Në fshatin Penuhë të Komunës së Podujevës mbrëmë janë parë një tufë e derrave të egër, duke qarkulluar lirshëm rrugëve të këtij fshati.Qytetarët janë shprehur të shqetësuar pasi që në çdo moment mund të sulmohen nga këta derrë të cilët janë të llojit të egër, shkruan Indeksonline. Ndryshe, derri i egër është njëri nga kafshët më të rralla në botë.
Author: almakos
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Gjakova’, ka bërë të ditur se Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni të enjten do të mbesin 6 orë pa ujë të pijshëmSipas një njoftimi, ndërprerja do të bëhet për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit. “Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e madhe në vend, ka bërë që burimet e ujit të pakësohen në mënyrë drastike”, thuhët në komunikatën e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi ‘Gjakova’.
Alsat 2019-10-17T09:36:53+02:00 Në Bruksel pasdite fillon Samiti dyditor i liderëve të BE-së ku pritet të diskutohet edhe vendimi për fillim e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Evropian deri më tani nuk ka arritur kompromis në lidhje me këtë çështje, kundërshtimi kryesor vjen nga Franca e cila konsideron që së pari duhet të reformohet procesi i bisedimeve me shtetet kandidate para marrjes së një vendimi. Pjesa më e madhe e shteteve anëtarë të BE-së konsiderojnë se Maqedonia e Veriut duhet të merr datë dhe kështu të ruhet edhe kredibiliteti i BE-së. Ndërsa për Shqipërinë presidentit francez Emanuel Makron…
6 lindje kanë qenë dje më 16 tetor 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindje kanë normale dhe 3 me prerje cezariane. Sa i përket gjinisë 3 foshnje janë të gjinisë mashkullore e 3 të gjinisë femërore.251 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit. 27 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. Analiza kanë kryer 269 pacientë që në total kanë kryer 4.091 analiza. 14 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit.
Hetimet për zarfet me vota të ardhura nga Serbia, ku pas hapjes së tyre u helmuan 29 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ende po vazhdojnë.Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se rezultatet e deritanishme, jo zyrtare të pranuara gojarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, tregojnë se janë gjetur dy lloje të elementeve të mundshme. “Elementi që vet letra e përmban e që nuk ka rrezik dhe një lloj elementi tjetër që gjendet në sprej për pastrim të zyrave ose për spërkatjet e pemëve e që nuk ka rrezik për jetën”, kanë thënë burimet brenda policisë…
Ish zyrtari i lartë i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore (Sluzba Drzavne Bezbednosti), Vlado Dragicevic, kështu deklaroi sot para gjykatës në Hagë, për ish kreun e dikurshëm të atij shërbimi, Jovica Stanisic”Mund të betohem se as unë, e as Stanisic nuk ishim agjentë të CIA’s” tha Dragisevic si dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin e Stanisic dhe bashkëpunëtorit të tij Frank Simatovic-Frenki, të akuzuar për krime lufte ndaj popullatës jo serbe në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë gjatë periudhës 1991-1995. Avokati mbrojtës i Stanisicit, Ian Edwards, më parë e kishte pyetur dëshmitarin “A keni qenë ju ndonjëherë agjentë të CIA?”, duke aluduar…
Asnjë produkt kosovar nuk është eksportuar në Serbi për dy muaj. Nga rreth 60 milionë euro sa Kosova ka eksportuar në vende të ndryshme gjatë gushtit e shtatorit të këtij viti asnjë nuk ka shkuar për shtetin fqinj, Serbinë.Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuar në web faqen e Doganës së Kosovës. Aty thuhet gjithashtu se gjatë gushtit dhe shtatorit të 2019-ës Kosova ka eksportuar produkte në vlerë saktësisht 59 milionë e 387 mijë e 738 euro në rreth 60 shtete të botës. Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi ka thënë se Serbia që nga paslufta ka përdorur…
Alsat 2019-10-17T08:43:34+02:00 Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski do ta prezentojë Regjistrin qendror të popullsisë që sot do të lëshohet në përdorim. Regjistri qendror i popullsisë e paraqet bazën mujore në të cilën do të ruhen të dhëna reale lidhur me popullsinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të dhënat në bazë do të merren prej më shumë institucioneve – MPB, Ministria e Drejtësisë – Drejtoria për Udhëheqjen e Librave amëz dhe Regjistri qendror. Me Regjistrin qendror të popullsisë përcaktohet mënyrë e unifikuar dhe e vetme e vendosjes së bazave të të dhënave në bazë të standardeve dhe…
Alsat 2019-10-17T08:41:12+02:00 Në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë, sot Komanda e Bashkuar Operative (KBO), me solemnitet ushtarak do ta shënojë ditën e njësitit. Është paralajmëruar prania e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandantit suprem të forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefit të Shtatmadhorisë së Armatës, Gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, gjeneralët e Armatës, ish-komandantë të kësaj komande, përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, ish-komandantë të KBO-së, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, atashe ushtarakë të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mysafirë të tjerë. Me rastin e Ditës së njësitit para të pranishmëve…
Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’, Marko Djuric, priti në takim Drejtoren e Departamentit për Europën juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Suzanne Schitz, me të cilën bisedoi për ngjarjet në Kosovë në rrafshine sigurisë dhe politikës. Si zakonisht pati shumë ankesaDjuric tha se Beogradi është i përcaktuar për vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zgjidhje paqësore për të gjitha mospajtimet në rajon. Djuric vazhdoi e fajësoi Prishtinën se po vepron në drejtim të destablizimit të rajonit në vend se të drejtohet drejt stabilizimit të rrethanave, thuhet në komunikatën e zyrës për Kosovë të…
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 6 tetorit po arrin drejt fundit. Tashmë kur kanë kaluar 10 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve kanë mbetur po numëruar edhe rreth 26 mijë vota.KQZ, gjatë ditës së sotme do të numërojë 24 mijë votat me kusht dhe rreth 2 mijë vota të personave me nevoja të veçanta. Këto vota do të numërohen pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës. Ndërkohë që sot në orën 09:30 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës ku pritet të vendoset rreth kërkesës së Qendrës së Numërimit të Rezultateve për rinumërim të votave në…
Në bazë të rezultateve aktuale, Koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur ende ta kalojë pragun zgjedhor.Ky subjekt politik ka mbetur jashtë Kuvendit në bazë të statistikave pas përfundimit të numërimit të votave nga mërgata. Ndërkohë një shansë tjetër për këtë koalicion është numërimi i votave me 24 mijë vota, dhe ato të personave me nevoja të veçanta, rreth 2 mijë. Këto vota do të numërohen gjatë ditës së sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të vendosur rreth rekomandimit të Qendrës për Numërimin e Rezultateve për rinumërim të disa vendvotimeve. Ndryshe sipas rezultatit të votave nga diaspora, numërimi…

