Alsat 2019-10-17T14:21:45+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski sot deklaroi se kreu shtetëror lobon deri në moment të fundit të marrë datë për negociata dhe formulim i cili do t’i vlerësojë përpjekjet e vendit gjatë periudhës së kaluar. Vendimi përfundimtar i BE-së do të duhej të dihej nesër pasdite, por edhe në rast të vendimit negativ, shefi i shtetit konsideron se eurointegrimi mbetet opsioni i vetë për Maqedoninë e Veriut. “Po bëhen përpjekje të fundit diplomatike nga ana jonë sepse puna nuk ka përfunduar. Sot fillon takimi i liderëve të BE-së që do të zgjasë edhe nesër. Zgjerimi është në rend dite nesër…
Author: almakos
INTERPOL ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e institucioneve të Republikës së Kosovës për shtyrje të kërkesës për anëtarësim deri në vitin tjetër. Si rrjedhojë çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk do të jetë pjesë e punimeve të Asamblesë së 88-të Gjenerale që po mbahet në Kili, që përmbyllen sot.Besnik VELIU Anëtarësimi në INTERPOL po duket një prag i pakapërcyeshëm për Kosovën. Për shkak të situatës politike në vend, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të fillimit të punës së Asamblesë Gjenerale të kësaj organizate, ka kërkuar që të shtyhet aplikimi i Kosovës për anëtarësim deri në…
Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-quo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri, raporton Gazeta Express.“Status-quo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme”, ka thënë Mandoloni. Tutje ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e gatshme që së bashku me Gjermaninë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfshihet në çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Mandoloni tutje ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ministria e…
Alsat 2019-10-17T13:52:17+02:00 Liderët e BE-së do të takohen në një samit dyditor Bruksel për të diskutuar mbi një zgjidhje të re mbi Brexit, hapjen e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, dhe situatën në Turqi.Samiti fillon me bisedimet e drejtuesve për Brexit. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryenegociatori Michel Barnier pritet të informojnë udhëheqësit për rishikimin e marrëveshjes për tërheqjen e Britanisë së Madhe dhe tekstin e deklaratës politike mbi marrëdhëniet e ardhshme BE-Londër. Gjatë darkës, udhëheqësit e BE-së do të trajtojnë politikën e zgjerimit, përkatësisht vendimin për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore…
Përmes një konference për media, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala tha se kanë marrë sot nga Instituti Zviceran ekspertizën për rastin e Astrit Deharit. Për përmbajtjen e saj u bë e ditur se ende nuk dihet, derisa, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi iu është drejtuar përmes një shtrese kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorisë në Prizren, shkruan Gazeta Express.Gashi ka kërkuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi një kopje të këtij raporti në gjuhën në të cilën është përpiluar. Aty tutje thuhet se avokati kishte marrë konfirmim nga Instituti se raporti është kryer në javën e kaluar,…
Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një fabrikë të peletit në Prizren, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore është kritike, shkruan ExpressRastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. “Me datë 16.10.2019 rreth orës 18:30 dyshohet se ka ndodhur incidenti ku një person është lënduar gjatë punimeve në një fabrikë të peletit në Prizren, fillimisht është dërguar në emergjencë në Prizren dhe pastaj në QKUK në Prishtinë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitë relevante së bashku me inspektorin e…
Media sociale kanë reaguar menjëherë pas publikimit të disa pamjeve ku shihet një përkthyese italiane në Shtëpinë e Bardhë.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për reagimin e një përkthyese italiane, gjatë një konference të presidentit amerikan, Donald Trump, bashkë me presidentin italian, Sergio Mattarella. Momenti kur përkthyesja ka reaguar në mënyrë të tillë ka qenë kur Trump ka thënë se SHBA ka një histori të përbashkët me Italinë që daton që nga Roma e lashtë. Ndërsa Trump po fliste, njerëzit ishin të shpejtë për të tërhequr vëmendjen ndaj ndryshimeve të fytyrës së përkthyeses italiane, ndërsa ajo ulej pas…
Alsat 2019-10-17T12:53:35+02:00 Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka vërtetuar axhendën e diskutimeve të Samitit dyditor në Bashkimin Evropian. Zgjerimi do të diskutohet gjatë darkës, pas diskutimeve për BREXIT, të cilat duhet të zhvillohen më shpejt se sa që pritej, pasi që Londra dhe Brukseli pak më pare arritën marrëveshje. Sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian I përfshirë në përgatitjen e samitit, Franca tani për tani nuk tregon shenja të fleksibilitetit, por se presidenti Donald Tusk është I vendosur që të tentoj të arrihet kompromis. Megjithatë sipas zyrtarit të lartë të BE-së, rreziku që të mos vije…
Alsat 2019-10-17T12:50:34+02:00 Bashkimi Evropian tani duhet të ndërmarrë hapin vendimtar dhe të marrë vendimin për fillimin e negociatave për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky do të jetë një mesazh i fortë për vendet e tjera të rajonit që marrjen e vendimeve të vështira dhe të përgjegjshme si dhe proceset e thella të reformës është një investim për një të ardhme më të mirë, është pozicioni i përbashkët i takimit të sotëm të Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian, France Timmermans. Kryeministri Zaev, në këtë takim në të cilën…
Nuk ka mik më besnik se sa një libër. Andaj edhe leximi i një libri është një magji në vete. Edhe te fëmijët leximi i një libri nxitë kreativitetin, imagjinatën dhe lundrimin nëpër magjitë e fshehta të botës.Librat mbi të gjitha i bëjnë fëmijët të qeshin dhe i bëjnë të ndihen të veçantë, shkruan Gazeta Express. Por sa realisht lexojnë fëmijët? Sipas sociologes Valbardha Buza nuk ka statistika të sakta të lexueshmërisë në vendin tonë. Materialin e plotë nga #gjesi në T7 e gjeni më poshtë: [embedded content]
Alsat 2019-10-17T12:34:11+02:00 Kryeministrat e shteteve anëtare të Grupit të Vishegradit mbrëmë kanë kërkuar nga kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk të iniciojë fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë kohës së Samitit të BE-së që sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel. Në letrën deri te Tusku, kryeministrat e Polonisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë shprehin pakënaqësinë e tyre nga mossuksesi të arrihet konsensus për fillim të bisedimeve për anëtarësim të dy vendeve gjatë kohës së takimit të shefave të diplomacive të shteteve- anëtare të BE-së të martën. “Edhe krahas zhgënjimit nga Këshilli për punë të…
Nëna Terezë është emri i cili na përkujton ‘murgeshën e cila ndihmoi të varfrit’. Ka lindur në gusht, 1910, në Maqedoni e sotme , me emrin Agnes Gonxhe Bojaxhiu. Ajo ishte një mbrojtëse e madhe e paqes dhe njerëzimit, ku ishte e përkushtuar tërë jetën e saj në shërbim të të varfërve.40 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me origjinë shqiptare, Nënë Tereza, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Shën Tereza u largua nga shtëpia e saj në moshën 18 vjeçare dhe u bashkua me Motrat e Loretos në Dublin për t’u…

