“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Author: almakos
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Ragip Gila, 30 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso. “Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje. Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ngritur shqetësime serioze lidhur me deklaratat e fundit të politikanëve, të cilat rrezikojnë të minojnë pavarësinë e saj dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në një reagim të fortë, Gjykata thekson se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës, duke e cilësuar çdo presion ndaj gjyqtarëve si një kërcënim të rëndësishëm për demokracinë. “Çdo përpjekje për të ushtruar presion mbi gjyqtarët kushtetues përbën cenim të ndarjes së pushteteve dhe minon besimin e qytetarëve në sundimin e ligjit,” theksohet në reagimin e Gjykatës, duke nënvizuar rëndësinë e…
Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë janë të detyruar më së voni deri më 15 shtator të këtij viti të ndërrojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, me ngjyrë speciale. Detajet priten nesër në konferencë për shtyp, të paralajmëruar nga Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë. Është paralajmëruar prani e drejtori të SHPPP-së, Ivica Tomovski, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendëskryeministrit përgjegjës për qeverisje të mirë, Arben Fetai, si dhe drejtorëve të institucioneve të tjera shtetërore. Vendimi për këtë risi është miratuarn në seancën e qeverisë më 29 korrik. #Qëllimi…
Qasja në platformat online X, YouTube dhe Instagram është kufizuar në Turqi, thotë monitoruesi i internetit. Netblocks, një monitor global i internetit, njoftoi se qasja në disa nga platformat më të njohura sociale është bllokuar në Turqi, duke përfshirë X, YouTube, Instagram, Facebook, TikTok dhe WhatsApp. Këto kufizime kanë shkaktuar shqetësime të mëdha për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion për qytetarët turq. Ngjarjet që çuan në këtë bllokim ndodhen në një kontekst të tensionuar politik. Partia Republikane Popullore (CHP), e cila është partia kryesore e opozitës, ka bërë thirrje për protestë, duke e bërë situatën edhe më të…
Kandidati i VLEN-it, për komunën e Cairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se pishina e braktisur në Cair, do të shndërrohet në një kompleks të ri sportiv sipas standardeve evropiane.“Një investim që do ta bëjë krenar jo vetëm Çairin, por edhe gjithë Shkupin.Kompleksi do të përfshijë një sallë të madhe sportive për hendboll, volejboll dhe basketboll, me kapacitet mbi 3.000 spektatorë. Po ashtu, do të ketë hapësira të veçanta për fitnes, pingpong, sporte luftarake, karate dhe boks, ndërsa në pjesën e jashtme do të ndërtohen fusha për futboll të vogël dhe dy fusha basketbolli të hapura për të gjithë qytetarët.Projekti…
Kandidati i BDI-së dhe AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi në konferencë për media, sot ka deklaruar se punimet në bulevardin “Boris Kidriç” po bëhen në mënyrë të jashtëligjshme.Nga komuna e Tetovës, kanë reaguar duke thënë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe për propagandë politike.“Kandidati nga radhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi. Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit!”, reaguan nga Komuna e Tetovës, duke…
Një 39-vjeçar gjerman është ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ndërsa tentonte të largohej nga territori shqiptar. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për disa vepra të rënda penale. Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë i mundur falë kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës. I ndaluari, shtetasi P. P., 39 vjeç, me banim në Zvicër, ishte në kërkim nga Prokuroria e Luganos, e cila më 23 maj 2025 kishte lëshuar ndaj tij një urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale: Trafik…
VALENTINA MADANI/ Në një kohë kur shëndeti publik është më i rrezikuar se kurrë, një kërcënim i heshtur po kalon pa u vënë re në tryezat e shqiptarëve: pesticidet dhe kimikatet toksike që depërtojnë në ushqimet tona. Ky problem jo vetëm që paraqet një kërcënim të menjëhershëm për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, por ka pasoja afatgjata dhe të thella në shëndetin e brezave të ardhshëm. Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë, paralajmëron se mungesa e kontrollit dhe monitorimit rigoroz po lejon që substanca të rrezikshme të konsumohen në nivele që tejkalojnë kufijtë e sigurisë, duke rritur ndjeshëm riskun për sëmundje kronike,…
Të tjera detaje janë zbuluar nga vdekja e 58-vjeçarit Jorgo Ajredini, i cili pas rreth 15 ditësh në koma dhe në gjendje të rëndë, ka humbur jetën në QSUT. Jorgo Ajredini u dërgua më 13 gusht nga familjarët në spitalin e Korçës me plagë në kokë dhe për shkak të gjendjes së rëndë, u transferua menjëherë në Tiranë. Fillimisht, policia e Korçës e referoi ngjarjen si aksidentale, duke dyshuar se 58-vjeçari ishte goditur nga kali. Por, familjarët hedhin poshtë këtë version dhe ngulin këmbë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Vëllai i tij, Ilia Ajredini, ka deklaruar për…
Zv/kryeministri Izet Mexhiti, është pyetur sot lidhur me akuzat e ASH-së së Taravarit, se VLEN është bërë pjesë e botës serbe.Mexhiti pyeti se cila ASH ka parashtruar këtë akuzë, ngase siç tha ai, është devalvuar puna e Aleancës për Shqiptarët.“Nëse e ke fjalën për z.Taravari, është kthyer bash aty ku është bota serbe. Nuk du të flas më tepër, vetëm merrni deklaratat e zotëri Taravarit për zotëri Ahmetin vitet e fundit çka ka thanë, si ka thanë dhe si i ka gëlltitë të gjitha ata që i ka thanë”, ka deklaruar Mexhiti. MARKETING
Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Shkodër ku 28-vjeçari Ragip Gila vrau me breshëri plumbash Armando Palin dhe 31-vjeçarin Liridon Kraja (Lushi), ndërsa mbetën të plagosur 43-vjeçari Erogen Vaso (Brajoviq) dhe kamerierja Meri Kaceri. Autori i dyshuar ka hyrë me automatik në lokalin ku ndodheshin viktimat dhe i plagosur duke qëlluar me plumba drejt tyre. Më pas, 28-vjeçari ka dalë jashtë nga një derë dytësore duke ecur në këmbë me armën në dorë për afro 300 metër nga lokali, në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash. Aty ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë…

