoletë me fishek në fole. Në pranga ka rënë Silveste Sylaj, i cili u kap në rrugën “Ibrahim Rugova” duke lëvizur me këmbë me 1 pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. 30-vjeçari, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal, rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë. Në pranga ra edhe shoku i tij, 35 vjeçari Erjon Tafilaku, i cili shoqëronte të riun, për moskallëzim krimi. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”. Lëvizte i armatosur me…

Lexo më Shumë

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh të zbukuruara me diamant. Rezultati i kësaj bashkëpunimi janë dy modele mbresëlënëse kufjesh. Modeli i parë, i quajtur Ice Diamond, është i punuar nga ar i bardhë 14 karatësh dhe është i zbukuruar me plot 456 diamantë. Modeli i dytë, Noir Rainbow, përmban gati 16 karatë safirë shumëngjyrësh, të vendosur në ar rozë 14 karatësh. Përveç dizajnit mbresëlënës, këto kufje krenohen edhe me specifikime teknike të nivelit më të lartë. Ato janë të pajisura me teknologjinë…

Lexo më Shumë

“LSDM kërkon deklasifikimin e menjëhershëm të të gjithë dokumentacionit nga rasti që qeveria ia paraqiti publikut si një aferë përgjimi”, deklaron kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Në një postim në Facebook ai shkruan se ekziston një procedurë e qartë për këtë. “Ekziston një procedurë e qartë për këtë me anë të së cilës ASK mund të zbulojë të gjitha informacionet dhe dokumentet. Rasti duhet të jetë i disponueshëm për publikun në mënyrë që të gjykojë nëse dhe kush e ka abuzuar pozicionin e tij në shërbimet e sigurisë. Nëse ASK nuk e bën këtë, do të jetë e qartë se…

Lexo më Shumë

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish lidhur me denoncimet për një firmë piramidale online “XUEX”, e cila mashtronte qytetarët kryesisht në zonat e Lushnjës dhe Divjakës, për të t’ju vjedhur paratë. Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e vjedhjeve të parave të tyre, në mënyrë që autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare, të ndjekin zotëruesit e kësaj skeme mashtrimi. “Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e para e tuaja, siç qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për Call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin. Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Nga sot deri në dy javët e ardhshme, në rrugën Gostivar – Tetovë dhe anasjelltas nga pika pagësore e Tetovës deri në pikën pagësore të Gostivarit do të kryhen punime ndërtimore-kërkimore, për shkak të të cilave trafiku do të zhvillohet sipas një regjimi të ndryshuar, informoi LAMM. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm…

Lexo më Shumë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje dhe vizion. Historia e Julia Stewart, e cila transformoi një kompani të njohur, është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Ajo iu tha se nuk do të bëhej kurrë CEO e Applebee, por ajo kishte një plan të qartë për të provuar të kundërtën. Julia Stewart, e cila punonte si presidente e Applebee në fund të viteve 1990, përballi sfida të mëdha në karrierën e saj. Ajo u përball me skeptikë që e nënçmonin, por vendosmëria e saj për të arritur suksesin ishte më e madhe se çdo pengesë.…

Lexo më Shumë

Policia greke ka arrestuar dy të rinj grekë, të moshës 27 vjeç, për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar, Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur më 18 gusht në lagjen e Agios Panteleimonas në Athinë. Sipas hetimeve, urdhri për ekzekutimin dyshohet se është dhënë nga një kreu i një mafie shqiptare nga burgu, ndërsa ekzekutimi është kryer nga të rinjtë e arrestuar. Autoritetet mendojnë se vrasja ishte një mesazh drejtuar vëllait të viktimës, i cili jeton në Larisa dhe dyshohet të jetë i përfshirë në rrjete kriminale të ndryshme. Vrasja e shqiptarit po hetohet nga Drejtoria e Vrasjeve e FBI-së Greke.

Lexo më Shumë

Alenaca për Shqiptarët e Arben Taravarit, thotë se letra e fundit nga Bullgaria, që akuzon Maqedoninë e Veriut dhe vë në pikëpyetje integrimin evropian, është dëshmi e hidhur e kapitullimit të plotë të qeverisë së VMRO-së dhe VLEN-it. “Kjo qeveri ka zgjedhur heshtjen dhe nënshtrimin përballë krimit dhe nepotizmit. Me heshtjen e saj, ajo ka humbur shpresat e integrimit dhe ka rrënuar ardhmërinë e rinisë së këtij vendi. Në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, ajo e ka ulur kokën dhe e ka lënë vendin pa dinjitet.VMRO mashtron, VLEN justifikon – ndërsa qytetarët paguajnë çmimin me izolim dhe poshtërim…

Lexo më Shumë

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për drogë, është arrestur në Malin e Zi. Njoftimi i policisë: Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë. Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë…

Lexo më Shumë

Avokati Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log” me moderator Endri Xhafon lidhur me zaptimin e godinave të “Focus Media News” dhe “Panorama Group” nga shoqëria KAYO e Ardi Veliut. [embedded content] Gjokutaj tha se sulmi ndaj News24 ishte një vetëgjyqësi shtetërore. Ai tha se në rastin e News24 ka një interes shtetëror dhe një inat të zgjatur të kreut të qeverisë, i cili sipas tij sistematikisht merret me ata që punojnë, me ata që thonë të vërtetën.  Genc Gjokutaj: Paligjshmëria e një procesi nuk i mbetet opinionit, i mbetet terrenit juridik. Sigurisht një procedurë e bërë jo në formën që…

Lexo më Shumë

Dalojnë detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e Fatos Cenajt në Itali, i cili u qëllua në kokë mëngjesin e 8 qershorit dhe ndërroi jetë tri ditë më vonë në spital. Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim një 40-vjeçar, fqinj i viktimës, i dyshuar për vrasje me dashje. Cenaj, një pensionist shqiptar dhe ish-gardian burgu në Shqipëri, jetonte në Fontaniva të Padovës. Konfliktet e tij të vazhdueshme me fqinjin italian për çështje pronësie dhe kamera sigurie dyshohet se çuan në krimin makabër. Sipas prokurorisë, autori i dyshuar kishte planifikuar gjithçka në detaje: përdorimin e një biçiklete për të mbërritur…

Lexo më Shumë