Në varrimin e Sllobodan Millosheviç me respekt u ftua të flasë shkrimtari austriak Peter Handke. “Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën…Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Dëgjoj. Ndjej. Më kujtohet. Andaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”,- tha ai mes të tjerash. Kjo afërsi e tij kishte ardhur që prej kohësh kur besonte se bota ishte e padrejtë ndaj serbëve, e sidomos shtypi perëndimor. Ndarja e Nobelit shkaktoi reagime pasi u konsiderua e…
Author: almakos
Së fundmi, kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Burim Ramadani, ka thënë se gjatë procesit zgjedhor më 6 tetor 2019, janë avulluar votat, e me këtë rast ka publikuar edhe fotografi.“Ja një rast qysh avullohen votat! Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2. Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota. Në Formularin Zyrtar janë 0 vota. Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota. Sigurisht, duhet të ketë rinumërim. Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim”, ka shkruar Ramadani. [embedded content] Në këtë status të tij, kanë komentuar…
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se linçimet dhe arroganca nuk duhet të jetë pjesë e negociatave për ndërtimin e Qeverisë së re me Vetëvendosjen.Madje, ai ka thënë se Partia e Albin Kurtit s’duhet ta ketë synim ta bluajë Lidhjen Demokratike pasi një qëllim të tillë kishte PDK por që ka dështuar. “PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltërta (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, anipse këtë e ka pasë qëllim kryesor”, ka reaguar Haziri, në…
Alsat 2019-10-12T15:50:48+02:00 Pas Zaevit edhe Mickoski konsideron se ultimatumi nga Bullgaria është i papranueshëm në shekullin 21. I ashtuquajturi “Pozicion kornizë” më i ri i Bullgarisë ishte pjesë e fjalimit të Mickoskit në takimin e sotëm me banorët e Karposhit në Shkup. Ai shton se sjellja e Bullgarisë është dëshpëruese, por për këtë thotë se ka kontribuar edhe politika jonacionale e Zaevit. Jemi të ekspozuar ndaj shantazheve, kushtëzimeve, kërkesave nacional-romantike. Unë vërtet nuk mund ta kuptoj, por jam tejet i dëshpëruar, meqë kur janë nënshkruar Marrëveshjet e fqinjësisë së mirë, ne ishim si popull, si komb, si qytetarë të Maqedonisë,…
Dy fotografët francezë, Zhan Bryn dhe Ogyst Leon kishin vizituar Ballkanin gjatë vitit 1913 ku përmes fotografive kishin dokumentuar gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ata kishin vizituar fillimisht Bosnjen e më pas Kosovën, ku kishin qëndruar në Prishtinë, Prizren, Graçanicë e Lipjan.Nga Kosova dy fotografët kishin vizituar më pas Maqedoninë, Shqipërinë, pastaj Selanikun dhe në fund Bursën në Turqi. Një fotografi e realizuar në Tetovë shihen shqiptarët me rroba të leckosura e të varfër tek pozojnë para fotografëve francezë në vitin 1913. [embedded content]
Alsat 2019-10-12T15:41:43+02:00 Të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe të mos nxitohet me konkluzione, ky është komenti i Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasi Prokuroria Publike e shpalli të dyshuar Frosina Remenskin nga LSDM-ja, në rastin “Reket”. Në një intervistë për MIA-n, Spasovski konfirmon se për të ardhmen partiake të deputetes Remenski, do të vendoset së shpejti në “Bihaqka”. Pritjet e tij janë që institucionet të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe publiku ta dijë të vërtetën. Unë dua që prezumimi i pafajësisë të respektohet, por duhet të marrim edhe vendime të duhura brenda partisë. Kështu që pres që…
Alsat 2019-10-12T15:35:47+02:00 As Elem Turs, as komuna e Tetovës dhe as Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nuk mbajtën fjalën për investimet e premtuara në infrastrukturë në Kodrën e Diellit. E njëjta, si duket, edhe sivjet, sezonin turistik do e fillojë me mungesë parkingjesh, infrastrukturë të dëmtuar, kanalizim që del jashtë shtratit dhe një lagje vilash e kthyer në Geto. Përfundimi i punëve me teleferikun me gjashtë ulëse dhe asfaltimi i rrugës janë për tu përshëndetur thonë afaristët, por këta dy projekte do e shtojnë numrin e makinave, gjë kjo që, në mungesë të parkingut shumë katesh do e vështirësojë edhe…
Një zyrtare burgjesh nga Britania e Madhe, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, e cila kishte kryer marrëdhënie intime me një vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një veterani të Luftës së Dytë Botërore, është dënuar me 12 muaj burgim.Rachel Welburn, 39 vjeçe, e kishte nisur marrëdhënien 18-mujore me vrasësin Daniel Crompton pasi ishte caktuar si zyrtare personale për të në burgun e Frankland-it në Durham të Anglisë. Në këtë burg e vuajnë dënimin disa prej kriminelëve më të mëdhenj të Britanisë së Madhe. Vrasësi 29 vjeç e kishte vrarë në vitin 2013 veteranin 87…
Alsat 2019-10-12T15:29:57+02:00 Kancelaria gjermane Angela Merkel nesër pritet ta bindë personalisht presidentin francez Emanuel Makron që të mos bllokojë datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por gjithnjë e më të fuqishëm janë zërat se Parisi nuk do të heqë dorë nga miratimi i strategjisë së re për bisedimet gjë që do të shtynte dhënien e datës për vitin e ardhshëm. Sipas Radios Evropës së Lirë, në draft konkluzionet e përgatitura nga Finlanda, si kryesuese e BE-së parashikohet që konferenca e parë ndërqeveritare, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev nuk ka…
Alsat 2019-10-12T15:20:21+02:00 Dimri po afrohet dhe qytetarët kanë filluar të planifikojnë se me çfarë do të ngrohin shtëpitë e tyre gjatë muajve të ftohtë, duke llogaritur sigurisht edhe çfarë është më e përballueshme në aspektin financiar. Ka nga ata të cilët preferojnë të jenë më tradicional dhe të shfrytëzojnë ngrohjen me dru, disa prej tyre e cilësojnë edhe si më ekonomike, pasi siç thonë nga ngrohja me rryme faturat në fund muajit ju vijnë me shuma të majme. “Me dru. 5 metra, 4 metra aq afërsisht harxhoj.- Gjithmonë jeni ngrohur me dru apo keni përdorur edhe rrymë?- Gjithmonë.” “Me çka…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.Operacioni I koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar. Inspektorati Policor njofton se fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të…
Alsat 2019-10-12T15:15:14+02:00 Të rezervuar dhe pa pritje të mëdha janë biznesmenët e Maqedonisë, se ekonomia e brendshme do të përfitojë nga paralajmërimet për një “mini-Shengen” në rajon. Bashkëpunimi i Maqedonisë me Serbinë edhe me Shqipërinë është i shkëlqyeshëm, dhe problemet që kemi në fushën e ekonomisë do të ishin të vështira për tu zgjidhur në një formë të tillë kuazi, veçanërisht me idenë e qarkullimit të lirë të personave dhe mallrave, tha për Alsat, Danella Arsovska kryetare e Lidhjes së Odave ekonomike. Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë me një aleancë të tillë ose…

