Një delegacion i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) zhvilloi një takim zyrtar në Departamentn e Drejtësisë në SHBA, duke forcuar partneritetin strategjik në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkombëtar.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me Divizionin Penal të këtij institucioni, ku Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm, A. Tysen Duva, së bashku me programin OPDAT, mirëpritën delegacionin shqiptar të kryesuar nga drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho.
Assistant Attorney General A. Tysen Duva and #OPDAT hosted prosecutors and investigators from @SPAK_Albania to welcome new leadership and strengthen our partnership in the critical fight against transnational organized crime and corruption. @SPAK_Albania engaged with… pic.twitter.com/pwdUol8oIo
— Criminal Division (@DOJCrimDiv) April 20, 2026
Gjatë vizitës, prokurorët dhe hetuesit e SPAK zhvilluan takime edhe me agjenci kyçe ligjzbatuese amerikane, si FBI, DEA dhe ICITAP.
Ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve hetimore dhe koordinimin më të ngushtë në goditjen e rrjeteve kriminale ndërkufitare dhe rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke e vendosur fokusin te hetimet e përbashkëta dhe shkëmbimi i ekspertizës.


