Kandidati i BDI-së dhe AKI-së për komunë e Tetovës, Bajram Rexhepi në konferencë për media, sot ka deklaruar se punimet në bulevardin “Boris Kidriç” po bëhen në mënyrë të jashtëligjshme.
Nga komuna e Tetovës, kanë reaguar duke thënë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe për propagandë politike.
“Kandidati nga radhët e AKI-së Bajram Rexhepi, sot në një press konferencë ka theksuar se rruga “Boris Kidriç” nuk ka leje ndërtimi. Komuna e Tetovës e demanton këtë lajm, pasi për rrugën në fjalë ka LEJE NDËRTIMI dhe të gjitha procedurat paraprake duke ia bashkangjitur edhe vendimin e këshillit!”, reaguan nga Komuna e Tetovës, duke publikuar edhe vendimin.
Ndryshe, në rrugën “Boris Kidriç” më 18 korrik kanë filluar punimet. Këto punime kanë filluar pas një sërë anulimesh, që sipas autoriteteve komunale faji qëndronte në kompanitë e kontraktuara.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



