Jan Zon Van Dorsten është 25 vjeç. Ai shkoi në një kafene të zonës këtë të shtunë, porositi pesë birra dhe i tha të zotit se kishte nëntë vite që nuk dilte nga shtëpia.Policia tha se fëmijët dhe babai i tyre po mbaheshin në një fermë rreth 100 km larg Amsterdamit, në Holandë. Fëmijët u gjetën bashkë me babain në një dhomë të fshehur në qilarët e fermës. Policia zbuloi se djali i madh kishte dalë edhe më herët nga shtëpia, dhe kishte nisur të postonte sërish foto në Facebook, siç kishte bërë 9 vite më parë. Një burrë 58-vjeçar,…
Author: almakos
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.Është paralajmëruar që pas pak do të përditësohet numri përfundimtar i votave që subjektet politike kanë marrë nga diaspora. Kur ishin numëruar mbi 12 mijë vota rezultati ishte ky: Lëvizja Vetëvendosje ishte në epërsi me 6341 vota. LDK ndodhej e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja kishte 1928 vota. Koalicioni Nisma-AKR-PD kishte 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota. Ndërkohë tani pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht në mënyrë që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ndërkohë analisti Blerim Vela ka thënë…
Kisha e Kockave në qytetin Kutna Hora të Çekisë është kthyer në një vend të popullarizuar për të bërë foto.Vetëm 60 km larg Pragës, objekti i kultit, i njohur si “Kisha e Kockave”, tërheq vizitorë të panumërt për shkak të dekorimit të pazakontë. Kockat e rreth 60 mijë skeleteve që janë zbuluar në zonën pranë kishës janë përdorur për të dekoruar ndërtesën, kryesisht abazhurin e madh. 500 mijë veta hynë në kishë vetëm në vitin 2017, dhe numri pritet të rritet. Por shumë prej turistëve përpiqen t’i lëvizin kockat nga muret, t’i prekin, t’i puthin, t’u vendosin syza dielli e…
Nëntë liderët katalanas, të burgosur këtë javë për rolin e tyre në organizimin e referendumit të dështuar për pavarësi dy vite më parë, kanë apeluar që të ketë protesta paqësore pas dy netëve radhazi të protestave të dhunshme.Kjo thirrje e tyre vjen pasi që qeveria spanjolle paralajmëroi se protestat e dhunshme do të shtypen. Këto ditë ka pasur shumë arrestime si pasojë e kësaj. “Mbështesim mobilizmin e marshimeve masive dhe paqësore”, ka shkruar ish zëvendëspresidenti Oriol Junqueras së bashku me dy liderët me ndikim të referendumit, Jordi Sanchez dhe Jordi Cuixart. “Dhuna nuk na përfaqëson neve”, shtojnë ata. Protestat e…
Thuajse ka përfunduar numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.Nga 13 mijë e 491 vota sa do të numërohen gjithsej,, tani janë numëruar mbi 12 mijë. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij me 6341 vota. LDK ndodhet e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja ka 1928 vota. Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.Konjufca ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për mundësinë që në bisedimet për koalicion të mos arrihet një marrëveshje me LDK’në. “Ne do mundohemi me çdo kusht që të arrijmë një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Mosmarrëveshja me LDK’në na dërgon në zgjedhje të reja”, ka thënë Konjufca duke treguar se nuk do të pranojnë koalicion me ndonjë parti tjetër. Tutje ai ka shtuar se qeverisja e Vetëvendosjes do të ketë prioritet shkatërrimin e monopoleve. “Shkatërrimi i monopoleve do të…
NASA prezantoi kostumet e reja hapësinore që astronautët do të veshin gjatë misioneve të ardhshme në Hënë. Ato janë ende në fazën e testimit, por teknikët sigurojnë se do të jenë gati për vitin 2024.Kjo gjeneratë e re e kostumeve xEmu tashmë është testuar nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. “ Tutat hapësinore” do të jenë të madhësive e prerjeve të ndryshme për burrat dhe gratë, në mënyrë që të përshtaten me forma e tyre të trupit. Kostumet janë konceptuar për të jetuar dhe punuar në Hënë, e ndryshe nga versionet e mëparshme, ato mundësojnë më shumë lëvizje dhe përkulje të…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka bërë presion ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përmes rrjeteve sociale, që t’i përgjigjen pse pranuar të fotografohen në selinë e Vetëvendosjes ku qendron flamuri i Shqipërisë. Vuçiq e ka marrë një përgjigje të qartë nga Ambasada.Vuçiq thotë se e ka kuptuar përsosshmërisht përgjigjen nga ambasada britanike në Kosovë rreth fotografisë me Kurtin dhe flamurin kuq e zi në zyren e tij, shkruan Gazeta Express. “Falëmnderit për përgjigjen e qartë Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë. Të gjithë e kuptuam persoshmërisht”, ka thënë Vuçiqi pasi e mori përgjigjen. Ambasada orë më parë…
Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi të mërkurën sfiduesit e tij demokratë pas debatit të tyre të fundit, duke i quajtur ata “kllounë” të cilët do të dëmtonin rëndë ekonominë.“Sikurse dhe ju mendoni asnjë nga kandidatët demokratë që pamë dje nuk do të bëhej President i Shteteve të Bashkuara“, shkruante zoti Trump në Twitter pasi 12 pretendentë për të qenë kandidati zyrtar i demokratëve për garën presidenciale kaluan pjesën më të madhe të debatit tre-orësh mes tyre, duke sulmuar punën e zotit Trump. Ata bënë thirrje gjithashtu për ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e tij. “Tashmë ju e shihni se…
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka konfirmuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit.“Ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale, me ftesë zyrtare për shkak të pozicionit institucional që e ka. Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli në KTV. Ai u shpreh skeptik se Tahiri mund të jetë në cilësinë të dyshuarit. “S’mund të jetë i dyshuar. Gjykata Speciale është brenda sistemit tonë juridik. Ministri i Drejtësisë mund të jetë ftuar për çështje të qartësimit”, theksoi Veseli.
Koalicioni AKR-NISMA-PD llogaritin në votat e diasporësShpresat për ta kaluar pragun i kanë te votat Diasporës. Por rezultatet e këtij numërimi duket se nuk po e favorizojnë shumë koalicionin Nisma-AKR dhe PD të cilët janë afër për ta kaluar pragun prej 5 për qind, raporton T7. Përkundër kësaj nga ky koalicion janë të bindur që do ta kalojnë pragun. Fatmir Matoshi nga Aleanca Kosova e Re është i bindur që do ta arrijnë një gjë të tillë duke llogaritur në votat e mërgatës. Edhe kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani thotë që ky koalicion e ka kaluar pragun zgjedhor…
Alsat 2019-10-16T20:33:10+02:00 Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel u shpreh: “Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini, duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave”. Ndërsa Macron tha se përshëndet reformat e ndërmarra nga dy shtetet ballkanike, por theksoi gjithashtu se “do t’i përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme”. Macron tha se Ballkani është një rajon strategjik për Evropën, por fillimisht duhet të reformohet…

