Author: almakos

Pas akuzave të “takimit” mes Bujar Osmanit dhe Nikolla Gruevskit në Hungari, sot nga partia e Ali Ahmetit – BDI, kanë pyetur lidhur me një takim eventual në muajin shkurt mes zv.kryeministrit Izet Mexhiti dhe Aleksandar Vulin në Kumanovë. Nga BDI thonë që takimi mes Mexhitit dhe Vulin, ka ndodhur në kabinetin e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ku prezent ka qenë edhe zëvendëskryeminstri serb i qeverisë së RMV-së, Ivan Stoikoliç, ndërsa temë e bisedës mes tyre ka qenë investimi serb “Bitolska Banka” në vend. Kumtesa e plotë e BDI-së: A ka pasur në shkurt 2025 në Kumanovë një takim…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, ka dënuar sulmin verbal që mbrëmë ka ndodhur ndaj dy të rinjve shqiptarë në Tetovë. Sipas Llogës, kjo që ndodh në këtë shtet nga kjo qeveri, është e papranueshme dhe më e rrezikshme se vet dhuna. Postimi i plotë i Krenar Llogës nga ASH: Kjo që ndodh nuk mund të bëhet normalitet në Maqedoni.Dhuna fizike dhe verbale kundër shqiptarëve po instalohet nga shkallët e sallave dhe stadiumeve në rrugë e sheshe. Fryma e qeverisë dhe pandëshkueshmëria e këtyre ndodhive është akoma më e rrezikshme se vetë dhuna. Si prind, ndjej…

Lexo më Shumë

Kur teknologjia bëhet aleate në luftën kundër krimit, historia e Daniel Scott është një shembull i shkëlqyer. Ai arriti të rikuperojë valixhen e tij të vjedhur falë një pajisjeje të vogël, AirTag, që ofron një ndihmë të jashtëzakonshme në situata të tilla. Por si ndodhi e gjithë kjo? Daniel Scott, një banor i Salt Lake City, kishte planifikuar një fluturim të rëndësishëm për në Los Angeles. Gjatë udhëtimit, ai e kuptoi se valixhja e tij ishte zhdukur. Ky incident e detyroi atë të fillonte një gjueti intensive për të rikuperuar pronën e tij të çmuar. Pasi kaloi disa minuta duke…

Lexo më Shumë

Çështja e dyshimeve për përgjime të kryeministrit Hristijan Mickoski ka vazhduar edhe sot me akuza të ashpra, përplasje dhe debat në mes pushtetit dhe opozitës. Nga LSDM sot kanë deklaruar se arsyetimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare se për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara duhet vendim gjyqësor është gënjeshtër. Deputetja e kësaj partie Sllavjanka Petrovska shpalosi disa nene të ligjit për dokumentet e klasifikuara për të cilat tha se sipas tyre ASK-ja është institucioni i vetëm i cili ka të drejtë t’i deklasifikojë informacionet e klasifikuara sepse ato i deklasifikon vetë ai që i ka klasifikuar, prandaj siç tha ajo…

Lexo më Shumë

Katërmbëdhjetë vëzhgues të misionit të ODIHR-it do t’i monitorojnë Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Kërkesat e tyre për akreditime për të vëzhguar Zgjedhjet Lokale u miratuan unanimisht nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme të 133-të. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se nesër zyrtarisht do të kenë takimin e parë me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it, me ç’rast zyrtarisht do të fillojnë punën e tyre. “Informojmë publikun se nga nesër  zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-it dhe duke filluar nga nesër do të fillojë puna e tyre…

Lexo më Shumë

Me tone të ashpra dhe akuza të drejtpërdrejta, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka sulmuar sot politikisht Izet Mexhitin, duke e cilësuar si simbol të korrupsionit, nepotizmit dhe tradhtisë politike gjatë dy dekadave të fundit në Komunën e Çairit. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i BDI-së, Bekim Berisha, deklaroi se Izet Mexhiti ka keqpërdorur pushtetin lokal për përfitime personale dhe familjare, duke e kthyer Çairin në një shembull të mjerimit urban dhe administrativ. “Izet Mexhiti për 20 vite e përdori Çairin si bankomat personal dhe trampolinë për pushtet. Tenderë të manipuluar, kontrata me firma të lidhura me familjarët dhe…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj incidentit të ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës shqiptarë u sulmuan nga persona të lidhur me tifogrupin “Vojvodët”. Në një deklaratë publike, VLEN e cilësoi rastin si një përpjekje të rrezikshme për të ringjallur tensionet ndëretnike në prag të zgjedhjeve. “Rastet e tilla janë kujtim i keq nga e kaluara që po ringjallen para zgjedhjeve dhe po keqpërdoren për të nxitur tensione ndëretnike,” thuhet në reagimin e tyre. VLEN përshëndeti reagimin e shpejtë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, që identifikoi dhe arrestoi disa nga të dyshuarit brenda një kohe të shkurtër.…

Lexo më Shumë

Gjermani- Kaosi mbretëroi në një rrugë të Berlinit, kur makina përplasi një grup njerëzish në trotuar, shumica e tyre fëmijë. Incidenti ndodhi rreth orës 13:10, në Seestrase, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Disa fëmijë u plagosën lehtë. Megjithatë, siç raporton ‘Bild’, shoqëruesja e tyre u plagos rëndë. Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje nga policia. Mjetet e emergjencës, përfshirë tre ambulanca, kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje. Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera, deri në hetimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari” (ish-Stojna Stevkova) në lagjen Gazi Babë të Çairit, ku po zhvillohet një ndër projektet infrastrukturore për këtë pjesë të komunës. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë të rrugës në gjatësi prej 170 metrash – projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e lagjes. Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 3 milion denarë, ndërsafinancimi sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,përmes Programit për Projekte Infrastrukturore në Komuna për vitin 2025. “I këtillë…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar sot një proces të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, duke tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në përgatitjet për zgjedhjet, duke ofruar një pamje të qartë mbi se si do të paraqiten partitë përballë qytetarëve. Renditja e partive politike në fletëvotime është një proces që ka rëndësi të madhe për çdo subjekt, pasi ajo ndikon në perceptimin e votuesve. Nga shorti i sotëm, renditja është si vijon: Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 105, Partia Demokratike e…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur sot (3 shtator) se është arrestuar një zyrtar policor në mbrëmjen e 3 shtatorit, nën dyshimet se i ka kryer veprat penale, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “armëmbajtje pa leje”. Zyrtari i arrestuar ka qenë i angazhuar në njësinë speciale operative. Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se me autorizim të organeve të drejtësisë janë kryer bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jetonte i dyshuari, dhe që ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës tregojnë se gjatë vitit të kaluar…

Lexo më Shumë

Një vendim i rëndësishëm nga një gjykatë federale amerikane ka detyruar Google të paguajë 425 milionë dollarë për shkelje të privatësisë së përdoruesve të saj. Ky rast ka tërhequr vëmendjen e gjerë, duke nxjerrë në pah sfidat e mëdha që përballen kompanitë teknologjike në menaxhimin e të dhënave personale. Çështja u ngrit nga një grup përdoruesish që pretendonin se Google kishte vazhduar të mbledhë të dhëna nga pajisjet e tyre mobile, edhe pas çaktivizimit të funksionit të gjurmimit. Kjo praktikë ka ngritur shqetësime të mëdha mbi privatësinë dhe sigurinë e të dhënave në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.…

Lexo më Shumë