Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi sot se ishte optimist që një marrëveshje e mundshme mbi Brexit po finalizohet aktualisht.Duke folur në një konferencë shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas një takimi të përbashkët qeveritar, Macron u shpreh se shpresonte që nënshkrimi i një marrëveshjeje të mund të realizohej gjatë një samiti të liderëve të BE-së të enjten. Presidenti francez dhe kancelarja gjermane u takuan sot në jug të Francës, një ditë para samitit të Bashkimit Europian. Zyrtarët e BE-së dhe britanikët po përpiqen të arrijnë marrëveshje përpara samitit të së enjtes në Bruksel, i fundit para daljes së planifikuar…
Author: almakos
Mbi 300 njerëz u arrestuan pas mbylljes së një prej “ueb-faqeve më të mëdha në botë për pornografi të fëmijëve”, thanë hetuesit britanikë.Ueb-faqja ka pasur mbi 200,000 video, të cilat janë shkarkuar më shumë se një milion herë. Ajo është mbyllur vitin e kaluar, pasi autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar ekzistencën e saj. Por, të mërkurën, zyrtarët britanikë njoftuan se 337 përdorues të dyshuar janë arrestuar në 38 vende. Agjencia Kombëtare për Krim në Mbretërinë e Bashkuar tha se arrestimet, mes tjerash, janë bërë në Britani, Irlandë, Amerikë, Kore të Jugut, Gjermani, Spanjë, Arabi Saudite, Emirate të Bashkuara…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë furnizim me ujë zonën e shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit. Ndërprerja do fillojë prej orës 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 18:00. Kjo është lajmërimi i plotë i K.R.U. Gjakova: “Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 – 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin. Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishe shkruar sot rreth takimit të ambasadorit të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbot, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në zyret e këtyre të fundit.Vuçiq kishte thënë se cilin shtet po e përfaqëson Kurti, duke vënë në pah praninë e flamurit shqiptar në zyret e këtyre të fundit. Ai madje kërkoi sqarime nga ambasadori britanik rreth fotos së tij afër Kurtit dhe flamurit. Gjithsesi ambasada e Britanisë i ka kthyer përgjigje Vuçiqit duke thënë se ata e kanë për detyrë që të takohen me liderët e partive dhe se nuk i vendosin ata kushtet…
Po vazhdon numërimi i votave të diasporës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateteve. Nga afër 35 mijë vota që janë dërguar me postë, vetëm 13 mijë e 491 janë të vlefshme.Sipas një dokumenti, më së shumti vota kanë ardhur nga Gjermania me 5892 vota. Pastaj nga Zvicra me 3944 vota, Suedia 516, Italia 486, Franca 421, Belgjika 307 nga SHBA 289 vota e kështu me radhë, raporton KP. Por ajo që bie në sy është se në këto zgjedhje nga shtetas të Kosovës që kanë votuar edhe nga vende më pak të njohura sikur Kolumbia, Azerbajgjani, Senegali etj… Nga numërimi…
Policia e Kosovës ka publikuar rezultatet e kandidatëve të cilët i janë nënshkruar kontrollimit mjekësor, e të cilët kandidojnë për zyrtarë policorë.Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se rezultatet janë të kontrollimit mjekësor të mbajtur nga data 03.10.2019 deri më datë 15.10.2019 në Klinikën Kirurgjike “Aloka” në Prishtinë për Zyrtarë Policorë, sipas konkursit të datës 16.04.2018 deri me 10.05.2018. Këtij kontrollit mjekësor i janë nënshtruar gjithsej 73 kandidatë. Kandidatët të cilët kanë dështuar të kalojnë këtë kontroll, kanë të drejtë ankese pesë ditë që nga data e shpalljes së rezultateve. Ankesat duhet të…
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shpreson se vizita e tij në Turqi do të çojë Ankaranë drejt një armëpushimi në Siri, por theksoi se Uashingtoni nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet Turqinë.“Qëllimi ynë nuk është të prishim marrëdhëniet me Turqinë”, deklaroi sot Pompeo për kanalin televiziv amerikan, Fox Business Network, disa orë para nisjes për në Turqi së bashku me zëvendëspresidentin, Mike Pence. “Ata duhet të ndalojnë, kemi nevojë për armëpushim që të mund ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi ai. Pompeo theksoi se SHBA-ja ka një marrëdhënie të vështirë me Turqinë, por shpreson për një zgjidhje të duhur pas përfundimit…
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson u ka thënë ministrave në qeverinë e tij se ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje të re Brexit me Bashkimin Evropian, por që ende nuk është arritur një marrëveshje, tha sot zëdhënësi i tij.Sipas tij, ka ende çështje të pazgjidhura për t’u arritur dhe bisedimet me Partinë Demokratike të Bashkimit Demokratik të Irlandës Veriore janë duke vazhduar, raporton Reuters. “Kryeministri e informoi Kabinetin për përparimin në bisedimet në vazhdim për Brexit. Ai tha se ekziston një shans për të siguruar një marrëveshje të mirë, por ende nuk është arritur, ka pyetje ende…
Alsat 2019-10-16T18:39:44+02:00 Kryeministri Zoran Zaev pas takimit në Bruksel me Komisionerin Johanes Han i ka bërë thirrje liderëve evropian që pa asnjë hezitim të miratojnë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zaev ka thënë se çdo shtyrje e vendimit do të kishte pasoja negativa në vend dhe rajon, pandaj edhe i është drejtuar krerëve evropian me fjalët “ Mos na i shuani shuani yjet ndriçuese, bëhuni heronjtë tanë”. Nga ana tjetër edhe komisioneri për zgjerim, Jjhanes Han i ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Han…
Nga mëngjesi i sotëm, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i fletëvotimeve të ardhura me postëZëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se që nga mëngjesi i sotëm ka filluar numërimi i 13 mijë e 500 fletvotimeve të ardhura me postë. “Prej orës 10:00 të ditës së sotme, kemi filluar me numërimin e 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit gjatë periudhës kohore 19 shtator deri më 5 tetor 2019. Procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve është duke vijuar pa ndonjë problem. Grupet numëruese kanë numëruar gjatë gjithë këtyre…
Alsat 2019-10-16T18:27:37+02:00 Komisioneri për zgjerim, Johanes Han i ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Han ka thënë se vendimi eventual negativ do të kishte pasoja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij arsyeja e vetëm e tyre për normalizimin e raporteve është perspektiva evropiane. Nëse edhe pas të gjitha detyrave dhe obligimeve që Maqedonia e Veriut i arriti, ajo tani nuk shpërblehet në mënyrë adekuate, atëherë nuk ka alternativë për Serbinë dhe Kosovën që të hyjnë në dialog substancial për bashkëjetesën e ardhshme për të dyja…
Alsat 2019-10-16T18:18:11+02:00 Kryeministri Zoran Zaev, parlajmëroi Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson më parë vendin e tonë për arritjen e Marrëveshjes së Prespës. “Nëse BE-ja nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do…

