Sot në Fushë Arrëz të Shqipërisë, janë bërë homazhe në prag të përkujtimit të aksidentit të ndodhur 15 vjetë më parë (më 14 tetor 2004), ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, përderisa po ktheheshin nga ekskursioni i organizuar nga ana e shkollës së tyre.Homazhe në kujtim të 15 maturantëve, sot kanë bërë një delegacion i gjerë nga Komuna e Malishevës dhe Bashkia e Fushë Arrëzit, në përbërje, Ragip Begaj, Kryetar i Malishevës, Hajdin Berisha, nënkryetar, Majlinda Tota, zëvendëskryetare e Fushë Arrëzit, Tomë Curri, sekretar i bashkisë, Blerim Thaçi, drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, drejtorët…
Author: almakos
Astronauti sovjetik, Aleksei Leonov, njeriu i parë që doli në hapësirë, në vitin 1965 dhe komandant i misionit të parë të përbashkët hapësinor mes BRSS-SHBA, vdiq sot në moshën 85-vjeçare.“Aleksei Leonov vdiq sot, në Moskë, pas një sëmundjeje të gjatë”, tha Natalia Filimonova, bashkëpunëtorja e tij. Lajmin e ka konfirmuar edhe Roscosmos, agjencia hapësinore ruse, në ueb-sajtin e saj zyrtar. Ecja e tij në hapësirë, në marsin e vitit 1965, ishte parë në kasetë nga shikuesit televizivë në Bashkimin Sovjetik dhe në Evropë.
Shoqata e njohur boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviqit, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi. “Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiq, presidente e shoqatës. ”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo. Handke është një filo serb dhe është…
Lista Serbe ka reaguar pas deklaratave të partisë fituese të 6 tetorit, Lëvizjes “Vetëvendosje”, se nuk do të jenë pjesë e ekzekutivit të ri.Partia e Goran Rakiqt, përmes një komunikate dërguar mediave, theksoi se deklaratat e kryeministrit të ardhshëm, Albin Kurti, ka shqetësuar masën, transmeton Indeksonline. Sipas tyre, grupi i disa politikanëve serbë në Kosovë nuk arritën t’i mashtrojnë qytetarët dhe të kërcënojnë unitetin e popullit serb; Rada Trajkoviç, Marko Jaksic, Nenad Rasic, Slobodan Petrovic dhe Jablanovic. Më tej, në reagim thuhet se Kurti ka hidhëruar Vuçiqin me deklaratën se Srpska do të jetë jashtë Qeverisë. “Albin Kurti dhe politika…
Alsat 2019-10-11T18:11:10+02:00 Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është me rëndësi edhe për vet vendin, por edhe për Greqinë dhe tërë rajonin, pasi është hap më afër drejt sigurimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në intervistë për televizionin grek “One channel” dhe shtoi se e din se marrëveshja mes dy vendeve është kontroverse dhe çështje e ndjeshme. “E di se Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është kontroverse dhe çështje e ndjeshme për të dy vendet, por e përshëndes marrëveshjen, pasi mendoj se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme…
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicioni i mundshëm me LDK’në në zgjedhjet e djeshme e ka vënë në rrezik projektin për ndërtimin e një autostrade që do të lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën dhe Prizrenin, e njohur ndryshe si Autostrada e Dukagjinit, pasi qytetarët nuk i dhanë ndonjë mbështetje të rëndësishme partive që e promovonin atë. Gjatë gjithë fushatës koalicioni AAK-PSD e kishin premtuar ndërtimin e kësaj autostrade e madje kishin thënë se është punë e kryer. Kostoja e kësaj autostrade bashkë me shpronësimet, sillej rreth 1 miliard euro.Arjeta Shabani Istogu, Peja, Deçani, Gjakova e Prizreni me gjasë nuk do…
Zyra e Presidentit të Kosovës ka shpallë tender në vlerë 7 mijë euro për furnizim me lule. Madje, jo çfarëdo lulesh. Trëndafila, krizantemë e dahlia, janë vetëm disa prej llojeve të luleve që janë porositur nga ZPRK’ja. Përveç tyre, do të blihen edhe lule dhe kurora për nderim të të vdekurve, raporton Express.Sipas njoftimit për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZPRK’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me këto para do të blihen lule për nderim të të vdekurëve dhe kurora për ceremoni nderi tek varrezat me mbishkrim dhe me ngjyra të flamurit shtetëror. “Ikebana të…
Alsat 2019-10-11T17:36:41+02:00 Partia Popullore Evropiane ka bëri thirrje për hapjen të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Përpara vendimeve vendimtare të vendeve anëtare të BE, Presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), Joseph Daul, shprehu mbështetjen për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë,”-shkruhet në faqen zyrtare të Partisë. Ai theksoi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparime në përputhje me kërkesat për hapjen e këtij procesi. “Ndërsa mbetet shumë për të bërë, hapja e bisedimeve të pranimit është hapi tjetër i natyrshëm. Qytetarët, dhe veçanërisht të rinjtë e Maqedonisë së…
Të dënuar me mbi 11 vjet burg efektiv dhe 2500 euro gjobë për vjedhjen nga e cila kishin arritur të marrin vetëm një çamçakëz, tre të akuzuarit, Edison Bislimi, Lumturije Ramqaj dhe Lirika Sahiti po kërkojnë ndryshimin e aktgjykimit të shkallës së parë apo anulimin e tërësishëm të tij dhe rigjykimin e rastit.Ankesat e tyre ndaj vendimit të Themelores, të akuzuarit i kanë paraqitur në Gjykatën e Apelit, e cila bashkë me ankesën e ushtruar edhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë shqyrtuar të premten nga një kolegj i Apelit, në përbërje nga gjykatësit, Xhevdet Abazi, Abdullah Ahmeti…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, përmes një mesazhi në rrjetin social, Twitter, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë treguan se qytetarët votuan për të parë fundin e korrupsionit.“A do të ndërmarrin të gjitha partitë, në pozitë dhe opozitë, një veprim përfundimtar për këtë?”, ka shkruar Kosnett. Nga rezultatet preliminare, të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 25.49 për qind të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82 për qind të votave. Sipas KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka udhëhequr për 12 vjet, ka dalë e…
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk iu ka kundërpërgjigjur Agim Veliut, nënkryetarit të parë të partisë, e deklaratave që ky i fundit i dha gjatë ditës për Gazetën Express.Në një paraqitje para mediave, Osmani që ishte kandidate e LDK-së, për kryeministre në zgjedhjet e jashtëzakonshme tha e pyetur nga T7 se nuk e dinë se çfarë deklarata ishin ato. E njëjta, po thotë se disponimi në kryesi ishte i mirë sot. “Nuk e di për besë çfarë deklarata kanë qenë ato, disponimi në kryesi ka qenë shumë i mirë si dhe nuk ka pas asnjë vendim për me ngri diskutimin,…
Alsat 2019-10-11T16:47:49+02:00 Gjendja me portin e qytetit në Ohër nga dita në ditë po përkeqësohet. Pronarët e barkave dhe anijeve, por edhe qytetarët ankohen se porti po shkatërrohet, muret mbajtës janë të dëmtuar si dhe shtegu i lundrimit. Për këto problemi, Alsat informoi para një viti, por prej atëherë, nuk është bërë asgjë. Nga kapedania e Ohrit sërish premtojnë. Thonë se riparimi i portit të qytetit dhe i Shën Naumit do të fillojë në nëntor. [embedded content] Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ndërmerret aktivitet për thellimin e portit sepse ka kaluar një periudhë prej pesë viteve nga…

