Alsat 2019-10-11T11:19:51+02:00
Turnir diplomatik tenisi me rastin e festës së “11 Tetorit” tradicionalisht për të 23 herë do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Turniri mbahet nën patronazh të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Në turnirin siç paralajmërojnë organizatorët, do të marrin pjesë përfaqësues të përfaqësive diplomatike-konsullore dhe organizatorëve ndërkombëtar në vend, si dhe të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Loading…




