Author: almakos

Pentagoni njoftoi të premten se forcat amerikane, të cilat janë të vendosura afër qytetit Kobani në veri të Sirisë, janë gjendur nën breshërinë e sulmeve që kanë ardhur nga pozicionet turke.Kapiteni Brook DeWalt tha përmes një deklarate se një shpërthim ka ndodhur afër një qendre ushtarake në veri të Sirisë, në një vend ku turqit e dinë se ka prani të ushtarëve amerikanë. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se i ka marrë të gjitha masat që të sigurohet që asnjë bazë amerikane të mos dëmtohet gjatë sulmeve, të cilat ishin kundërpërgjigje ndaj të shtënave që e kishte origjinën…

Lexo më Shumë

Aktivistja e njohur nga Suedia, Greta Thunberg, ka thënë gjatë një tubimi në Denver të Shteteve të Bashkuara se rinia e botës duhet të jetë e përgatitur për të protestuar për një kohë të gjatë për të kërkuar masa ndaj ndryshimit të klimës dhe të mos zmbrapset nga kjo kërkesë.Nxënësja e famshme gjithashtu tha se ajo dhe aktivistët e tjerë që janë me të nuk do t’iu përgjërohen atyre që janë në pushtet që të veprojnë, sepse ajo pret që liderët të vazhdojnë t’i lënë anash aktivistët. “Ne do t’u themi atyre se nëse këtë gjë nuk e bëjnë ata,…

Lexo më Shumë

Zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzua të enjten mbrëma propozimin e presidentit Millosh Zeman për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.Presidenti çek tha më 11 shtator në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij. Ai e shtroi këtë çështje në një takim të zyrtarëve më të lartë kushtetues në mesin e të cilëve janë presidenti, kryeministri, kryetarja e dhomave të parlamentit, ministri i jashtëm, ai i brendshëm dhe i mbrojtjes. Ministri i…

Lexo më Shumë

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet në disa zona të Kosovës. Sipas e kësaj, gjatë vikendit do të ketë ndalesa të rrymës.Plani i KEDS: Nga TS 35/10kV Fushë Kosova do të ketë ndërprerje totale  të TR1-TR2-TR3: prej orës 10:00  – 16:00 Vendet: Qendra e Fushë-Kosovës te Stacioni  i trenit, Sole Kosova, Migrosi, IMF Kosova, Mulliri Fushë- Kosovë, Nakarada, Dardhishta, Lismiri, lagjja Tërnavët, Pompat e Ujësjellësit, Pjesen te tregu, Uglar, një pjesë të Fushë Kosovës ana e djathtë deri te TS Çeku. Banesat Bresje Fushë- Kosovë, Tregu, Ambulanta Bresje, Bogujevci, Alumili, Kisha Bresje . Arsyeja: Mirëmbajtja e transformatorit dhe ndërrimi i ndërprerësave të fuqisë. 13 10 2019…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë në të cilën bën thirrje për një strategji më të fortë të BE ndaj ndikimit rus. PE e quan Rusinë burim kryesor të dezinformimit në Evropë, ndaj edhe kërkon një strategji më të ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje.Pas zgjedhjeve presidenciale amerikane në 2016, përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet që mbahen në vende të tjera janë kthyer në një shqetësim kryesor. BE iu desh një vit e gjysmë përgatitje për të mbrojtur zgjedhjet e veta. Ligjvënësit e BE përgatitën një rezolutë për ndërhyrjet në fushatat elektorale të vendeve të huaja…

Lexo më Shumë

Kushtetuta e Kosovës përcakton që partitë e caktuara nga komunitetet, që kanë kaluar pragun e trupit zgjedhor, janë ato që flasin në emër të atij komuniteti dhe kjo vlen edhe në rastin e komunitetit serb, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese në vend.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të mbajtura më 6 tetor, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, subjekti politik nga radhët e komunitetit serb, Lista Serbe, ka marrë 6. 61 për qind të votave. Përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se kanë marrë më shumë se 95 për qind të votave nga komuniteti serb. Por,…

