Author: almakos

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i ndajë çmimin Nobel për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, duke qenë se Handke ka qenë një përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me  qëndrimet politike”, transmeton Gazeta Express. Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni Nobel lidhur me vendimin për t’ia dhënë Handkes çmimin për letërsi. Nga ky…

Lexo më Shumë

Agim Bahtiri i Vetëvendosjes po garanton se do të ketë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Këtë deklaratë Kryetari i Mitrovicës e ka dhënë sot pasi është takuar me Nënkryetarin e LDK’së, Agim Veliun, me të cilin kanë pirë kafe në qendër të Prishtinës. “Koalicioni ka me ndodhë, unë po ju garantoj ka përfundu misioni për koalicion vetëm po presim numërimin e votave dhe asnjë problem nuk është në atë drejtim, dhe kush mendon se është problem e ka gabim”, ka thënë Bahtiri për Express. Vetëvendosje dhe LDK nisën të enjten bisedat për formimin e koalicionit. Por, një ditë më vonë…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se është takuar sot me Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin po flasin për Shkup e Shkodër por jo edhe për koalicionin e mundshëm PDK-VV.“Jemi miq të moçëm. Kolegë, kryetar të komunave”, ka thënë Veliu, për Express. “Po bisedojmë për Shkup e Shkodër”, ka shtuar ai. Nënkryetari i LDK’së të premten kishte folur edhe për garën zgjedhore duke thënë se partia e tij s’ka dalë fituese duke shprehur edhe rezerva sa i përket koalicionit me VV. Megjithëkëtë, të shtunën, Veliu përsëri ka thënë se posa të certifikohen rezultatet…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-12T10:39:34+02:00 Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do ta vizitojnë zonën industriale në fshatin Reçicë, prë të cilën Qeveria nga fundi i vitit të kaluar ndau 20 milionë denarë për rregullim infrastrukturor. Zaev dhe Dimitrievski do të kontrollojnë aktivitetet ndërtimore të cilat po zbatohen në zonë, ndërsa do të realizojnë edhe takim me një pjesë të komunitetit afarist nga Kumanova për çka gjatë muajve të kaluar u paraqit interesim për ndërtimin e kapaciteteve në zonë, locuar në afërsi të autostradës drejt Serbisë. Zona ndodhet në afërsi të autostradës Tabanoc – Kumanovë dhe përfshin sipërfaqe…

Lexo më Shumë

Bazuar në numrin e rasteve të raportuar, dhuna në familje ka shënuar rritje të madhe në krahasim me vitet e kaluara, ku në disa prej tyre ka përfunduar me fatalitet, sikurse që kemi pasur shumë raste kohëve të fundit.Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë periudhës janar-gusht 2019 janë raportuar 1135 raste të dhunës në familje, derisa sipas raportit të dërguar për Ekonomia Online vlerësohet se rastet e dhunës në familje të raportuara kanë shënuar rritje nga viti në vit. Që nga viti 2015 e deri në tetë mujorin e vitit 2019 janë raportuar 6201 raste të dhunës…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar presionin ndaj Turqisë për t’i tërhequr trupat nga veriu i Sirisë në kohën kur ofensiva në këtë rajon po shkon duke u përshkallëzuar.Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, e paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze, ndërsa sekretari i thesarit, Steven Mnuchin, nuk e përjashtoi mundësinë e sanksioneve ndaj këtij vendi. Vendimi i presidentit Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga zona kufitare mes Turqisë dhe Sirisë bëri që forcat turke të hyjnë në Siri. Ai ka thënë se dëshiron të arrihet një armëpushim mes Turqisë dhe forcave kurde. Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-12T10:11:00+02:00 Qytetarët e Maqedonisë janë në pritje të datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE. Nuk ka asnjë alternativë tjetër për udhëheqjen e shtetit dhe besojnë në mbështetjen e shteteve anëtare. “Maqedonia i ka përmbushur pothuajse të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Stabiliteti i të gjithë rajonit është i lidhur drejtpërdrejt me proceset e integrimit evropian, ndërsa Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës po aq e rëndësishme për projektin e një Evrope të bashkuar siç është për vendet themeluese”, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një konferencë për shtyp në Vjenë pas takimit me Presidentin e Austrisë…

Lexo më Shumë

Hapja e konkursit për 79 zyra të reja noteriale në territorin e Kosovës nga Ministria e Drejtësisë, që aktualisht udhëhiqet nga Abelard Tahiri, po kundërshtohet ashpër nga shoqëria civile e së fundmi edhe nga bashkësia ndërkombëtare, sepse qeveria në largim nuk ka të drejtë të emërojë noterë të rinj, por edhe nuk duhet t’i emërojë ata në baza partiake.Katër ditë pasi kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje, Ministria e Drejtësisë, e udhëhequr nga Abelard Tahiri, më 23 korrik të këtij viti kishte hapur konkurs për 79 pozita të lira për noterë në 35 komuna të Kosovës, shkruan sot…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën e kaluar u vlerësuan të rregullta dhe demokratike. Ndërsa, tani pritet që Komisioni Qendror Zgjedhor në afatin e përcaktuar të bëjë edhe certifikimin e tyre.Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në këto zgjedhje vazhdojnë të pohojnë se nuk do të bashkëpunojnë me Listën Serbe. Por, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se pavarësisht deklarimeve, qeveria e ardhshme nuk mund të formohet pa Listën Serbe. Ai shton se është obligim kushtetues që subjekti më i madh politik që i përfaqëson komunitetin serb…

Lexo më Shumë

Delegacioni i deputetëve gjermanë nga nënkomisioni për parandalimin e krizave zhvilluan këto ditë vizita në Kosovë e Serbi. Për DW ka folur kryetari i delegacionit, deputeti i „Të Gjelbërve“ Ottmar von Holtz.DW: Cili ishte qëllimi i vizitës së delegacionit të deputetëve gjermanë në Kosovë dhe Serbi? Ottomar von Holtz: Ne jemi nënkomiteti për parandalimin e krizave civile pranë Bundestagut gjerman dhe konceptojmë politikën gjermane të paqes. Detyra jonë është të identifikojmë krizat në botë, në mënyrë që diskutojmë dhe të përcaktojmë se si mund të arrihet me mjete civile dhe paqësore të parandalohet përshkallëzimi i krizës. Ne e dimë se…

Lexo më Shumë

Një aksident mes një veture dhe një traktori ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.Raston për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 08:30 kemi marrë një informacion për një aksident mes një veture dhe traktori në fshatin Gllarevë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. Për detaje të tjera do të iu informojmë”, ka thënë Rugova. Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në këtë magjistrale./Gazeta Express

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-12T09:00:09+02:00 Turqia ka intensifikuar sulmet ajrore kundër milicisë kurdë në veri-lindje të Sirisë. Kurdët të cilët vunë nën kontroll disa zona të Sirisë verilindore nga Shteti Islamik me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, paralajmërojnë se sulmet turke mund t’ua mundësojnë sërish xhihadistëve kthimin në terren. Sipas tyre, bombardimet po ua mundësojnë xhihadistëve të dënuar që ta arratisen nga burgjet, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Ushtria turke filloi ofensivën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi përmes telefonit me homologun, Tayip Erdogan, dhe tërhoqi trupat amerikane nga Siria të cilët kishin luftuar përkrah forcave kurde. Loading…

Lexo më Shumë