Ministri i Jashtëm Turk, Mevlut Cavusoglu, akuzoi Francën se po përpiqet të ndaj Sirinë ashtu siç kishte provuar të shpërbënte Irakun. Së bashkë Ministri turk u përgjigj kështu ndaj kërkesave të vazhdueshme të Presidentit francez Macron për ndaljen e inkursionit turk në territorin sirian“E them hapur, Macron dëshiron ta copëtoj Siirinë”, Cavusoglu tha për televizionin CNN Turk në një intervistë mbrëmë. Ministri i Jashtëm i Turqisë shtoi se bashkë me Francën, Izraeli dhe SHBA po ashtu e kanë synim një Siri të ndarë, duke shfrytëzuar YPG kurdë. Cavusoglu vazhdoi duke thënë se arsye e tyre për shqetësim nga operacioni i…
Author: almakos
Nëna e kreatorit kosovar Valdrin Sahiti, Kumrije Sahiti ishte pjesë e listës së LDK’së për deputeteEnde nuk dihen zyrtarisht rezultatet e kandidatëve për deputet, pasi KQZ’ja ende nuk ka dalë me rezultatet përfundimtare, mirëpo në disa komuna janë bërë të njohur votat që kanë marrë disa kandidat, e në Kamenicë Sahiti ka marrë Kumrije Sahiti 232. Se a do të kalojë pragun Sahiti mbetet të shihet në ditë në vazhdim kur KQZ’ja të bë publike emrat. Kujtojmë që Kumrije Sahiti Veterane e arsimit, profesoreshë shumë vjeçare e lëndes filozofi-sociologji, drejtoreshë e Gjimnazit “Sami Frashëri, drejtoreshë e ShFMU “Faik Konica” në…
Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljevic, ka dhënë detaje rreth takimit që Aleksander Vucic ka pasur me emisarin e Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.Ajo ka thënë se një takim i tillë ka qenë jashtëzakonisht sfidues, megjithatë ka thënë se nuk mund të lëshohet në detaje, rreth asaj që është biseduar, raporton Gazeta Express. Vasiljevic ka thënë se në dhjetë minutat e parë në takim kanë qenë kokë më kokë, vetëm Vuçiq dhe Grenell, dhe më pas në takim është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës “zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq. Vasiljevic ka thënë se ajo që…
Alsat 2019-10-11T11:40:11+02:00 Para pak çastesh në fshatin Tearcë persona të panjohur kanë ndezur një zjarr. Ky akt ka shkaktuar reagimin e disa banorëve të Tearcës të cilët kanë reaguar duke ironizuar policinë dhe institucionet tjera përkatëse. “Policë dhe inspektorë komunalë, ju ftojnë në Tearcë për të thithur ajër të pastër”, shprehen banorët e Tearcës të cilët njëherit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve kompetente për të parandaluar këto dukuri. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-10-11T11:36:14+02:00 Komunikacioni nëpër rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Siç kumton LAMM, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Për shkak kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për vendosjen e sistemeve induktive në rrugën magjistrale A2 Grupçin-Tetovë, sot dhe nesër do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit. Loading…
Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka fituar çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që të ndajë çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe për vendosmërinë e tij në iniciativën për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrenë fqinje. Qe kur erdhi në pushtet, Ahmed po ashtu ka shtyer përpara rolin e gruas në politikë. Ai ka emëruar gratë në gjysmën e posteve të 20 ministrive në qeveri, përfshirë edhe gruan e parë Ministre të Mbrojtjes në historinë…
Alsat 2019-10-11T11:19:51+02:00 Turnir diplomatik tenisi me rastin e festës së “11 Tetorit” tradicionalisht për të 23 herë do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore. Turniri mbahet nën patronazh të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Në turnirin siç paralajmërojnë organizatorët, do të marrin pjesë përfaqësues të përfaqësive diplomatike-konsullore dhe organizatorëve ndërkombëtar në vend, si dhe të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Loading…
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë…
Dje në KQZ ka filluar rinumërimi i 313 vendvotimeve, kjo pasi që ishte konstatuar se në disa formularë kishte pasur gabime teknike në përputhjen e të dhënave dhe rezultateve, shkruan Gazeta Express.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Expressit se për të bërë këtë do të duhen 4 deri në 5 ditë, derisa, të kryhen të gjitha rinumërimet. “Do të na duhen 4-5 ditë për të rinumëruar këto vendvotime”, ka deklaruar Elezi. I njejti, tutje, ka thënë se në fillim të javes tjetër ndëkaq do të fillojë edhe numërimi i votave me postë me kusht dhe…
Një rast i çuditshëm ka ndodhur në Fushë Kosovë.Policia ka treguar se si një person ka detyruar viktimën t’ia japë 2 mijë euro si kompensim. Sipas agresorit, këto para duhet të jipeshin për arsyen se viktima ia kishte ngacmuar gruan. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Me 10.10.2019 nga ankuesi mashkull K/Shqiptar është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka detyruar viktimën t’ia japë 2000 euro si kompensim, pasi i njëjti kinse kishte ngacmuar bashkëshorten e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mori porosi shumë të rënda të Donald Trump, nga i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.Kështu raportojnë mediat serbe, të cilat, edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje, kanë thënë se takimi midis Vuçiq dhe Grenell ishte shumë i vështirë Sipas Blic.rs, pas takimit, Vuçiq nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp. Ndryshe Grenell vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën. Grenell është një njeri me besimin më të lartë nga Trump dhe erdhi me një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, shkruan Blic.rs. Siç…
Autoritetet në Pakistan thanë se kanë arrestuar katër ndihmës të Hafiz Saeedit, organizatorit të dyshuar të sulmeve terroriste në Mumbai të Indisë, në vitin 2008.Të katërtit u ngarkuan me akuza për financim të terrorizmit. Saeed është në paraburgim, nën akuza të ngjashme, qysh në muajin korrik. Zyrtarët indianë dhe amerikanë besojnë se Saeed ka ndihmuar në planifikimin e sulmeve në Mumbai, që është qyteti më i madh i Indisë. Ato kanë ndodhur në nëntor të vitit 2008, kur dhjetë persona të armatosur kanë qëlluar në dy hotele luksoze, një qendër hebraike dhe një stacion treni, gjatë rrethimit që ka zgjatur…

