Shefi i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se janë duke punuar me Lëvizjen Vetëvendosje me grupet punuese në mënyrë që kur të vjen puna të bisedimet konkrete liderët t’i kenë më të lehta që t’i zhvillojnë ato.“Që ka moratorium në këtë proces, nuk ekziston”, ka thënë Haziri për raportimet e sotme se bisedimet kanë stagnuar. “Kërkesat e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe EPP, Brukseli, sot delegacioni gjerman dhe shtetet e QUINT-it kanë qëndrim të njëjtë: krijim të qeverisë sa më shpejt Kërkojnë qeveri të pastër, me njerëz pa të kaluar penale, që është parimi kryesor…
Author: almakos
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, e ka lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes nga posti që aktualisht mban në subjektin e tij politik.Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ai vetë është fajtori kryesor për rezultatin e dobët të PSD’së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. “Përgjegjësinë kryesore për humbjen e PSD’së në zgjedhje e kam unë”, është shprehur Ahmeti. I pyetur nëse do të japë dorëheqje nga posti i udhëheqësit të partisë, ai është përgjigjur: “S’e di nëse do të vazhdoj të jem kryetar i PSD’së”. Ahmeti ka thënë se këtë vendim nuk…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai do të emërojë nënsekretarin amerikan të Shtetit, John Sullivan, për të qenë ambasadori i SHBA-së në Rusi. Nëse konfirmohet nga Senati, Sullivan do të vepronte si diplomat i lartë amerikan në Rusi, në një kohë veçanërisht sfiduese për presidencën e Trumpit, i cili po përballet me një hetim të Dhomës së Përfaqësuesve, pasi dyshohet se i bëri presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, për të hetuar një nga rivalët e tij të brendshëm politikë, ish nënpresidentin Joe Biden. Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në një cikël tensionesh…
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, siguroi sot se BE nuk do ta pranojë shantazhin e bërë nga presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili kërcënoi se do të dërgojë miliona migrantë në Europë, si kundërpërgjigje ndaj kritikave mbi ofensivën turke në Siri.“Nëse ju përpiqeni ta paraqisni operacionin tonë si një pushtim, ne do t’u hapim dyert dhe do të dërgojmë drejt jush rreth 3,6 milionë migrantë”, tha dje Erdogan, një ditë pas fillimit të ofensivës turke kundër milicisë kurde në veri të Sirisë “Nuk do të pranojmë kurrë që refugjatët të përdoren si armë dhe mjet për të na…
Kryetari i PSD’së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se Grenell ju ka dhënë afat liderëve të shtetit vetëm deri në muajin mars që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.“Grenell, ju ka thënë deri në mars keni afat. Ai nuk ka ardhur këtu me dëgju për kamatat e Raifaissenit”, ka thënë Ahmeti. Kjo sepse sipas Ahmetit zgjedhjet në Amerikë janë në prill, andaj ata nuk kanë kohë të merren me neve. “Zgjedhjet në Amerikë zhvillohen në muajin prill, pastaj ata nuk kanë kohë të merren me neve”, është shprehur Ahmeti.…
Holanda ndërpreu çdo eksport të armatimeve drejt Ankarasë pas fillimit të një ofensive ushtarake turke kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, deklaroi sot Ministria holandeze e Punëve të Jashtme.“Holanda ka vendosur tashmë të ndërpresë çdo kërkesë për licensat e eksportit të pajisjeve ushtarake drejt Turqisë në pritje të zhvillimit të situatës”, theksoi ministria. “Ne u bëjmë thirrje anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian të bëjnë të njëjtën gjë”, deklaroi zëvendëskryeministri, Hugo de Jonge, i cili foli në një konferencë shtypi në Hagë në përfundim të këshillit të përjavshëm të ministrave, në mungesë të kryeministrit, Mark Rutte. Turqia nisi të…
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, është shprehur i zhgënjyer nga rezultati i koalicionit mes subjektit që ai drejton dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.Ahmeti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ka pritur, duke u bazuar në sondazhe, se koalicioni AAK-PSD do të siguronte të paktën 14 për qind të votave, apo 16-17 vende në Kuvendin e Kosovës. Ai po ashtu ka deklaruar se koalicioni me AAK’në e Ramush Haradinajt i ka kushtuar shumë partisë së tij. “Kritikën më të madhe si PSD e kemi pasur për koalicionin”, është shprehur…
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, dhe nënkryetari i AAK’së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook po thotë se votat u blenë me çanta me pare.“Po thone se shume nga kandidatet, me çanta me pare, i paskeshin blere mandatet e tyre.Me vjen keq per ta se jane te mjere”, shkruan Nitaj. Ndërsa ata që paguan para dhe nuk arritën ta fitojnë mandatin e deputetit, Nitaj tha se i kanë pasur paratë haram. “Po thone qe edhe shume te tjere paskeshin paguar shume pare e nuk i paskeshin fituar mandatet! Per ta me vjen…
Në Kosovë dhe më gjerë kanë vazhduar reagimet kundër vendimit që Nobeli t’i jepet Peter Handkes Një ditë më parë u bë nobelist. Por shkrimtari Peter Handke mori një varg kritikash ndërkombëtare. E kritikave nuk i shpëtoi as vet Akademia Suedeze e cila i ndau këtë çmim Handkes, raporton T7. Pos reagimeve ndërkombëtare, organizatave e mediave prestigjioze, reagim pati edhe në Kosovë. Madje këtu edhe ka nisur iniciativa për një peticion që i drejtohet akademisë, që të tërheq çmimin për shkrimtarin që mbështeti kriminelin serb, Sllobodan Millosheviqin. Uran Shushka, i cili nisi këtë peticion thotë se kanë për qëllim të…
Kërkohet dëmshpërblim për të paraburgosorin që u rrah nga 6 policë në stacionin policor në Gjakovë, raporton T7Brenda objektit të policisë në Gjakovë ishte kryer një akt dhune nga vetë krerët e institucionit. Madje dhunën e kishe nisur komandanti i stacionit, Kristë Gjokaj, e pas tij grushte kanë dhënë edhe pesë vartës. Dhuna është ushtruar ndaj Muhamer Raifit, i paraburgosur me dyshimin për vjedhje. E me të marrë veten e kishte denoncuar edhe rastin. Pas kësaj Inspektorati Policor kishte kërkuar suspendim për të dyshuarit, e të njëjtit edhe janë suspenduar. Megjithatë major Gjokaj bashkë me 5 personat tjerë kanë veshur…
Nga fundjava parashikohet mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell në territorin e Kosovës.“Fushat e presionit të lartë kanë filluar të fuqizohen mbi rajonin tonë, e që ditëve në vijim do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, të thatë dhe kryesisht me diell”, paralajmëron Prishtina Weather. “Ndërkohë nga Mesdheu do të shtrihen masa të ngrohta ajrore që do të rrisin ndjeshëm temperaturat mbi vlera mesatare”, njofton shërbimi i meteorologjisë. Parashikimi për datat 12-16 tetor: 12.10-13.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. 14.10-15.10 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. 16.10 – Mbetet ngrohtë, kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të luhaten nga…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se qëndrimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë në vend të taksës 100 për qind, është paralajmërim i qartë për vazhdimin e shkeljes së marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).“Nëse ata veprojnë sipas paralajmërimeve, pa marrë parasysh a e heqin apo jo taksën 100 për qind, kjo është ende një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. Asgjë nuk do të ndryshojë shumë, ata vazhdojnë të jenë pala që shkelin CEFTA-n si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që e kanë me…

