Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin që në 530 vendvotime të ketë rinumërim të votave. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Gazeta Express ju sjell listën e plotë të vendvotimeve ku do të ketë rinumërimLiridonë Çeta Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar deri në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ’së. Derisa Burim Ahmetaj nga QNR-ja foli edhe për numërimin e votave të diasporës që…
Author: almakos
Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm kongresmeni i njohur amerikan, Elijah Cummings. 68- vjeçari ka vdekur në spitalin Johns Hopkins për shkak të disa ndërlikimeve shëndetësore që kishte orëve të fundit.Cummingsi është njohur si ligjvënësi më me peshë në Shtëpinë e Bardhë dhe ka qenë në media disa herë për shkak të komenteve të ashpra që kishte me presidentin Trump. Ishin të famshme deklaratat e presidentit ndaj kongresmenit Cummings, duke e cilësuar qarkun e tij në Baltimore, si vend i banuar me shumicë me ngjyrë, si “rrëmujën më të neveritshme dhe më irrituese”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit, shkruan Gazeta Express.“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dijmë cka ka përmenda, sot është doërzuar në prokrurorinë e shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hap dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala./Express/
Ka nisur këtë mesjavë ndërtimi i një stadiumi inovativ në Arabinë Saudite, një projekt ambicioz prej 15 mijë vendesh që si për ironi të fatit do të ketë premierën e tij me një ndeshje boksi dhe jo futbolli.Sauditët kanë vetëm 8 javë kohë për të përfunduar Diriah Arenën, vendin ku në fillim të Dhjetorit do të zhvillohet përballja emocionuese e peshave të rënda mes Entoni Xhoshua dhe Endi Ruiz Xhunior. Dy boksierët e njohur do të rivendosen në ring përballë njëri tjetrit në Arenën Saudite në 7 dhjetor, në një ndeshje të programuar në stil gladiatorësh. Pavarësisht se ka një…
ФОТО: Дојче Веле Alsat 2019-10-17T11:13:59+02:00 Kancelarja gjermane Angela Merkel sot paradite gjatë fjalimit të saj në parlamentin gjerman në Berlin, ka përsëritur qëndrimin se vendi i saj mbështet perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Kishte përpjekje që të binden vendet anëtare të BE-së të cilat edhe më tej kanë dilema. Ata vende dëshirojnë që procesin para-qasës ta bëjnë më transparent. Sido që të jetë, shanset për një vendim unanim në Samitin e BE-së i cili fillon sot pasdite, nuk janë të mira”, tha Merkel. Këshilli Evropian sot dhe nesër, mes tjerash do të debatoj rreth zgjerimit…
Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori, Fehmi Mehmeti gjatë pjesëmarrjes në takimet vjeshtore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore që po zhvillohen në Ëashington ka takuar përfaqësues të Thesarit Amerikan, të udhëhequr nga Ëilliam C. Thomas, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me treguesit e shëndetit financiar.Mehmeti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e madh që Thesari Amerikan ka dhënë për zhvillimin e kapaciteteve të BQK-së dhe për përkrahjen e vazhdueshme përmes asistencave teknike, si dhe përkrahjes në zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës. Ndërkaq, Thomas përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për…
Alsat 2019-10-17T10:52:26+02:00 Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. “Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE-ja të tregojë maturim politik dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve I kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli i Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund celjen e negocjatavë të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i Fajon. Tanja Fajon arriti ta…
Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland është një tjetër zyrtar amerikan që do të dëshmojë para komiteteve të Kongresit, për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse bisedimet mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy kanë qenë të rregullta, apo përbëjnë abuzim me pushtetin.Sondland dhe disa të dërguar tjerë, bashkë me avokatin personal të Trumpit, Rudy Giuliani, kanë qenë të përfshirë në bisedimet e zhvilluara më herët gjatë vitit, në të cilat liderëve politikë ukrainas u ofrohej një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, në këmbim të premtimeve nga Ukraina për të hetuar kundërshtarin politik të Trumpit, ish…
Alsat 2019-10-17T10:38:29+02:00 Seanca e sotme dëgjimore për rastin “Titanik” është anuluar për shkak të mungesës së prokurores Lile Stefanova. Stefanova kishte njoftuar Gjykatën se gjatë ditës së sotme ka takime me Misionin e Vlerësimit të BE-së në vend, që po shqyrton situatën në gjyqësor. Përveç Stefanovës, në Gjykatë nuk u paraqit edhe avokati i ish-kryeministrit, tashmë azilantit Nikolla Gruevski, i cili është në Budapest. Edhe ajo njoftoi se gjatë ditës së sotshme ka detyrime të tjera. Në “Titanik” për parregullsitë zgjedhore, përveç Gruevskit në mesin e të akuzuarve janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boskovski, Ilija…
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, nga mbledhja e sotme e këtij komisioni ka ftuar organet e sigurisë që të jenë të pranishme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.“Askush nuk i ndalon Prokurorinë dhe Policinë që të jenë nga të pranishme në QNR”, ka thënë Daka, njofton Klan Kosova. “Lirisht mund të qëndrojnë aty dhe t’i marrin provat me emra dhe numra të vendvotimeve ku ka ndodhur manipulime”. KQZ ka vendosur që 530 vendvotime t’i dërgojë në rinumërim.
Për shkak të manipulimeve të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike, Komisioni Qendror Zgjedhor në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR, mori vendim që në 530 vendvotime të rinumërohen votat.Ky vendim u mor sot në një konferencë për media të drejtuar nga Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së. Derisa Burim Ahmetaj nga QNR foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht. Sa i përket të gjetura nga raporti i auditimit, ai prezantoi pesë rekomandime, me…
Alsat 2019-10-17T10:02:07+02:00 Deputeti i VMRO-DPMNE-së njëherë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshovski pretendon se kryeministri Zoran Zaev muajt e fundit është përpjekur pa sukses të arrijë deri tek një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. “Zaev ka një këshilltar që prezantohet rrejshëm veten si “njeri me lidhje në zyrën e Makronit “. Më herët Zaev kishte një këshilltare tjetër, Ivana Jordanovska, e cila sot po shpërndan mesazhe vulgare për presidentit francez. Prandaj, le të pyesim veten pse kryeministri Zaev muajve të fundit nuk është nderuar të paktën me një ftesë për të vizituar Francën qoftë edhe në një…

