Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed ka fituar çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që të ndajë çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019 për kryeministrin e Etiopisë, Abiy Ahmed për përpjekjet e tij për të arritur paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe për vendosmërinë e tij në iniciativën për të zgjidhur konfliktin kufitar me Eritrenë fqinje.
Qe kur erdhi në pushtet, Ahmed po ashtu ka shtyer përpara rolin e gruas në politikë.
Ai ka emëruar gratë në gjysmën e posteve të 20 ministrive në qeveri, përfshirë edhe gruan e parë Ministre të Mbrojtjes në historinë e shtetit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
BREAKING NEWS:
The Norwegian Nobel Committee has decided to award the Nobel Peace Prize for 2019 to Ethiopian Prime Minister Abiy Ahmed Ali.#NobelPrize #NobelPeacePrize pic.twitter.com/uGRpZJHk1B— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 11, 2019




