Author: almakos

Komisioni i brendshëm për ndërhyrje kardiologjike dhe kardiokirurgjike ka përcaktuar metodologjinë e punës, e cila do të jetë bazë për analizën jo vetëm të 8 rasteve tashmë të dorëzuara, por edhe të të gjitha rasteve që do të dorëzohen ose përcaktohen nga komisioni i brendshëm, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. “Transparenca është kyçe në gjithë procesin. Ndiqen standardet ndërkombëtare si pika referimi. Presim që komisioni i brendshëm të përcaktojë faktet lidhur me tetë rastet dhe të veprojë mbi bazën e provave mjekësore. Qëllimi jonë i fundit është që së bashku të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe të vendosim një bazë…

Lexo më Shumë

Ndërtuan pa leje në zonën e Ksamilit në Sarandë, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim personi që i kishte punësuar. Rasti është konstatuar në rrugën “Riviera”, zona bregdetare, ku po ndërtoheshin 2 objekte me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike dhe pa leje nga organet kompetente. “Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 36 vjeç, R. M., 34 vjeç, M. M., 47 vjeç, dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P., 42 vjeç, banues në Ksamil, i dyshuar si personi që kishte punësuar shtetasit…

Lexo më Shumë

Gjykata e Selanikut ka lënë në paraburgim çiftin shqiptaro-bullgar pasi dy fëmijët tyre të moshës 1 dhe 2 vjeç (motër e vëlla) që u gjetën teksa ishin duke ecur në mes të rrugës nga një shofer, ndërsa prindërit po flinin gjumë në ato momente. Babai shqiptar dhe gruaja e tij bullgare u vendosën në pranga pas denoncimit të shoferit në polici ku deklaroi se kishte gjetur të miturit në rrugë në zonën Charilaou. Prindërit kanë deklaruar para gjykatë se i kishin lënë fëmijët nën kujdesin e motrës së tyre të madhe, 12 vjeçe. Pas dëshmisës së tyre, Gjykata e vendosi të…

Lexo më Shumë

SPB Manastir ka deklaruar se e ka zbardhur incidentin e marrjes me forcë të një bluze nga një person nga Suedia, me banim në Dibër, identifikoi autorët dhe kreu intervista zyrtare me ta në stacionin policor. Konkretisht, pas marrjes së masave, policët identifikuan autorët, katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policor ata pranuan krimin. “Më 28.08.2025 në orën 19:50 në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me banim në Dibër, raportoi se në rrugën “Shirok sokak” në Manastir, personat iu…

Lexo më Shumë

Interpol ka publikuar pamjet e arrestimit të 41-vjeçarit shqiptar, Soni Pepa, i cili u kap në Republikën Domenikane. Siç shihet edhe nga pamjet, ai shfaqet i rrethuar nga forca policie, me pranga në duar dhe këmbë. Po ashtu, Pepa mban në kokë helmetë dhe jelek antiplumb. Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumenta italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash. The @PoliciaRD arrested an Albanian in connection with a shipment of 11 tons of cocaine to Europe The 40-year-old #RedNotice fugitive is part of a transnational criminal…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon se sot filloi pagesa e të drejtave të mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe civile për muajin gusht 2025. Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të jenë në gjendje t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe mobile që nga sot, 5 shtator 2025. Me qëllim shmangien e mbingarkesës para dhe brenda bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përdoruesit që nuk përdorin karta, pagesa do të kryhet në 2…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë profesionale në Essen, ku një nxënës 18-vjeçar nga Kosova ka sulmuar mësuesen e tij me thikë, duke shkaktuar panik dhe frikë në mesin e nxënësve dhe stafit. Ngjarja ndodhi në një moment të papritur, kur nxënësi, i cili ende nuk është identifikuar publikisht, e goditi mësuesen në bark. Sipas raportimeve nga spiegel , ajo është dërguar menjëherë në spital për një operacion urgjent. Aktualisht, mësuesja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe autoritetet mjekësore po punojnë për të stabilizuar gjendjen e saj. Ende nuk ka informacion nëse ajo është në rrezik për…

Lexo më Shumë

Policia ka reaguar në lidhje me arrestimin e Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, në Kolumbi dhe 41-vjeçarit shqiptar Soni Pepa në Punta Cana, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. Samir Rosales Rodríguez (Majtas) dhe Soni Pepa (Djathas) Blutë informojnë se po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Shqipërisë. Soni Pepa alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë sot iu drejtua Simpoziumit të Odave të Mjekëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, i cili po mbahet në Shkup në organizim të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku morën pjesë përfaqësues nga disa vende evropiane. “Zbatimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi ka me të vërtetë një potencial të madh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor. Jo më pak e rëndësishme është edhe tema për planifikimin dhe menaxhimin e kuadrit shëndetësor, pasi ai është burimi më i rëndësishëm në shëndetësi,” theksoi ministri Aliu. Ai shtoi se pret që përfundimet nga ky Simpozium të gjejnë zbatim…

Lexo më Shumë

Pas gati dy dekadash në arrati, autoritetet italiane kanë vënë në pranga 52-vjeçarin shqiptar Durin Lusha, i shpallur në kërkim në të gjithë Evropën. Ai u arrestua në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes, pasi policia e identifikoi falë një tatuazhi karakteristik në parakrahun e djathtë – një grua gjysmë e zhveshur. Lusha ishte dënuar me 10 vite burg, pasi drejtonte një organizatë italo-shqiptare të specializuar në shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion. Për të shmangur kapjen, ai kishte përdorur një pasaportë me emër të ndryshuar, duke figuruar si…

Lexo më Shumë

Seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Zbulimit (AZ) që duhej të diskutonte pretendimet për përgjime të paligjshme në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024 është shtyrë. Shërbimet parlamentare konfirmuan se seanca, e cila duhej të fillonte në orën 11:00, është shtyrë pasi njoftimi për të u tërhoq nga orari për seancat e sotme të trupave punues në faqen e internetit të Parlamentit. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar se pse është shtyrë seanca dhe nëse dhe kur do të mbahet. Të pyetur nga gazetarët, shërbimet parlamentare thanë…

Lexo më Shumë

Personi në foto është 44-vjeçari shqiptar Soni Pepa, anëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar të kokainës, i cili u arrestua në Santo Domingo. Soni Pepa rezulton i kërkuar nga autoritetet shqiptare për përfshirje në një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës që kanë kapur autoritetet evropiane vitet e fundit. Sipas informacioneve zyrtare, Pepa akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet. Burimet bëjnë me dije…

Lexo më Shumë