Author: almakos

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në seancën paraprake të GJKKO ka parashtruar kërkesat e tij.Fjala e Veliajt E nderuara zonja Gjyqtare, Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore. Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së, në një intervistë për “360 gradë”, deklaroi qartë se nuk ka ndërmend të kërkojë ndryshime në statutin e partisë që do t’i mundësonin një mandat të katërt në krye të partisë. Ai theksoi se me shembull personal duhet treguar se çdo funksion ka fundin e vet. Kjo do të thotë se mandati i tij i ardhshëm, nëse rizgjidhet në kongresin në Kavadar, do të jetë i fundit si lider i VMRO-DPMNE-së. Përveç vendimit për drejtimin e partisë, Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk do të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029.…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Mondi Mëhallës, i cili u qëllua me plumb në kokë. Burime për gazetaren Xhensila Kodra, raportojnë se janë arrestuar ish-ortaku i bizmesmenit dhe roja i karburantit. Ish-ortaku i viktimës është vendosur në pranga për shkak të konflikteve që ka pasur me 43-vjeçarin, ndërsa burimet informojnë se ndaj tij deri më tani s’ka ndonjë provë konkrete.

Lexo më Shumë

Naldo Gjini, i cili u shoqërua ditën e djeshme nga uniformat blu teksa u kap duke u larguar drejt Kosovës, është arrestuar nga policia e Elbasanit. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. Gjithashtu, sipas burimeve për gazetaren Xhensila Kodra, policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje edhe një tjetër person si të dyshuar si bashkëpunëtor në sigurimin e kushteve për të kryer ekzekutimin e 43-vjeçarit. Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes. Vrasja e biznesmenit 43-vjeçar duket se është…

Lexo më Shumë

Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht. Burime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar ditën e djeshme, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.…

Lexo më Shumë

23:37 | 1 Dhjetor 2025E.GNjë Wolfgang Amadeus Mozart 4-vjeçar ulet në një tavolinë, zhyt me ngathtësi stilolapsin në bojën e shkrimit dhe kompozon një koncert për piano. Babai i tij shqyrton kompozimin dhe shpërthen në lot për shkak të aftësisë së djalit të tij. Kjo skenë përshkruhet në një letër nga një mik i familjes Mozart, një nga 12 letrat që “Fondacioni Ndërkombëtar Mozarteum” në Salzburg i mori si dhuratë nga një familje koleksionistësh në Këln t[ë Gjermanisë. “Nuk do të kishim mundur ta blinim këtë koleksion”, tha Ulrich Leisinger, drejtor akademik i “Fondacionit Mozarteum”. Dokumentet nga familja Mozart, nga…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi se të enjten, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, së bashku me zyrtarët e ISHP-së, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm në nëntë shkolla fillore në komunën e Karposhit në Shkup. Gjatë inspektimit u morën mostra ushqimore dhe tampona nga sipërfaqet e punës në kuzhinat e shkollave. Kontrolli u nxit nga rasti në shkollën fillore “Dimo Hadzi Dimov”, ku javën e kaluar dhjetëra nxënës pësuan probleme të stomakut, dhe disa prej tyre u trajtuan në spital. Analizat e kryera nga ISHP-ja zbuluan baktere fekale në musakanë e konsumuar nga nxënësit. “Pas analizave të kryera,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të kuptohet se është rikthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai deklaroi se për PDK-në dhe Bedri Hamzën ashtu si më 9 shkurt, do të jenë më të përkushtuar se kurrë për votë më 28 dhjetor, me synimin për të tejkaluar 20 mijë vota. “Fitorja i ka hije bastionit, besa edhe fitores ia kemi marrë dorën. Do të vazhdojë me fitore si në zgjedhjet lokale, ashtu edhe në ato qendrore. Vazhdojmë! Të bashkuar, të fituar”, ka shkruar Lladrovci.

Lexo më Shumë

Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se nuk është penduar që ka qenë pjesë e koalicionit AKI gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. “Jo, aspak. Nëse flasim posaçërisht për Gostivarin, rezultatet janë të dukshme dhe shumë të qarta. Mendoj se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm edhe në Vrapçisht, ku zgjedhjet po përsëriten. Besoj se e njëjta situatë do të përsëritet edhe në zgjedhjet e radhës”, u shpreh Limani. MARKETING

Lexo më Shumë

Një person me inicialet N.Gj, me banim në Lezhë, është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla. Sipas burimeve, N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit. Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga data 26 nëntor dhe deri më 30 nëntor, përmes platformës elektronike të KQZ-së janë pranuar rreth 24,500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së janë aprovuar mbi 14,600, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,500. Në vlerësim e sipër thuhet se janë edhe rreth 6,400 aplikime. “Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 10,500 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe mbi 500 të tjerë për të dërguar…

Lexo më Shumë

Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Prej atje theksojnë se në procesin e pagesës te një pjesë të specifikave është paraqitur problem teknik i cili kërkon përpunim të plotë të të njëjtëve. “Në procesin e pagesës për disa nga specifikimet ka lindur një problem teknik që kërkon përpunimin e plotë të tyre. Përkatësisht, nëse ka vetëm një porosi ku një përdorues paraqitet me ndryshim të llogarisë bankare ose transaksionale, e gjithë dërgesa kthehet sistematikisht dhe mjetet nuk u paguhen të gjithë përdoruesve që janë…

Lexo më Shumë