Kandidati i VLEN-it, për komunën e Cairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se pishina e braktisur në Cair, do të shndërrohet në një kompleks të ri sportiv sipas standardeve evropiane.
“Një investim që do ta bëjë krenar jo vetëm Çairin, por edhe gjithë Shkupin.
Kompleksi do të përfshijë një sallë të madhe sportive për hendboll, volejboll dhe basketboll, me kapacitet mbi 3.000 spektatorë. Po ashtu, do të ketë hapësira të veçanta për fitnes, pingpong, sporte luftarake, karate dhe boks, ndërsa në pjesën e jashtme do të ndërtohen fusha për futboll të vogël dhe dy fusha basketbolli të hapura për të gjithë qytetarët.
Projekti do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat, me garanci të plotë që pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit nga investuesi, qendra do të kalojë në pronësi të plotë të Komunës së Çairit dhe qytetarëve. Vendimi i Qeverisë tashmë i ka dhënë Çairit të drejtën për ta menaxhuar këtë hapësirë dhe për të zbatuar procedurat e nevojshme.
Me këtë investim, fëmijët dhe të rinjtë e Çairit do të kenë kushte të barabarta me ato të qendrave sportive më moderne në Evropë. Ky është një hap i madh përpara për mbështetjen e sportit, jetës së shëndetshme dhe rekreacionit.
Është koha që Çairi të ketë imazhin që e meriton. Çair evropian. Çair i mundësive!” – tha Izet Mexhiti.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



