
Alsat 2019-10-11T11:40:11+02:00
Para pak çastesh në fshatin Tearcë persona të panjohur kanë ndezur një zjarr. Ky akt ka shkaktuar reagimin e disa banorëve të Tearcës të cilët kanë reaguar duke ironizuar policinë dhe institucionet tjera përkatëse.
“Policë dhe inspektorë komunalë, ju ftojnë në Tearcë për të thithur ajër të pastër”, shprehen banorët e Tearcës të cilët njëherit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve kompetente për të parandaluar këto dukuri.
Loading…




