Alsat 2019-10-12T15:05:39+02:00 Banorët e fshatit Labunishtë të Strugës kërcënohen me padi ndaj shtetit para Gjykatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg. Akuzojnë se nuk mund ta realizojnë të drejtën elementare të njeriut, që të thithin ajër të pastër. Kërkojmë mbylljen e plotë të punishteve apo dislokimin e tyre, që është një prej propozimeve të kryetarit Merko, që për ne është zgjidhje e mirë. Kemi kërkesa për bojkot të arsimit, bllokim të qytetit të Strugës ndoshta edhe mosbindje qytetare – tha Alim Sadoski- kryetar i shoqatës ekologjike Naturalab. Javën e ardhshëm, banorët e Labunishtës presin takim me kryeministrit Zaev,…
Author: almakos
Qeveria e Ugandës i ka bërë të ditura planet për miratimin e dënimit me vdekje për personat që kapen duke kryer marrëdhënie intime me personat e gjinisë së njëjtë.Projektligji i njohur në publik me emërtimin “Vrisni homoseksualët”, ishte hequr nga fuqia para pesë vjetësh, por qeveria tha se planifikon ta bëjë atë përsëri pjesë të legjislacionit brenda disa javëve. Sipas zyrtarëve qeveritarë, ky ligj do ta luftojë rritjen e marrëdhënieve të panatyrshme në vendin e Afrikës lindore. “Homoseksualizmi nuk është i natyrshëm për ugandezët, por ka pasur rekrutim masiv nga njerëzit homoseksualë në shkolla, sidomos në mesin e të rinjve,…
Pavarësisht se Kosovës nuk i është vazhduar anëtarësimi në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), njohja e diplomave universitare të cilat lëshohen nga autoritetet kompetente arsimore në Kosovë do të vazhdojnë të njihen edhe jashtë vendit. Kështu bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë për Akreditim të Kosovës.Gazmend Luboteni, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë hedh poshtë raportimet, siç thotë ai nëpër disa media, ku ishte thënë se diplomat universitare nuk do të njihen tash e tutje. “Unë…
Aktori i njohur amerikan, Robert De Niro, e ka sulmuar përsëri presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një paraqitjeje në spektaklin “The Graham Norton Show”.I pyetur se çka mendon për karakteret e pjesëtarëve të mafia-s, De Niro nisi shpejt ta kritikonte presidentin Trump, duke thënë: “Sot, ne e kemi një president të çuditshëm, i cili mendon se është gangster, por që as gangster i mirë nuk është”. “Edhe gangsterët kanë nder në mesin e hajnave, i shtrëngojnë duart dhe e mbajnë fjalën, e tëra që ke është fjala. Ata merren vesh me fjalë dhe kaq, por ky djalosh…
Albin Kurti ka vendosur të ndryshojë krejtësisht prej Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Kadri Veselit e Behgjet Pacollit kur vjen puna të numri i Ministrave dhe Zëvendësministrave. Kandidati për Kryeministër ka thënë se për dallim prej keqqeverisje së PAN’it koalicionit me LDK do të ketë vetëm 12 ministri. Ka premtuar se do të jenë vetëm 26 zëvendësministra“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej…
Alsat 2019-10-12T13:58:46+02:00 Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës, thotë ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxijas në intervistën për gazetën greke “Ta Nea”, duke sqaruar se Demokracia e Re është e kënaqur, pasi është arritur marrëveshja më e mirë e mundshme. “Të jemi të sinqertë. Të gjithë janë të kënaqur nga Marrëveshja e Prespës. Demokracia e Re pasi u arrit marrëveshja më e mirë e mundshme e arrirë, pa pasur ndonjë çmim. SIRIZA pasi votoi për marrëveshje me rëndësi historike. Nënkuptohet, disa do të dëshironin që unë mos e arrija marrëveshjen. Nuk është me rëndësi.…
Alsat 2019-10-12T13:18:27+02:00 Kancelarja gjermane Angela Merkel nesër pritet të mbajë një takim takimit të nesërm do të bëj edhe një përpjekje për të bindur kryeministrin Frances Markon, që të jep dritë jeshile për datën e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Por sipas Radio Evropa e Lirë, Franca do të prolongojë dhënien e datës për hapjen e negociatave edhe për 6 muaj, sepse mbanë bindjen që duhet ndryshuar metodologjia e procesit të zgjerimit të BE-së. Sipas REL, Finlanda si shtet udhëheqës i BE-së, ka ndryshuar draft-konkluzën duke e përshtatur me kërkesat e Francës, që parasheh që konferenca e parë ndërqeveritare, të…
Ronald Lee Haskell që vrau gjashtë anëtarë të një familjeje në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është dënuar me vdekje, që në këtë shtet është ende në fuqi.Dënimi maksimal për 39-vjeçarin, është dhënë një muaj pasi u gjet fajtor, se me vetëdije të plotë dhe pa pasur ndonjë krizë nervore, shkoi në shtëpinë e motrës së gruas, i veshur si postier i dërgesave të shpejta. Kur u kuptua identiteti i tij, ai nisi ta kërkonte ish-gruan që nuk po i kthehej, por motra dhe burri saj refuzonin t’i tregonin se ku ndodhej. Atëherë, Haskell nxori revolen dhe shti mbi ta dhe…
Alsat 2019-10-12T13:03:10+02:00 Ish-Prokurorja Speciale, Katica Janeva është ende duke kaluar trajtimin në spital dhe ka mundësi të qëndrojë atje deri ditën e hënë, tha avokatja Irena Frçkoska për “Fokus”. Janeva që tre ditë është shtruar për mjekim spitalin privat “Filipi i Dytë”, sepse u ankua për tension të lartë të gjakut dhe ankth të përgjithshëm në burgun e Shkupit. Analizat fillestare treguan një gjendje para-infarktit. Gjatë javës tjetër, ekipi i avokatëve të Janevës presin të pranohet propozimi i saj për tu mbrojtur liri, për të cilën ajo ofron një garanci. Loading…
Edhe pse sezoni veror ka përfunduar, Tayna vazhdon të jetë e angazhuar.Reperja mbrëmë ka mbajtur koncertin e radhës në Tiranë ku edhe u mirëprit dhe krijoj atmosferë fantastike atje. Rep-artistja më e suksesshme në vend pas përfundimit të performancës nuk e ka lënë anash as publikimin e imazheve provokuese nga shtrati. Tayna edhe përkundër lodhjes dukej e relaksuar dhe në formë të mirë, teksa e veshur në një robdishan zbuloj këmbët seksi. Kujtojmë që Tayna është drejt finalizimit të projektit të ri muzikor i cili pritet të publikohet së shpejti.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherit edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është takur mëngjesin e sotëm me nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliun.”Pata kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pi me nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu, të cilin e përgëzova për kontributin e dhënë në fitoren e partive opozitare në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Bahtiri në një postim në facebook. Ai ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Veliu që të jap kontribut maksimal për arritjen e koalicionit VV-LDK. ”Mikut tim i kërkova që të jep kontribut maksimal për arritjen…
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ripërsëritur thirrjen e tij ndaj Turqisë, që të ndalë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në ringjalljen e aktivitetit të grupit militant, Shteti Islamik (IS).Macron i bëri këto deklarata gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, njoftoi Zyra e presidentit të Francës sot. Marron theksoi se “mbi të gjitha duhet të shmangim çdo ringjallje të IS-it në rajon” dhe të vazhdohet mbështetja për forcat kurde, të cilat ndihmuan koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, që të rimerret territori sirian dhe iranian, që ishte nën kontrollin e IS-it.…