Lexo më Shumë

Presidenti rumun, Klaus Iohannis deklaroi sot se synonte të ngarkonte liberalët, deri tani në opozitë, për të formuar një qeveri, pas rrëzimit të ekzekutivit social-demokrat gjatë një vote mosbesimi në Parlament.“Është e qartë në këtë stad që ne drejtohemi drejt një qeverie të formuar nga liberalët ose rreth liberalëve”, theksoi Iohannis, i dalë dhe vetë nga ky formacion, kryesori në opozitë, pasi u takua me zyrtarët e partive politike. “Ne kemi nevojë urgjente për një qeveri që të organizojë zgjedhje presidenciale korrekte dhe të përgatisë projektbuxhetin 2020”, shtoi presidenti rumun duke shtuar se synonte të emëronte një kryeministër të hënën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se do presim 90 ditë që t’i shohim si po qeverisin partitë në pushtet, e pas 90 ditëve, do t’i lëshohemi si këndes në kokë.“Në 90 ditë nuk kemi drejtë me fol se si kanë me udhëheq, e pas 90 ditëve, ju lëshohemi si knusa në kry dhe ju rrimë gati që të mos i bëjnë gabimet”, është shprehur Lladrovci. Sipas tij, Albin Kurti tash e tutje duhet të veprojë ashtu siç ka deklaruar në fushatë, e jo të bëhet si Albini i vjetër, siç e quajti ai. “Kosovës i duhet të paktën…

Lexo më Shumë

Veriu i Los Angeles është përfshirë nga flakë gjigande, për shkak të një zjarri të madh që nisi mbrëmjen e shkuar dhe që me shpejtësi po përhapet në zonë, duke detyruar evakuimin e rreth 100 mijë banorëve. Flakët e zjarrit të quajtur “Saddlebridge” kanë nisur pasi një kamion plehrash hodhi mbeturina të djegura mbi një zonë me bimësi.Duket pikërisht ky shkaku i këtij zjarri. Sipas autoriteteve një burrë ka vdekur ndërsa qindra banesa janë shkatërruar plotësisht. Vitin e kaluar, pak a shumë në të njëjtën periudhë, një zjarr i pagëzuar me emrin Camp Fire, dogji plotësisht më shumë se 50…

Lexo më Shumë

Ofensiva e ndërmarrë nga Turqia kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë ka shkaktuar zhvendosjen e 100 000 personave, theksuan sot Kombet e Bashkuara.“Rreth 100 000 persona kanë lënë tashmë shtëpitë e tyre”, theksoi OKB në një komunikatë të publikuar në ditën e tretë të ofensivës turke. Pesë anëtarë europianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i kërkuan Turqisë për të ndërprerë veprimet ushtarake të njëanshme në Siri, në një deklaratë, në përfundim të një takimi urgjent me dyer të mbyllura. “Pesë vende europiane, Franca, Gjermania, Belgjika, Britania e Madhe, Polonia, nuk kanë mundur t’i bashkojnë të gjithë partnerët e…

Lexo më Shumë

Turqia nuk do të ndërpresë operacionin që ka ndërmarrë në Siri kundër një milicie kurde të mbështetur nga Perëndimi, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi. “Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë “ndaloni”.(…) Ne nuk do të kthehemi pas”, nënvizoi Erdogan. Turqia ndërmori të mërkurën një ofensivë në verilindje të Sirisë kundër YPG-së, një milici kurde e mbështetur nga vendet perëndimore, por…

Lexo më Shumë

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin kur anija më e madhe ndonjëherë kalon përmes kanalit të ngushtë të Korithit në Greqi, teksa e ndajnë vetëm centimetra nga muret e tij. Një video tregon momentin kur mjeti masiv lundrues kalon përmes kanalit që ka pothuajse gjerësinë e saj. Pasagjerët e anijes 22 metra të gjerë mund të preknin anët e kanalit që është vetëm 24 metra i gjerë, që do të thotë se distanca në të dy anët ishte më pak se 1 metër.

Lexo më Shumë